• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për ata (pedagogë), që kërkojnë rritje page, dhe “kutia e biskotave”…

by Artur Ajazi
05/10/2022 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Një kastë pedagogësh nga universitete të ndryshme të vendit, janë mbledhur dhe kërkojnë, por dhe kërcënojnë me greva dhe protesta, në rast se Edi Rama nuk u rrit pagat. Asgjë të keqe nuk ka të kërkosh nga qeveria rritje page, kushte të mira pune dhe jetese, asgjë të keqe nuk ka, ti kërkosh qeverisë para më shumë për kërkime shkencore, laboratorë, pajisje dhe logjistikë moderne universitare.

Por e keqja qëndron në faktin se, e meritojnë vërtetë plotësimin e kërkesave një pjesë e këtyre pedagogëve, e meritojnë vërtetë plotësimin e kërkesave një pjesë e atyre që kanë blerë doktoraturat, që kanë mbaruar me mesataren 6 apo 7, duke e blerë vendin e punës, e meritojnë vërtetë plotësimin e kërkesave, kur një pjesë e tyre akuzohen nga studentët si të korruptuar apo dhe afera të tjera më banale ? Eshtë fakt se, universitetet tona publike, kanë nevojë urgjente për reformim rradikal. Kanë nevojë për Vetting, pasi duhet të  verifikohen një nga një, ata që fatalisht sot janë pedagogë apo dhe dekanë, dhe që nxjerrin nga auditoret “gdhë” dhe jo studentë të pergatitur. Eshtë fakt se, një pjesë e tyre, me eksperiencë të gjatë në mësimdhënie, kanë studiuar, kërkuar, botuar dhe kontribuar në procesin e vështirë të normalizimit të jetës universitare.

Ka prej tyre që janë doktoruar në Tiranë, Paris, Romë, Berlin, etj, ashtu siç ka prej tyre që doktoraturat si kriter bazë për tu punësuar në universitet, e kanë blerë në Strugë, Tetovë, Sofie, Shkup, apo Plovdiv, në rrugë të dyshimta.  Sot në universitet publike, ne kemi ajkën e profesoratit, që nuk proteston por punon, që nuk kërkon “rritje page”, por merren me kërkime shkencore individualisht dhe nuk qahen se “nuk kemi para nga qeveria”. Ashtu siç kemi një pjesë dërrmuese, që kanë dosje penale në organet e drejtësisë, që janë kapur me para studentësh, janë arrestuar në flagrancë, janë telendisur para profesoratit, dhe sot janë rikthyer sikur të mos u kishte ndodhur gjë fare.

Figura e pedagogut, duhet të jetë fytyra e universitetit. Nuk duhet të harrojmë se, rekrutimi i pedagogëve në universitetet tona publike (apo dhe private) ka qenë një zinxhir i gjatë korrupsioni. Deri në 30 mijë euro ka vajtur punësimi si pedagog në universitete tona publike deri para disa vitesh. Dhe kuptohet, si mund të jetë një pedagog që ble vendin e punës, se si mund të jetë ai i  aftë për të shpjeguar dhe menaxhuar auditoret dhe vlerësimin e studentëve. Në prokuroritë e rretheve ku ka universitete publike, do të gjesh qindra dosje penale për pedagogët e akuzuar për korrupsion apo abuzim me studentet. Si mund ti besosh një pedagogu, që është arrestuar për rryshfet, për ngacmime seksuale ndaj studenteve, që është hetuar e gjykuar, dhe rikthyer sërish në detyrë ?  Dhe ka prej tyre që dalin me flamuj në protesta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama. Një kuti me biskota  mbushur me lekë studentësh, ju gjet nga policia e Elbasani pak vite më parë një ish-pedagogu (sot në pension) i cili kishte vite që nuk ndalej në babëzinë e tij.

Me para studentësh bleu apartament në Tiranë, Golem, dhe shkolloi fëmijët jashtë vendit. Kutia e biskotave e mbushur me para, u bë temë diskutimi  dhe legjendë në rrethet studentore, të cilët pas hetimeve deklaronin se “150 euro e lart pranonte profesori, ndryshe nuk merrje provimin”. Dhe kutia mbushej e mbushej çdo sezon provimesh, duke zbrazur xhepat e studentëve, duke i vlerësuar ata me nota të pamerituara, dhe duke nxjerrë në jetë “gdhë” dhe  jo kuadro të pergatitur të së ardhmes.

Ndaj, protesta e tyre për “rritje page, kushte më të mira pune dhe jetese” mbetet farsë, mbetet me prapavijë politike të pastër. I habitshëm është fakti se, në protestë nuk shikon asnjë Profesor, Doktor, apo Kërkues Shkencor, pasi ata janë të impenjuar me punën, misionin e tyre, duke mos rënë në kurthin e politikës.  Dhe pikërisht kjo kastë elitare, meriton rritje të vërtetë page dhe vlerësim maksimal nga qeveria, pjesa tjetër  ti bashkohet liderit shpirtëror, (njeriut që i shkatërroi universitetet) dhe të presë kur ai të “rikthehet në pushtet”, për t’ju plotësuar kushtet e vëna.

Next Post
Rama u përgjigjet pedagogëve që kanë dalë në protestë: Të mërkurën do ju rrisim pagat me 7%!

Rama u përgjigjet pedagogëve që kanë dalë në protestë: Të mërkurën do ju rrisim pagat me 7%!

Comments 2

  1. Leka says:
    3 years ago

    Vetingu i pedagogeve ne universitete esgte imperativ e kohes ,se ka te bej me te ardhmen e vendit

    Reply
  2. Arber Zili says:
    3 years ago

    E lexova me vëmëndje dhe me kuriziotet artikullin e një pseudogazetari që shkruante për kërkesën e pedagogëve për rritje rroge. Të them të drejtën kur e lexova artikullin më la një shije të keqe nga mënyra e të shkruarit sepse nuk dukej si gjuha e një gazetari por si gjuha e një patronazhisti apo një persoini që shkruan fjalimet e qeveritarëve. Gjithsesi le ti marrim argumentat e shprehuar nga ky pseudogazetar që ne pedagogët nuk e meritojmë rritjen e rrogës: Së pari thuhej që kishte pedagogë që kishin marrë doktoraturat pa meritë dhe me mesatare 6 apo shtatë. Po kjo mund të jetë e saktë për disa syresh pork jo nuk do të thotë që të gjithë e kanë marrë ashtu. Sa për dijeno Z. Pseudogazetar për tu pranuar në doktoraturë ka një kriter mesatareje qëështë mbi 8.5 e mesatares së universitetit dhe mbi 9 e profilit ku do të kryesh doktoraturën. Gjithsesi ne kemi dhe shumë ministra, mjeke, juristë, gazetarë e fuksionarë të tjerë të lartë që e kanë marrë doktoraturën po ashtu po ata vallë e meritojnë rritjen e rrogës? Pika e dytë ishte për marrjen e doktoraturave jashtë shtetit në universitete “të dyshimta” sipas këtij pseudogazetari do të thgoja që të gjitha doktoraturat e fituara jashtë shtetit dërgohen për njohje në Ministrinë e Arsimit dhe asnjë pedagogu nuk I njihet doktoratura pa u bërë kjo njohje nga kjo ministri. Pra a është dhe ministria bashkëfajtore në këtë “mëkat” kaq të madh? Së treti flisje për korrupsionin e pedagogëve që në vënd të merren me punë shkencore merren me korrupsion. E drejtë Z. Pseudogazetar që ky është një fenomen por që nuk është vetëm tek pedagogët por është dhe tek mësuesit (përfshirë dhe gruan tënde Z. Pseudogazetar që bën kurse Frengjishtjeje për të plotësuar rrogën e që nuk paguan asnjë taksë për këtë). Por para se të flasësh e të përgojosh pedagogët duhet të pyesësh gruan tënde që ka punuar si pedagoge e jashtme sa janë rrogat e pedagogëve dhe a janë mjaftueshëm për të jetuar. Me këtë nuk dua në asnjë mënyrë të justifikoj korrupsionin por desha ti kujtoj këti Pseudogazetari se sa I është rritur rroga bashkëshortes së tij këto 10 vitet e fundit? Sa për pedagogët po jua them une Z. Pseudogazetar 1400 leke të reja (kaq eshte rritja e rroges sime). Po e njejta gje është edhe për akuzat me abuzimet seksuale apo dhe për përrallat legjendare për kutitë e biskotave. Të lutem kurseji predikimet Z. Pseudogazetar se në këtë realitet Shqiptar mos mendo që ju jeni më I mirë. Para se të gjykosh të tjerët do të kërkoja ta nisje nga vetja. Dhe them ta nisje me gjera shumë të thjeshta. Së pari duke filluar që nesër mos e parko makinën tënde në vënde ku nuk lejohet parkimi dhe duke abuzuar me atë tabelën Press që ke vënë tek xhami intimidon Policinë të kryejë detyrën e të vërë gjobë edhe ty si gjithë qytetarëve të tjerë që parkojnë në vënde jo të lejuara. Së dyti do të kërkoja që të reflektoje dhe të pyesje veten A ke kërkuar ndonjeherë ndonjë favorizim apo notë më të lartë për tët bir/bije/moter/vella/kusheri/komshi? E së treti a ka qenë e drejtë gjithmonë bashkëshortja jote familjaret e tu arsimtare duke mos bërë asnjë shkelje apo favorizim të nxënësve apo studentëve që kane patur. Është shume e thjeshtë të gjykosh të tjerët Z. Pseudogazetar por ky gjykim duhet të nisë nga vetja. Edhe kështu do të vazhdoja edhe shumë e shumë faqe e argumenta të tjera por besoj se janë mjaftueshëm për të kuptuar se kush shkruan për çfarë.

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In