• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pep Guardiola në Shqipëri? Sako: Trajnerë të famshëm do vijnë në Durrës! Projekti i rëndësishëm, s’ka lidhje me…!

by Java News
29/04/2023 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiakja aktuale e bashkisë së Durrësit që rikandidon sërish në zgjedhjet e 14 majit, Emiriana Sako shpreh krenari për nënshkrimin e marreveshjes me Manchester City për të ngritur një Akademi dhe Shkollë futbolli në qytetin bregdetar.

Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘N’Kohë’ me gazetarin Ermal Qori, Sako zbuloi se do të ketë trajnerë që do të vijnë nga Manchester City për të stërvitur fëmijët në Durrës.

“Jemi krenar që arritëm të finalizojmë një marrëveshje të rëndësishme për Durrësin. Do të shërbej jo vetëm për fëmijët e Durrësit, gjithë Shqipërisë por edhe jashtë territoreve tona. Kjo marrëveshje konsiston në ndërtimin e një shkolle futbolli dhe akademie elitare, ku do të trajnohen fëmijë nga grupmosha 5 deri në 18 vjec. Do të jetë me disa faza, pas shkollës do punohet për konceptin e Akademisë sepse do të kemi trajnerë të Manchester City, të cilët do të vijnë në Durrës për të trajnuar fëmijët”, tha Sako.

E pyetur për mundësinë e ardhjes të një trajneri me famë ndërkombëtare si Pep Guardiola, Sako qeshi por nuk zbuloi emrat që do të kemi në Shqipëri. Ndërkohë pohoi mundësinë e përfshirjes së talenteve të reja në skuadrat e famshme ndërkombëtare pasi të monitorohen nga akademia.

“Zhvilluam  takim me presidentin e Manchester-it dhe drejtuesin ekzekutiv, janë emra shumë  të rëndësishëm që kanë punuar jo vetëm në Britani, pasi këto shkolla janë ngritur në shumë vende të botës duke bërë të mundur pikasjen e talenteve të reja. Do të ketë monitorim të vazhdueshëm dhe përgatitje nga këta trajnerë të Manchesterit, shkolla do të jetë për të gjitha nivelet,  ndërsa akademia do të jetë për përzgjedhjen dhe futjen atje më të talentuarve”, tha Sako.

Sa i përket marrjes jetë në praktikë, Sako zbuloi se po punojnë me hartimin e planit.

“Kemi dy site ku do të zhvillohet projekti, do të shohim ku do të jetë më e  nevojshme, njëra mundësi është te lagjia e re e rindërtimit, ndërsa zona  tjetër është afër universitetit Aleksandër Moisiut në Durrës”, tha Sako.

Kryebashkiakja e Durrësit u shpreh se kjo marrëveshje aspak me fushatën zgjedhore, por e cilëson projekt të rëndësishëm.

“Politika ka në dorë të transformojë jetët e njerëzve dhe s’ka gjë të keqe nëse ia pranojmë politikës këtë meritë”, tha Sako./m.j

Next Post
“Litari” i sigurisë në Ukrainë/ Hekurudha që sfidoi rusët dhe shpëtoi më shumë se 4 milionë persona

"Litari" i sigurisë në Ukrainë/ Hekurudha që sfidoi rusët dhe shpëtoi më shumë se 4 milionë persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In