• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Për ata që e shohin Kallashin si një “copë mishi”

by
24/08/2015 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shqipe Gjocaj/

Donjeta Kasumi (aka Kallashi) është produkt i një realiteti injorant dhe të dhunshëm. Ajo, bashkë me shoqet e veta, shfrytëzohen dhe keqpërdoren në klubin e natës Kobra City, një vend ku një grup burrash depresiv dhe pa dinjitet nxjerrin kënaqësi duke i parë vajzat dhe gratë duke “vallëzuar”.

Pavarësisht se ajo e ka zgjedhur vetë “profesionin” e saj si argëtuese e burrave të tillë, harrohet se ajo me gjasë është e rrezikuar nga pronarët e lokalit, por edhe nga vizitorët e tij, sepse nuk konsiderohet si asgjë tjetër përveçse si “copë mishi”. Për më tepër, Kallashi nuk është me e vjetër se 22 vjeç dhe duket sikur është në të tridhjetat. Kjo tregon se sa shumë mund të jetë duke e shijuar ajo profesionin të cilin e ka zgjedhur “vetë”.

Është e çuditshme se si për mediat tona, arrestimi i fundit Kallashit përbën fokus të një lajmi, por jo edhe fakti se është bastisur një lokal nate ku janë gjetur armë dhe drogë. Bëhet fjalë për një lokal i cili, siç na bën të besojnë edhe bastisja e policisë, me gjasë menaxhohet nga njerëz të dhunshëm dhe i cili bën para dhe emër nga shfrytëzimi i grave.

Me sa duket për këtë shoqëri është më e lehtë që të merret me Kallashin dhe me “asetet e saja”, sesa me kriminelët e dyshuar të lokalit, apo me ata zyrtarë institucionesh që janë të lidhur me krimin, në mesin e të cilëve, ashtu si në rastin e Suharekës, shpesh po na qëllojnë pikërisht njerëzit që më së shumti po na predikojnë moral. Kurse juve analistëve e gazetarëve të tjerë të shquar, nuk ju bën aspak më të mirë e gjithë kjo simbolikë misogjene të cilën po e përdorni gjatë talljes me lajmin dhe me ngjarjen. Trajtimi që po i bëni çështjes është treguesi më i mirë i mishërimit tuaj me mjedisin seksist dhe shtypës ndaj grave.

Kallashi

Next Post

Azilkërkuesit, Berisha: Rama vrasës! Shqipërisë do i kthehen vizat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

February 13, 2026
LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

Projekti që lidh Shqipërinë me Kosovën/ Albin Kurti: Këtë mandat nisim hekurudhën Gjakovë-Shkodër

February 13, 2026
“Ju kam kritikuar, por…”, Sula-Ramës: Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë

“Ju kam kritikuar, por…”, Sula-Ramës: Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë

February 13, 2026
Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

February 13, 2026
Një jetë në shërbim të njeriut dhe dijes! Në kujtim të Doktor Profesor Titi Tamburit (1944–2026)

Një jetë në shërbim të njeriut dhe dijes! Në kujtim të Doktor Profesor Titi Tamburit (1944–2026)

February 13, 2026
Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t! Kush e zë vendin e saj

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t! Kush e zë vendin e saj

February 13, 2026
Vonesat në gjyqe/ Strasburgu qorton Shqipërinë: Zvarritja e proceseve po dëmton qytetarët shqiptarë

Vonesat në gjyqe/ Strasburgu qorton Shqipërinë: Zvarritja e proceseve po dëmton qytetarët shqiptarë

February 13, 2026
Shkrirja e Gjykatave, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve

Shkrirja e Gjykatave, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve

February 13, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Nis konferenca e Sigurisë në Mynih, Marco Rubio: Bota po ndryshon shumë shpejt!

February 13, 2026
Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In