• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për 21 Janarin dhe kinse protagonistët

by Ben Andoni
21/01/2021 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Tashmë, kur kanë kaluar plot 10 vjet, ka shumë të cilët po e bëjnë protagonistin në ngjarjet e 21 Janarit. E shëmtuar kur kujton se një pjesë e këtyre kompetentëve, që flasin kaq shumë, rrinin të fshehur ose e ndiqni nga sallat e bareve sipër dy Kullave. Bashkë me të gjithë shpurën e Partisë Socialiste, pjesa më e madhe e të cilëve e ka ndjekur të gjithë katrahurën nga Kullat, duke pritur të përfitonin. Një gjë të tillë do ta bënin vite më vonë zyrtarët e PD-së, por si gjithnjë në kurriz të njerëzve. Një mirënjohje asokohe u takon gazetarëve të terrenit dhe pak atyre që u munduan të kuptonin realisht shpirtin e turmës së papërmbajtur dhe të gjithë zhvillimet.

I gjeje të gjithë atë ditë: provokatorët, mes turmës, që kinse nuk u bënte dritë syri nga gurët që flakeshin nga Piramida në drejtim të kryeministrisë; pak politikanët e PS-së, si Saimir Tahiri që u mundua të frenonte turmën dhe Pjerin Ndreun, që na shpjegonte përmes krismave llojin e fishekëve të përdorur; protestuesve, që kërkonin drejtësi dhe sulmonin gjithçka; politikanët e PD-së dhe LSI-së, që atëditë ishin tretur dhe tashmë fshihen; protagonistët e Gardës që përcillnin çdo gjë dhe që qëlluan pastaj dhe zhgënjimin; ish-kryeministrin Berisha, që pohonte se kishte të dhëna për tritol, kallashnikov dhe çadra pistoletë, apo se nga ana e demonstruesve ishte hedhur tritol kundër forcave të rendit dhe gardës; Akuzat për ish- presidentin Topi; shefen e prokurorisë së përgjithshme, Rama që e dërrmuan me fyerje. Po zhgënjimin më të madh që ndjen kushdo kur vjen 21 Janari është kur dëgjon nga një variant të ri të situatës.

As para për të kaluar një ditë të vobektë, nuk kishte një nga viktimat, që atë ditë doli për të mos u kthyer më, sipas njerëzve të familjes. As një çikës drejtësi nuk pati për viktimat që tashmë janë shndërruar në Heronj nga kryeministri. Tashmë haku i tyre u transferua në vlerësime superiore por kurrë me ndëshkimet penale të duhura. Shoqëria dhe kinse protagonistët e asaj dite, me thëniet e këtyre ditëve, të shpjegojnë “më së miri” pse 21 Janari është arshivuar. Ashtu si 2 Prilli në Shkodër, ngjarjet e Vlorës, ato të Urës Vajgurore dhe shumë e shumë të tjera.

Për çdo 21 Janar, që shkon, ne kujtojmë pamundësinë që është në shoqërinë tonë për të ndëshkuar konform ligjit, e më shumë akoma shqetësimin e madh se koha do të fshijë gjithçka për të arkivuar pamundësi të tjera. “Kokëpalarët” e asaj dite, siç u shpreh asokohe presidenti i sotëm Ilir Meta (një nga shkaqet kryesore të asaj proteste), por edhe të sotmit presin të jetojnë në një shtet normal dhe të shpëtojnë veç padrejtësisë edhe nga kinse protagonistët, që kanë relativizuar gjithçka, qoftë edhe këtë ditë që shtroi udhën për Socialistët që të vinin në pushtet. Nëse do të ishte zbardhur atëherë si duhet, kushdo mund të shtonte një version, por t’i lemë të gjorët të prehen të qetë, bashkë me brengën e tyre, që nuk do ta marrim vesh as edhe njëherë. (Javanews)

Next Post

Shqipëria në 24 orët e fundit: 678 raste të reja, 457 të shëruar dhe 5 viktima nga Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

March 20, 2026
Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

March 20, 2026
Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

March 20, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

March 20, 2026

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In