• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për 21 janarin dhe Gërdecin, SPAK nuk ka bërë asgjë!

by Ylli Pata
26/02/2025 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Cila është axhenda e SPAK? Denoncimet u tha që në fillim, pra paditë që vijnë në këtë institucion. Në fakt SPAK ka qenë një institucion që është përmbytur nga paditë, por e ka filluar vetëm nga denoncnimet e opozitës. Ky është fakt.

SPAK në postën analoge dhe digjitale është përmbytur nga denocnimet e qytetarëve, por prioritetin e ka zgjedhur nga politika, E këtu nis e gjitha. Këtu nis edhe përgjegjësia që duhet të mbajë SPAK.

Në logjikë normale, edhe si pasojë e denoncimeve politike, SPAK duhet të kishtë një radhë, një rend të tmerreve më të mëdha. Kur ka prokurorë sot në SPAK që kanë qenë pjesëtar të hetimeve të këtyre tmerreve, bëhet fjalë për 21 janarin dhe Gërdecin.

Ka një aksiomë se SPAK vepron në bazë të denoncimeve, por denoncimet si për Gërdecit edhe për 21 janarin kanë qenë pa fund. Pse nuk janë hetuar?

SPAK ka marrë si prioritet denoncimet e opozitës. Sot me rastin Veliaj situata vjen si një zhvillim sfidues, kur mbrojtja politike e SPAK siç e tha vetë Edi Rama nuk do të ketë heshtje.

E meqë heshtja ra, cili ka qenë hetimi i SPAK për radhën e rëndë të abuzimit të pushtetit politik në Shqipëri? Mëqe ra fjala për modelet botërore, Al Kapone u hetua sepse kishte kapur të gjithë politikën dhe drejtësinë, ndaj qeveria e SHBA çoi një prokuror që ta hetojë e ta dërgojë para drejtësisë.

Për të dhënë një shembull se nuk ka të paprekshshëm. Kë të paprekshëm ka prekur SPAK? Sali Berishën! Po pse Sali Berisha sot e kësaj dite influencon politikën e SPAK, kur në realitet është i vetmi i pandehur?

Marrëdhënia e SPAK me Sali Berishën është sprova reale e atij institucioni. Sepse Berisha është njeriu që akuzohet për korrupsionin më të madh, është politikani që ka shantazhuar dhe çnderuar më shumë prokurorët e gjytarët e SPAK dhe GJKKO-së.

Dosja e SPAK për rastin Partizani është një zhvillim shumë i rëndësishëm ku tregon qartësisht se si një pronë shtetërore i është dhënë familjes së Berishës e nga ajo u ndërtuan 19 kulla. Të cilat u ndërtuan me para që nuk dihen nga ku u morën dhe fitimet ishin marramendëse.

Asnjë media televizive nuk e ka bërë të ditur dosjen Partizani, madje sapo e nisën u kërcënuan nga Sali Berisha. E sot ato media cfarë nuk thonë për Erion Veliajn, i cili nuk ka lidhje për një rast analog. Megjithatë, ka një rast në hetimet e pandëshkueshmërisë; pse nuk e nis SPAK me Gërdecin e 21 janarin?

Next Post
Gjin Gjoni, Arjan Ndoji dhe Xhemal Gjunkshi në primaret e Berishës/ deputei i PS: SPAK dhe KQZ duhet të veprojnë! Duam parlament të pastër

Gjin Gjoni, Arjan Ndoji dhe Xhemal Gjunkshi në primaret e Berishës/ deputei i PS: SPAK dhe KQZ duhet të veprojnë! Duam parlament të pastër

Comments 2

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Drejtësia, ka rradhë.
    Rradha 1, karrike 1 është 21 janari.
    Rradha 1, karrike 2 është Gërdeci.
    Çuditerisht, gjithë këto ditë, ju gazetaret që paguheni për këtë punë, u “hutuat” me çeshtjen “Erion Velia kunder SPAK”, dhe harruat 21 janarin dhe Gërdecin.
    Vetëm ne, “Komentuesit”, që jemi “opozitë e gazetarëve”, nuk rreshtëm së shkruajturi për 21 janarin dhe Gërdecin.
    Zoti Pata, me këtë artikull, keni korigjuar vetvehten, në lidhje me shkrimin e djeshëm.
    Kjo është reflektim dhe pozitivitet.
    Tashti deri sa të jepet drejtësi, nuk duhet të dalë nga vëmëndja 21 janari dhe Gërdeci.
    Tung.

    Reply
  2. Lili says:
    1 year ago

    Ke shumë të drejtë L.XH.,por më 21 janar Edi Rama na nxorri në demonstratë dhe Nala në baltë…iku e i’a mbathi kurse ne na la së dorë të armëve vrastare të kriminelit Berisha dhe Basha.Tibase nuk hëngre ndonjë dru ..por unë e di se si jam kthyer në shtëpi,me plagë në kokë dhe në mjekër se u përplasa përtokë…Më ka mbetur shenjë ky kujtim i hidhur…por Edin e bëmë Kryeministër dhe na e shpërbleu me qeverinë më të korruptuara dhe me pension qesharak ..me të cilin nuk jeton dot një qen dhe jo një njeri që ka punuar me nder tërë jetën në shërbim të Atdheut tonë të dashur… Mallkuar qofsha unë që të kam votuar more Tradhtar i kombit shqiptar

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In