Koalicioni kundër grupit Shteti Islamik vrau të martën gabimisht 18 luftëtarë aleatë të Forcave Demokratike Siriane gjatë një sulmi ajror në verilindje të Sirisë, njoftoi sot Komanda e Forcave Amerikane në Lindje të Mesme (Centcom).
Ky incident ndodhi të martën pranë qytetit Tabka, ku ndodhet një digë strategjike mbi Eufrat që aleanca arabo-kurde e Forcave Demokratike Siriane po përpiqet të rimarrë nga ISIS-i, në kuadër të ofensivës kundër Rakas, kryeqyteti de fakto i xhihadistëve,
Sipas ushtarakëve amerikanë, ishin vet Forcat Demokratike Siriane që i identifikuan gabimisht luftëtarët e shënjestruar nga sulmi ajror si xhihadistë./b.d