• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për ata që fillojnë punë për herë të parë.. ja disa të vërteta që duhet të dini

by Java News
14/06/2016 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka disa gjëra që askush nuk do t’jua thotë, por që është e rëndësishme t’i dini përpara se të filloni punën tuaj të parë. Që nga zhgënjimet e deri te kënaqësitë, janë të pafundme ndjesitë që do të provoni kur të nisni punë për herë të parë…

Pasi mund të keni kaluar orë të tëra në internet, në kërkim të një pune e pasi keni dërguar me dhjetëra CV dhe keni bërë shumë intervista, më në fund ia keni dalë: ju kanë njoftuar se keni fituar dhe do të filloni punën e parë të jetës suaj. Emocione, ankth dhe pak frikë…të gjitha këto janë më se normale e sidomos në këtë rast, kur është përvoja juaj e parë në tregun e punës. E rëndësishme është që mos të pushtoheni nga paniku dhe aventurën tuaj të re ta filloni me shpirt të drejtë.

Mund të mos ndiheni rehat

Si fillim mund të mos ndiheni rehat. Ditët e para nuk do të mund të njihni asnjë dhe një përputhshmëri të plotë nuk do ta keni as me punën që do të bëni. Me shumë mundësi mund të ndiheni të paaftë dhe jo të gatshëm. E gjitha kjo mund t’i japë jetë një ndjesie paniku të përgjithshëm. Por jepini vetes kohë, do të shihni se, qysh javët e para do të ndiheni si në një ambient familjar.

Do t’ju duket sikur nuk kuptoni asgjë

Keni studiuar shumë në shkollë të mesme dhe në universitet, ishit të bindur se kuptonit gjithçka, por në momentin kur do të shkoni në punë do t’ju duket se të gjithë do t’ju flasin në një gjuhë të pakuptueshme. Por mendojeni pak: jeni vetëm në ditën tuaj të parë të punës, mos jini shumë kërkues ndaj vetes. Më mirë qëndroni të fokusuar, dëgjoni eprorin tuaj dhe me kalimin e kohës gjithçka do t’ju duket më e qartë.

Nuk do të keni një zyrë të gjithë tuajën

Kjo sepse tashmë zyrat e sotme janë thuajse të gjitha “hapësirë e gjerë” dhe sepse rrallë mund të keni një zyrë tuajën të gjithën për vete në ditën e parë të punës. Kjo nuk është ndonjë gjë e madhe, e rëndësishme është të keni një vend ku mund të punoni dhe të demonstroni se sa vleni. 

Puna e re nuk mund t’ju pëlqejë

Punën tuaj të re mund ta jetoni ndryshe nga ajo se si e kishit imagjinuar: ndoshta shumë të lodhshme ose të mërzitshme. Nuk duhet të jetë me çdo kusht puna e jetës suaj. Merreni si një mundësi për t’u futur në botën e punës dhe për të fituar përvojë.

Do të filloni të vlerësoni shumë fundjavën

Nëse do të keni një punë në zyrë, nga e hëna në të premte, do të filloni të vlerësoni shumë fundjavën ashtu siç nuk e keni vlerësuar kurrë më parë. Nëse aktiviteti juaj parashikon punën edhe të shtunën, ditën e pushimit do ta prisni me padurim. Pra, koha e lirë do të ketë një tjetër shije pasi të filloni punë.

Mund të bëni gjëra që nuk ju takojnë

Shefi mund t’ju kërkojë t’i bëni një kafe, ndërsa kolegu më i vjetër një pirg me fotokopje. Jini të durueshëm. Normalisht e gjitha kjo është çështje kohe.

Kolegu juaj mund të jetë antipatik

Nëse në klasë kishit të bënit me miqtë tuaj të zemrës, në zyrë nuk do të gjeni të njëjtën situatë, përkundrazi kolegu ose kolegia juaj mund t’ju duket antipatik/e. Mendoni se nuk do të kaloni të gjithë ditën me të dhe mbi të gjitha kijeni “vath në vesh”: raportet profesionale janë shumë të ndryshme nga ato që krijohen në shkollë apo në universitet. Nuk është e thënë t’u dukeni të gjithëve simpatikë, e rëndësishme është të bëni mirë punën tuaj.

Duhet të mësoni si të organizoni kohën

Nuk do të keni më pasdite të tëra vetëm për veten. Në punë mund të punoni me orë të zgjatura ose me turne, por kjo nuk do të thotë të stresoheni: organizojeni kohën tuaj me ndihmën e një axhende dhe do të shihni se do t’ia dilni, do të gjeni kohë për palestër, për të bërë pazare për të dalë me miqtë etj.

Do të provoni emocionin e rrogës së parë

Kur të merrni rrogën e parë, vetvetiu do të harroni të gjithë lodhjen e muajit dhe do të mbusheni me energji për 30 ditët e tjera në vazhdim.

Do të keni shumë për të mësuar

Një punë e re, si e bukur ashtu edhe e shëmtuar, ka gjithmonë diçka për t’ju mësuar. Ajo do t’ju rrisë, do t’ju lejojë të keni më shumë siguri në vete dhe nëpërmjet saj do të zbuloni aftësi të paditura ndaj vetes. Pra, ka ardhur momenti të rriteni!/ shqip/ a.k

Next Post

Ja bisha e BMW që do të rivalizojë Porsche 911 (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë, i sekuestrohen kokainë, armë dhe para

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë, i sekuestrohen kokainë, armë dhe para

November 7, 2026
Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

November 7, 2026
Krimi i rëndë në Itali/ Vrau nënën me thikë dhe u dorëzua në polici, gjykata lë në burg 21-vjeçarin shqiptar

Krimi i rëndë në Itali/ Vrau nënën me thikë dhe u dorëzua në polici, gjykata lë në burg 21-vjeçarin shqiptar

November 7, 2026
Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve

Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve

November 7, 2026
Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

November 7, 2026
Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

November 7, 2026
Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

November 7, 2026
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

November 7, 2026
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In