• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pensionisti shqiptar , shpallet fajtor në Hiroshima për kontrabandë droge/ Djemtë e tij: E kanë “përdorur” si korrier droge

by A R
29/10/2015 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një pensionist shqiptar nga Kosova, banues në Gjermani, është dënuar me 9 vite burg për trafik droge në Hiroshima të Japonisë. Kjo pasi, personi me emër Kadrush P. është shpallur fajtor nga gjykata për kontrabandë të lëndëve narkotike. Bekimi, njëri nga djemtë e Kadrushit thotë për gazetën “Ëest-blatt”: “Jemi thellësisht të dëshpëruar. Nuk i kemi treguar asgjë nënës sonë të sëmurë”.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë e ka konfirmuar rastin e dënimit të kosovarit. “Konsullata e Përgjithshme e Gjermanisë në Osaka është duke u kujdesur për personin në fjalë dhe qëndron në kontakt me të dhe me familjarët”, ka thënë një zëdhënëse, transmeton albinfo.ch.

Kadrushi është arrestuar në muajin shkurt gjate një kontrolli doganor në Japoni, por gjykimi i tij është bërë së fundi. Djemte e tij thonë se babai është manipuluar si korrier droge pa dijene e tij.

Ai kishte marrë rrugën për në Japoni duke u besuar letrave me premtime për fitim shumash të parave, letra që dërgohen gjithandej dhe gjithmonë janë me përmbajtje të rrejshme.

“Babai merr prej vitesh letra me premtime të tilla nga e gjithë bota. Ne, çdoherë i thoshim që t`i injoronte dhe t`i hidhte ato në mbeturina sepse janë mashtrime”, thotë djali i tij, Agimi.

Por, nga fillimi i vitit atij i ishte mbushur mendja top nga teksti i një letre të tillë, përcjell albinfo.ch.

Aty shkruante se një japonez i pasur kishte vendosur që pasurinë e tij ta ndante me njerezit në nevojë në gjithë botën. Njëri nga këta njerëz “të zgjedhur” ishte edhe Kadrushi, të cilin në Japoni “e prisnin” 50 mijë euro.

Por vazhdojnë fëmijët e tij, rrugës në mes të Hongkongut dhe Shangajit, në njërin nga aeroportet, një grua ia kishte dhënë atij një çantë, ku gjoja kishte futur dhurata për gruan dhe fëmijët e tij. Pa shikuar fare, ai kishte shkuar në kontrollimin doganor me çantën në fjalë, në të cilën ishte gjetur drogë…

Kadrushi kishte ardhur në Gjermani nga ish Jugosllavia para 45 viteve. Deri në pension ai ka punuar në industrinë e tekstilit dhe jetonte me një pension pej 900 eurosh në muaj. Edhe vet i sëmurë nga zemra, nga muaji prill ai po kujdesej në shtëpi për gruan e tij Bedrijen 62 vjeçare. Ajo, pas dy goditjeve në tru ka nevoje per përkujdesje të plotë.

Next Post

Debati, Cana i përgjigjet me injorim Jupit: Kush është ky?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

April 9, 2026
Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

April 9, 2026
Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

April 9, 2026
Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

April 9, 2026
Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

April 9, 2026
“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

April 9, 2026
Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In