• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pentagoni inventarizoi armatimin rus në Serbi

by Java News
28/12/2017 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kongresi amerikan ka kërkuar nga Pentagoni analizën e bashkëpunimit të sigurisë të secilit vend të Ballkanit Perëndimor me Rusinë, transmeton Koha.net.

Vëmendje e veçantë në këtë analizë, thotë “Novosti” i Beogradit , do t’i kushtohet Serbisë pasi ajo nuk është anëtare e NATO-s e bashkëpunimi i saj ushtarak me Moskën po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm. Pos analizës për Serbinë, shefit të Pentagonit James Mattis i është kërkuar të përgatisë raportet edhe për Bosnjë e Hercegovinën, Kosovën e Maqedoninë.

Në këto raporte duhet të gjendet edhe regjistri detajues i armatimit rus, pajisjeve dhe teknologjisë ushtarake me vlerë më shumë se 1 milion dollarë që këto vende i kanë blerë që nga viti 2012 deri më sot. Serbia sivjet nga Rusia i ka marrë gjashtë avionë Mig- 29.

Po ashtu kërkohet që të bëhet përshkrim i i pjesëmarrjes së forcave të sigurisë të secilit vend në ushtrimet ushtarake të Rusisë që nga vitit 2012 si dhe përshkrim i të gjitha marrëveshjeve ushtarake me Rusinë si dhe pasqyra e bashkëpunimit informativ me Moskën.

Qëllimi i kësaj kërkese është që Amerika ta ketë pasqyrën se sa ndikon bashkëpunim i Ballkanit Perëndimor me Rusinë në sigurinë e interesave të Amerikës, NATO-s, vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të çdo anëtari të NATO-s që kufizohet me ndonjërin nga vendet e këtij rajoni. (b.an)

Next Post
Konfederata e Sindikatave: LSI tentoi të manipulojë disa naftëtarë protestues

Konfederata e Sindikatave: LSI tentoi të manipulojë disa naftëtarë protestues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com