• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pensionistët italianë emigrojnë në Shqipëri: Na lehtësoni qëndrimin, mundësi e mirë për ekonominë shqiptare

by Java News
25/08/2017 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ardhja për të jetuar në Shqipëri e pensionistëve nga vendet e Bashkimit Europian mund të jetë një mundësi e mirë për ekonominë e vendit për të rritur të hyrat në valutë. Por në fakt gjërat nuk janë aq të lehta që kjo kategori të vijë në Shqipëri.  Carmine Iampietro është një pensionist italian që jeton prej vitesh në vendin tonë, rezident në Durres. Me të ardhurat që merr në vendin fqinj ai mund të bëjë një jetë mjaft cilësore në Shqipëri duke pasur parasysh kostot. Carmine  thotë se marrja e lejes së qëndrimit nga autoritetet shqiptare është e vështirë.

“Pensionistët italiane që duan të transferohen në Shqipëri kanë vështirësi që të marrin lejen e qëndrimit, sepse shteti shqiptar kërkon që të kenë të paktën një shtëpi në pronësi, ose kontratë pune. Por kjo sipas meje është e padrejtë sepse vetë pensioni dhe një shtëpi me qira duhet të ishin të mjaftueshme për të marrë leje qëndrimi. Jo të gjithë pensionistët kanë mundësi për të blerë shtëpi, pse mos ta kalojmë këtë pengesë”, shprehet Carmine Iampietro.

Dikur pilot motoçiklizmi, më pas mekanik në garat me motora, Carmine, duke qenë se jeton në Shqipëri kërkon që t’i nënshtrohet ligjeve tatimore shqiptare. Mes dy vendeve ka një marrëveshje për mos tatimin e dyfishtë dhe mbi bazën e këtij ligji ai kërkon që autoritetet tona të fiskut  t’i njohin pensionistëve të huaj shpenzimet e bëra, në këtë mënyrë ato përfitojnë nga mos tatimi i pensionit në Itali.

“Instituti i Pensioneve në Itali merr mbrapsht taksat dhe për t’i paguar ato në vendin rezident lëshon një formular që plotësohet me të dhënat tona personale dhe shkohet në zyrën e tatimeve shqiptare, ato duhet ta vulosin dhe me këtë unë bëhem subjekt i fiskut shqiptar. Por këtë formular autoritetet shqiptare nuk e njohin, ne kemi nevojë që shteti shqiptar të njohë këtë formular sepse na lehtëson jetën”, thotë Iampietro.

Në Evropë, por jo vetëm, mjaft shtete po krijojnë politika për tërhequr pensionistët e vendeve të zhvilluara, duke u ofruar lehtësira fiskale në këmbim që ata të shpërngulen si rezidentë. Portugalia, Spanja, Bullgaria dhe Rumania, madje dhe Tunizia, janë duke zhvilluar programe të posaçme dhe ndoshta dhe Shqipëria duhet të ecë në këtë drejtim.

ma.me

Next Post
Rikthehen vjedhjet e makinave, rruga Myslym Shyri ne shenjester

Rikthehen vjedhjet e makinave, rruga Myslym Shyri ne shenjester

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Ndryshon sistemi i gradave në polici, kryepolici mund të shpërblejë me gradë efektivët

August 2, 2026
Sekretet e bibliotekës së Umberto Eco-s, librat që formësuan një ikonë të kulturës

Sekretet e bibliotekës së Umberto Eco-s, librat që formësuan një ikonë të kulturës

August 2, 2026
A synon Maroku të marrë Ceutën dhe Melillën? Kriza e emigrantëve ngre dyshime

A synon Maroku të marrë Ceutën dhe Melillën? Kriza e emigrantëve ngre dyshime

August 2, 2026
DETAJE | Të shtënat me armë në Milot, pistat ku po heton Policia

DETAJE | Të shtënat me armë në Milot, pistat ku po heton Policia

August 2, 2026
Të shtëna me armë në një restorant në SHBA, tre të vrarë dhe shtatë të plagosur

Të shtëna me armë në një restorant në SHBA, tre të vrarë dhe shtatë të plagosur

August 2, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Vetëm 18% probabiliteti në Polymarket për rënien e qeverisë Rama këtë vit…

August 2, 2026
Savicevic: Turp që Baresi nuk fitoi “Topin e Artë”, Sammer dhe Cannavaro nuk ishin si ai!

Savicevic: Turp që Baresi nuk fitoi “Topin e Artë”, Sammer dhe Cannavaro nuk ishin si ai!

August 2, 2026
Dënimi pa vendim

Dënimi pa vendim

August 2, 2026
Kriza në Ceuta, Meloni kërkon që BE-ja të financojë qendrat e riatdhesimit sipas modelit në Shqipëri

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon që BE-ja të financojë qendrat e riatdhesimit sipas modelit në Shqipëri

August 2, 2026
VIDEO / Rama ndan historinë e peshkatarit nga Vlora: Një jetë mes dallgëve…

VIDEO / Rama ndan historinë e peshkatarit nga Vlora: Një jetë mes dallgëve…

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com