Mbështetur në VKM nr. 732, datë 12.12.2018 “Për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit, 2018”, Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare sh.a., ditën e hënë më datën 17 Dhjetor do të fillojë pagesën e shpërblimit të festave të fundvitit të pensionistëve në masën 5.000 lekë.
Për të realizuar në kohë dhe me korrektësi dhënien e këtij shpërblimi është realizuar një grafik në të gjitha qendrat paguese të postës. Sipas këtij grafiku, të miratuar për këtë qëllim, do të punohet me orar veprimi nga ora 7.30 deri në orën 20.00, çdo ditë, duke filluar nga data 17.12.2018.
Kështu çdo ditë deri në orën 14;00 do të realizohet pagimi i pensionit dhe shpërblimi për ata pensionistë që kanë datën e tërheqjes së pensionit dhe pas kësaj ore do të paguhet shpërblimi për pensionistët që e kanë tërhequr pensionin para kësaj date sipas një grafiku të përcaktuar.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka gjeneruar shpërblimin në sistemin informatik dhe janë gati në portalin e pagesave për t’u paguar për të gjithë përfituesit. Njëkohësisht janë garantuar dhe transferuar fondet tek Posta Shqiptare si agjent pagues.
Pensionistët që e tërheqin pensionin pranë bankave të nivelit të dytë, në datën e pagesës së pensionit 20.12.2018, do ju transferohet edhe masa e shpërblimit.
Për pensionistët qe e tërheqin pensionin në zyrat postare në fshatra, shpërblimi do të paguhet sipas datave të pagesës së pensioneve, duke filluar nga data 18 dhjetor e në vazhdim. TCh