• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pentagoni shkarkon Sekretarin e Marinës, merr fund përplasja mes Trump dhe udhëheqjes ushtarake

by Java News
25/11/2019 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, ka shkarkuar drejtuesin e marinës ushtarake, duke i dhënë kështu fund një përplasjeje shokuese mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqjes së lartë ushtarake për fatin e një pjesëtari të forcave speciale të marinës (SEAL), i cili akuzohet për krime lufte në Irak.

Zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman, saktësoi se Sekretarit të Marinës iu kërkua paraprakisht dorëheqja nga Sekretari i Mbrojtjes dhe se më vonë ai e paraqiti atë.

Sekretari i Mbrojtjes Esper u shpreh se pati humbur besimin tek Sekretari i Marinës Richard Spencer dhe e akuzoi atë se, pa e vënë në dijeni, pati propozuar një marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për rastin e ushtarakut në fjalë.

Presidenti Trump pati dalë në mbrojtje të rastit të oficerit të marinës Edward Gallagher, i cili fitoi pafajësinë për akuzën se pati vrarë me thikë një të burgosur militant të Shtetit Islamik, por u gjet fajtor se pati pozuar me trupin e tij në Irak, në vitin 2017.

Shkarkimi i Sekretarit të Marinës është një kthesë dramatike në debatin e shpejtë dhe të ngarkuar politikisht, që ekspozoi një krisje në marrëdhëniet e Presidentit Trump me zyrtarët më të lartë të forcave të armatosura amerikane dhe ngriti pikëpyetje rreth rolit që duhet të luajë komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura në çështjet e sistemit të drejtësisë ushtarake. /Voa/

Next Post
Shpërthen rrjeti: Meta si Ecsobar përpara arrestimit, organizon protesta në “mbrojtje” të Kushtetutës

Shpërthen rrjeti: Meta si Ecsobar përpara arrestimit, organizon protesta në “mbrojtje” të Kushtetutës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com