• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për Adem Demaçin, Titon dhe Isa Mustafën

by Enver Robelli
29/07/2018 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Në varrimin e Josip Broz Titos kanë marrë pjesë 4 Mbretër, 5 princër, 31 presidentë, 22 kryeministra, 47 ministra të jashtëm, 6 kryetarë parlamenti. Në varrim kanë qenë të përfaqësuar 127 vende të botës. Kancelari gjerman Helmut Schmidt, edhe vetë pjesëmarrës në varrim, si me ironi kishte thënë: «Një këso ceremonie mortore do të duhej të organizohej çdo vit».

Ceremonia konsiderohet si më e madhja e shekullit XX. I pranishëm ishte edhe lideri i atëhershëm sovjetik, Leonid Iliq Brezhnjev. Delegacionit amerikan i ka prirë nënpresidenti amerikan Walter Mondale. Presidenti Jimmy Carter dërgoi nënën e tij si anëtare të delegacionit. Jugosllavët u hidhëruan për shkak se nuk erdhi vetë Carteri. Amerikanët u shqetësuan. Dhe çfarë ndodhi?

Goran Miliqi, një gazetar i ri kroat, i cili sapo kishte shkuar në New York si korrespondent i televizionit të Beogradit, një ditë mori një thirrje telefonike nga Shtëpia e Bardhë. Zyrtari i tha Miliqit se presidenti Carter dëshironte t’i jepte intervistë televizionit jugosllav. Kështu ishte reputacioni i Jugosllavisë në atë kohë: presidenti amerikan e thirrte një gazetar kroat për t’i dhënë intervistë.

Homazhe Josip Broz Titos i ka bërë gjithë Jugosllavia. Nga Jesenica e Sllovenisë në Gjevgjeli të Maqedonisë. Shumë njerëz kanë qarë me lot, pa shtirje. Rexhep Qosja ka shkruar një tekst me plot lavdërime për Titon me rastin e vdekjes së tij. Kjo nuk e zbeh fare veprën letrare e shkencore të Qosjes. Ka pasur shkrimtarë kosovarë që shkruanin poezi në stilin: tani, pas vdekjes së Titos, po qajnë edhe makinat e shtypit të Shtypshkronjës «Rilindja».

Homazhe Josip Broz Titos i ka bërë edhe Kosova: në çdo shkollë, fillore e të mesme, në Universitetin e Prishtinës, në fabrika, kombinate, ferma e pulari, në komitete lokale e rajonale të Lidhjes së Komunistëve, kudo. Shumica e kanë përkujtuar Titon me vullnet, të tjerët janë shtirur. Por, të gjithë, në Kosovë e gjetiu në Jugosllavi, pas vdekjes së Titos, janë shqetësuar për të ardhmen e shtetit, sepse e parandjenin se ekzistonte rreziku i një tragjedie.

Tito kishte arritur që me krahun slloven dhe kroat Jugosllavinë ta shndërrojë nga një diktaturë në autokraci bukur liberale. Rrëzimin e Aleksandër Rankoviqit nga pushteti nuk ia falin kurrë nacionalistët serbë. Më 1966, kur u rrëzua Rankoviqi, në Kosovë u festua. Njerëzit futeshin në ëmbëltore, hanin një akullore dhe shkatërronin fotografinë e Rankoviqit, e cila deri atëherë qëndronte pranë asaj të Titos. (Kështu e shpjegojnë historinë e atëhershme ata që e kanë parë e përjetuar).

Jo rastësisht Adem Demaçi pas vizitës së parë në Shqipëri në vitin 1991, sipas Zenun Çelajt, tha: «Më mirë që nuk e kemi ditur çfarë ishte Enveri, as sistemi që e drejtonte. Po të ishte ndryshe, do të mund t’i donim më shumë këta fqinjët, të cilët duan kokat dhe tokën tonë, si përherë».

Në homazhet për Titon ka marrë pjesë edhe Isa Mustafa, atëherë një funksionar krejtësisht minor i Lidhjes së Komunistëve. Për arsye të politikës ditore kjo pjesëmarrje atij tani i përmendet si gjoja dëshmi se ka qenë shërbëtor i sistemit – dhe atë shërbëtor në kuptimin negativ. Edhe sot këtë pjesë të biografisë së tij e kishte përmendur portali Insajderi, i cili, në të vërtetë, deri më tani nuk është shquar për popullizëm gazetaresk.

Isa Mustafa ka qenë funksionar në administratën e Kosovës komuniste, kur Kosova ishte pjesë e Jugosllavisë. Ka qenë profesor universiteti, ekonomist që është marrë me planifikim të zhvillimit ekonimik në një institut jo aq të rëndësishëm. Nuk ka qenë pjesë e aparatit represiv. Pikërisht hyrja në sistem e profesionistëve të rinj si Isa Mustafa dhe shumë e shumë të tjerë ka bërë që të bie ndikimi i eksponentëve serbë në Kosovë, të cilët dominonin jetën publike. Në atë sistem kanë punuar si punëtorë, siç thuhej, shoqëroro-politikë, edhe figura si Fatmir Sejdiu, Muhamet Mustafa, Pajazit Nushi, pa i përmendur këtu figurat e tjera si Mahmut Bakalli, Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Asllan Fazlia, Ilaz Kurteshi, Rrezak Shala.

E dini kush ka qenë Rrezak Shala? Një prokuror që u ndëshkua përse kërkoi që Kosova të jetë republikë. Çfarë të bëjmë me gjithë këta njerëz? T’i varim në altarin e turpit? Jo, jo, këta kanë dhënë kontribut të madh që Kosova nga një provincë post-osmane të niset rrugës së modernizmit dhe emancipimit. Për aq sa ka qenë e mundshme brenda Jugosllavisë, brenda rrethanave të vështira. Por, edhe në ato rrethana: në vitet ’70 në Universitetin e Prishtinës ligjëronin dhjetëra profesorë nga Tirana, mes tyre edhe Eqrem Çabej. Qe, pra, bash këtij sistemi «jugosllav» i paskësh shërbyer edhe Isa Mustafa. Historia është e ndërlikuar.

Koça Popoviqi, ndoshta më i mençuri komunist serb pas vitit 1945, i diplomuar në Sorbonne në vitet ’30, duke paralajmëruar tragjedinë që i kërcënohej krejt Jugosllavisë nga politikanë primitivë si Sllobodan Millosheviqi, kishte thënë se gabimi më i madh i nacionalistëve serbë ishte se shqiptarët nuk dëshironin t’i shndërronin në shtetas të barabartë të Jugosllavisë, por në serbë. Kjo ishte e pamundur.

Edhe një detaj: pas luftës, kur Kosova u çlirua dhe kur u mor vendimi që Kosova të ketë edhe Gjykatë Kushtetuese, në konkurs mori pjesë edhe një jurist me përvojë i «epokës jugosllave». Një anëtar i komisionit e pyeti se çfarë kishte bërë në të kaluarën dhe kandidati u përgjigj: «Kam qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese». Pyetësi u habit, nuk e dinte se Kosova ka pasur Gjykatë Kushtetuese kur ishte njësi konstituive e Jugosllavisë.

A kanë bërë gabime komunistët kosovarë? Pa fund! Sidomos dënimet e studentëve pas demonstratave të vitit 1981 – një marrëzi kolosale. Një krim ishte mbajtja në burg e Adem Demaçit. Por, e vërteta historike është edhe kjo: komunistë e idealistë si Fadil Hoxha, Xhavit Nimani e Mahmut Bakalli duke e avancuar pozitën e Kosovës brenda Jugosllavisë, duke e larguar atë nga ndikimi serb, ndikuan që Kosova të fitojë subjektivitet pothuaj shtetëror. Kur Sllobodan Millosheviqi ia mori Kosovës këtë subjektivitet, këtë autonomi, rezistenca ishte e shumëfishtë – civile dhe e armatosur. Në fund Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në vendimin e saj iu referua pikërisht autonomisë së vitit 1974 për të legalizuar pavarësinë e Kosovës.

Në fund, kur nga historianët e paanshëm do të shkruhet historia e pavarësimit të Kosovës, një vend të rëndësishëm do ta kenë të gjithë – edhe Adem Demaçi me ithtarët e tij, edhe Ibrahim Rugova, por edhe partizani antifashist Fadil Hoxha. Gjithsesi edhe Xhavit Nimani. Ai që një ditë vendosi që Kosova nuk duhet vetëm të nxjerrë xehe për t’i dërguar gjetiu në Jugosllavi, por duhet të ketë industrinë e vet për përpunimin e metaleve. Kështu u hap fabrika e baterive në Gjilan dhe kështu një inxhinier i ri në vitet ’80 shkoi në Amerikë për t’u specializuar. Pas luftës ishte i afërt me PDK-në. Dhe kjo nuk është krim, së paku jo për aq sa ky njeri nuk është pjesë e strukturave të krimit e korrupsionit. Po ta kishte ndërtuar partinë me këso kuadrosh Hashim Thaçi, Kosova do t’i kishte punët më mirë.

Meqë jugosllavët ishin hidhëruar për shkak se presidenti amerikan Jimmy Carter nuk mori pjesë në varrimin e Titos, amerikanët u përmirësuan: pak javë pas varrimit erdhi për vizitë Carteri. Në darkën solemne ai tha se po vizitonte Jugosllavinë, një vend të madh («great country»), me të cilin Amerika ruante marrëdhenie speciale. Carter përkrahu pavarësinë e Jugosllavisë, integritetin territorial dhe shprehu respekt për pozicionin neutral të Jugosllavisë. Që nga atëherë shumë ujë rrodhi Danubit dhe Drinit teposhtë. Amerika e bombardoi Serbinë dhe Kosova u bë e pavarur. Në këtë të arritur historike kanë merita gati të gjithë liderët politikë të Kosovës.

 

Next Post
Në ditët e fundit të jetës përlot gazetarja e njohur: S’dua që im bir t’më harrojë!

Në ditët e fundit të jetës përlot gazetarja e njohur: S'dua që im bir t'më harrojë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In