Në këtë prizëm, të bëhesh me drejtësinë është gjëja më e lehtë, por edhe më dembele për një politikan të ri. Qasja për të mbështetur drejtësinë duhet të jetë një qasje e gjithë klasës politike, duke mos e futur drejtësinë në kulisa politike dhe duke e lënë të bëjë punën e saj. Duke u ndarë në raport me drejtësinë – një palë duke sharë, tjetra duke e ndihmuar – e pastaj këta të rinjtë duke pritur që ajo të vrasë Berishën dhe Ramën që të fitojnë këta, e bën drejtësinë e re institucionin më të përdorur, madje më të keqpërdorur në vend.
Drejtësia e re duhet të jetë mbi palët dhe të çojë para ligjit gjithë ata që abuzojnë me të, por nuk është mekanizëm rrotacioni politik.
Një politikan i ri si Agroni e ka avantazh të qenit pro drejtësisë, meqë është i paprovuar në politikë, por kjo nuk duhet të jetë pro drejtësisë për këtë shkak, dhe aq më tepër të jetë me drejtësinë e re me shpresë se ajo do rrëzojë Edi Ramën.
Ky është një dëm që i bëhet drejtësisë së re, më i madh se akuzat që i bën Berisha dhe mërmëritjet e Edi Ramës kundër tyre, pasi nëse dy të parët flasin për probleme të drejtësisë me karriget e tyre politike, kjo qasje e Shehaj dhe ndonjë politikani tjetër të ri është më banale, pasi këta mendojnë se armiqtë duhet t’i vrasë drejtësia dhe këta të shkojnë me lugë në brez në pushtet.
Një pushtet i rrëzuar nga drejtësia nuk prodhon drejtësi dhe as politikë; prodhon kaos dhe një republikë të prokurorësh dhe maxhistratësh. Njeriu që përmbysi Republikën Italiane në fillim të viteve ’90, Antonio Di Pietro, përmes operacionit “Mani Pulite” dhe më vonë u bë edhe vetë politikan, sot ndihet njeriu i përbuzur në Itali dhe tani po kalon pleqërinë në një bujtinë, duke reflektuar si e bëri Italinë më të keqe, duke menduar se po vendoste drejtësi duke bërë politikë. Ai ishte dhe mbetet një njeri i ndershëm, por dëmi që bëri duke e kthyer drejtësinë në operacion ndëshkimor politik e mbajti të destabilizuar gjatë Italinë dhe nuk bëri dot një drejtësi më të mirë.
Ndaj kjo qasje e mbështetjes politike ndaj drejtësisë së re, me shpresë se rrotacioni do kryhet përmes drejtësisë, është një keqpërdorim i madh i drejtësisë.
Nëse rrotacioni në vend vjen nga fakti se Dumani apo Braho dhe shokët e tyre arrestojnë gjithë qeverinë dhe gjithë zyrtarët e lartë, në pushtet nuk vjen as opozita dhe as Agroni si duarfërkues i këtij operacioni. Në pushtet vijnë Altin Dumani dhe Klodian Braho, madje edhe mund të votohen në rast të ndonjë “revolucioni juridik”, meqë s’kemi emër tjetër si ta quajmë. Ata që rrëzohen nga drejtësia për arsye politike, kanë më shumë arsye politike se drejtësia të bëjë betejë me ta dhe t’ua shkatërrojë të ardhmen republikës.
Ndaj duhet ta mbajmë larg drejtësinë e re nga fryma e ndëshkimit dhe përdorimit të saj për rrotacion politik.
Politikanët e rinj janë fatlumë që janë të lirë të mbështesin drejtësinë e re, meqë janë një parti, një kryetar dhe nuk kanë kë të arrestojnë. Por që të marrin pushtetin duhet të bëjnë parti, pasi ata që rrëzohen nga drejtësia, nuk e shikojnë shpëtimin te ata që presin të vijnë në pushtet nga drejtësia. Kush fiton nga shpata, nga shpata vdes, dhe kush mendon se në pushtet shkon nga përmbysja e pushtetit përmes drejtësisë, ikën po prej saj. Pasi në pushtet pa sukses nuk janë politikanët, por prokurorët – nuk janë ata që marrin vota, por ata që shpërfillin ligjin, pasi janë të vetmit njerëz të paprekshëm të republikës. Dhe ne po e përjetojmë fazën e parë të këtij “revolucioni juridik”.
Së paku, Ilir Beqaj dhe Erion Veliaj i kërkojnë gjykatës: “Na jep kompjuter të lexojmë dosje, se na lejon ligji,” dhe gjykata thotë: “Nuk ua jap.” Çfarë është kjo? Republikë e ligjit? Si nuk i jep kompjuter të lexojë dosjen, pasi e ke dënuar, ndërkohë që ligji ia jep? Kush je ti që del mbi ligjin dhe për çfarë shteti ligjor flet pastaj? Në këtë fazë kemi hyrë. Prokurorët nuk pyesin më për prova, gjykata nuk pyet më për ligjin, dhe të gjithë ata që duan të marrin pushtetin shpresojnë se pasi kjo kastë prokurorësh dhe gjyqtarësh të shtrijnë për tokë qeverinë, do t’u thonë këtyre: “Bujrum, tani merreni ju.” Nuk ka për të ndodhur. E duan për vete. Ose minimumi: për të vënë nën vete këdo që të jetë në pushtet.












Kjo sjellje e prokurorise dhe gjykates qe ne disa raste nuk zbatojne ligjin ,tregon se ILD nuk funksionon sic duhet ,per te zbatuar ligjin nga institucionet e drejtesise
Në rast se ky vënd degradon, dhe “kalon nën pushtetin spakist”, atehere me të drejtë, PS dhe Edi Rama – (pa harruar skuthin Fatmir Xhafa) duhet të nxirren jashtë ligji, si krijues të “Kuçedrës” SPAK.
Më pas, ky vënd të ribëhet nga e para, duke vendosur guvernator të përgjithshëm të plotfuqishëm, duke nxjerrë jashtë ligji çdo parti për një periudhë minimumi 10 vjet, me një pushtet të kontrolluar nga lart poshtë në mënyrë të rreptë e ligjzbatueshmeri të lartë, duke rivendosur denimin me vdekje, dhe shtetëzim të të gjitha aseteve të tundshme e të patundeshme, brenda e jashtë shtetit, të krimit dhe të të korruptuarve.
Në se nuk bëhet kështu, mut e më mut do të shkojë kjo punë, për këtë vënd.