• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pentagoni në SHBA preket nga Covid, rezulton pozitiv nënsekretari i Mbrojtjes

by Ardit Rada
20/11/2020 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pentagoni konfirmoi se Nënsekretari i Mbrojtjes për Politikat Anthony Tata është prekur nga COVID 19.

Sipas Pentagonit, zoti Tata dhe disa persona të tjerë ishin ekspozuar ndaj virusit gjatë takimit me një delegacion lituanez ku përfshihej Ministri i Mbrojtjes Raimundas Karoblis, i cili ka rezultuar pozitiv për COVID.

“Zoti Tata u testua sot dhe ka rezultuar pozitiv për COVID-19 në dy teste të njëpasnjëshme. Ai do të izolohet në shtëpi për 14 ditët e ardhshme në përputhje me protokollet e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve,” thuhet në një deklaratë të Pentagonit.

Gjurmimi i mëtejshëm i kontakteve po bëhet nga zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes të cilët mund të kenë pasur kontakt me nënsekretarin Tata dhe delegacionin lituanez, thuhej në deklaratë.

CDC-ja, thirrje për të mos udhëtuar për festën e Falenderimeve

Infeksionet e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara kanë shpërthyer duke iu afruar shifrës 12 milionë. Me 11.7 milion raste deri tani, SHBA ka numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 se kudo tjetër. SHBA ka gjithashtu numrin më të lartë të vdekjeve në botë nga koronavirusi, me mbi 250 mijë të vdekur.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe një aleancë e tre grupeve profesionale mjekësore nxorrën deklarata të enjten, ku u bënin thirrje amerikanëve që të qëndrojnë në shtëpi për Festën e Falënderimeve të javës së ardhshme.

Ata druhen se rastet e koronavirusit dhe vdekjet mund të rriten më shumë nëse amerikanët nuk i ndryshojnë planet e tyre tradicionale për festën.

“Rastet pozitive pikuan pas Ditës së të rënëve, Ditës së Pavarësisë, Ditës së Punëtorëve dhe tani – dy javë pas Halloween-it”, thanë Shoqata Amerikane e Spitaleve, Shoqata Amerikane e Mjekësisë dhe Shoqata Amerikane e Infermierëve në një letër të përbashkët të hapur.

“Rritja rekord që po përjetojmë, po rezulton në një përhapje dhe infeksion të pakontrolluar në komunitet që tashmë ka mbingarkuar sistemet shëndetësore në disa zona dhe në fund të fundit do të konsumojë kapacitetin e sistemit tonë të kujdesit shëndetësor dhe mund të reduktojë burimet e kujdesit në shumë zona të vendit tonë “.

Deklarata e CDC së u bëri thirrje amerikanëve që të mos udhëtojnë për të parë familjarët e tyre dhe të “festojnë në shtëpi me njerëzit me të cilët jetojnë.”

Deklarata e CDC së erdhi vetëm një javë para Ditës së Falënderimeve dhe pasi shumë amerikanë kishin bërë plane rregullime udhëtimi për pushimet.

“Shtyrja e udhëtimit dhe qëndrimi në shtëpi është mënyra më e mirë për të mbrojtur veten dhe të tjerët këtë vit,” thotë deklarata e CDC-së.

Mbyllja e shkollave në Nju Jork

Sistemi i shkollave publike në qytetin e Nju Jorkut, më i madhi në SHBA i parë sistem i madh shkollash që u rihap gjatë pandemisë së koronavirusit, u mbyll përsëri të enjten për shkak të një numri në rritje të rasteve COVID-19 në qytet.

“Na duhet të luftojmë valën e dytë. Shkollat tona kanë qenë të sigurta, jashtëzakonisht të sigurta. Duhet t’i mbajmë të tilla. Nuk mund të vazhdojmë thjesht me një strategji që ka funksionuar më parë kur kushtet po ndryshojnë, kemi nevojë për rikalibrim”, tha Kryetari i Bashkisë, Bill de Blasio.

“Kemi nevojë të dalim me rregulla edhe më të rrepta për t’i bërë shkollat të funksionojnë dhe testimi do të jetë absolutisht i rëndësishëm”.

Zoti De Blasio tha gjithashtu se ka të ngjarë që brenda dy javësh të ndalohet ngrënia në ambiente të mbyllura të restoranteve në qytetin e Nju Jorkut si edhe se palestrat dhe bizneset e tjera do të duhet të mbyllen.

Masa të reja mbylljeje

Shtetet e Ohajos dhe Kalifornisë kanë vendosur ndalim qarkullimi nga ora 10 e mbrëmjes deri në orën 5 të mëngjesit në një përpjekje për të kontrolluar valën e koronavirusit. Ohajo e filloi të enjten ndalim-qarkullimin që do të jetë në fuqi për 21 ditë. Në Kaliforni, masat e izolimit fillojnë të shtunën në mbrëmje për 41 nga 58 qarqet e shtetit, që do të jenë në fuqi deri më 21 dhjetor.

Pandemia sjell rënie në gazet që shkaktojnë efektin serë në SHBA

Një studim nga Bloomberg-NEF ka zbuluar se gazet që shkaktojnë efektin serë të shkaktuara nga ekonomia amerikane pritet të bien 9.2% këtë vit, një nivel që do të ishte më i ulëti në 30 vjet.

Këto nivele të reja i fusin Shtetet e Bashkuara në rrugën e duhur për të përmbushur angazhimet e saj për marrëveshjen e klimës së Parisit që SHBA e nënshkroi gjatë administratës së ish-Presidentit Obama. Por Presidenti Donald Trump i nxori Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja./VOA/

 

Next Post
Edi Paloka: Më ndërroj jëtë vajza e tezes nga Covid, nuk e kanë rregjistruar si të tillë

Edi Paloka: Më ndërroj jëtë vajza e tezes nga Covid, nuk e kanë rregjistruar si të tillë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eurovision 2026/ Shqipëria kërkon finalen e Vjenës, ja si të votoni për Alis me këngën “Nan”

Eurovision 2026/ Shqipëria kërkon finalen e Vjenës, ja si të votoni për Alis me këngën “Nan”

May 10, 2026
Trump: Do të duheshin vetëm 2 javë për të goditur të gjitha objektivat në Iran

Trump: Do të duheshin vetëm 2 javë për të goditur të gjitha objektivat në Iran

May 10, 2026
“16 orë punë, s’kisha fuqi të kthehesha”, babai shpërthen në lot para fëmijëve: Sakrifica e madhe…

“16 orë punë, s’kisha fuqi të kthehesha”, babai shpërthen në lot para fëmijëve: Sakrifica e madhe…

May 10, 2026
Mijëra dosje të grumbulluara në bodrumet e Gjykatës së Apelit, një qytetari i duhen 12 vite për një vendim

Mijëra dosje të grumbulluara në bodrumet e Gjykatës së Apelit, një qytetari i duhen 12 vite për një vendim

May 10, 2026
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut nderon heronjtë e Luftës së Dytë Botërore në Pustec

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut nderon heronjtë e Luftës së Dytë Botërore në Pustec

May 10, 2026
Përleshje masive në fushë mes tifozëve të AF Elbasanit dhe KF Tiranës, ndërhyn policia

Përleshje masive në fushë mes tifozëve të AF Elbasanit dhe KF Tiranës, ndërhyn policia

May 10, 2026
Rasti u publikua në revistën mjekësore “The Lancet”, ja kur u identifikua për herë të parë Hantavirusi në Shqipëri

Rasti u publikua në revistën mjekësore “The Lancet”, ja kur u identifikua për herë të parë Hantavirusi në Shqipëri

May 10, 2026
“Bypassi” në Elbasan/ Nisin procedurat për segmentin 4.2 km në Bradashesh, punimet do të zgjasin dy vite

“Bypassi” në Elbasan/ Nisin procedurat për segmentin 4.2 km në Bradashesh, punimet do të zgjasin dy vite

May 10, 2026
Takimi i ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 11 maj, në fokus dialogu Kosovë-Serbi

Takimi i ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 11 maj, në fokus dialogu Kosovë-Serbi

May 10, 2026
Memento

Memento

May 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In