• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pensionet, vitin e kaluar plotësuan kriteret 22 mijë persona, por vetëm 76% morën pagesën

by Java News
26/06/2018 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vitin e kaluar, mbi 22 mijë persona mbushën moshën e pensionit, por vetëm 75.9% e tyre arritën të përfitonin menjëherë pagesën, ndërsa rreth 5300 persona nuk e morën atë. Sipas statistikave zyrtare nga skema e pensioneve, numri i personave që plotësojnë kriteret për pagesën po rritet nga viti në vit, për shkak të plakjes së popullsisë, por, nga ana tjetër, problemet me dokumentacionin dhe koha që duhet në vlerësimin e dosjeve, bëjnë që jo të gjithë personat që plotësojnë kriteret të nisin e të marrin pagesën.

Nga momenti që një person plotëson moshën e daljes në pension dhe bën aplikimin përkatës duhen së paku tre muaj për vlerësimin e dosjes. Por ekspertët nga ISSH bëjnë të ditur se shpeshherë vlerësimi i dosjeve kërkon më shumë kohë, për shkak të mungesës së dokumentacionit. Prandaj, sipas tyre, jo të gjithë personat që plotësojnë kriteret gjatë një viti kalendarik do të mund të marrin pagesën menjëherë.

Pensionistët shqiptarë në tre dekadat e fundit janë ndeshur shpesh me problematika që kanë të bëjnë me dokumentacionin për mospagesën e rregullt të kontributeve. Në fillim të viteve 1990, për ish-ndërmarrjet bujqësore ka munguar dokumentacioni dhe më pas gjatë tranzicionit dhe ngjarjeve të vitit 1997, shumë arkiva janë dëmtuar.

Për të vërtetuar vitet e tyre të punës, shumë pensionistë tani duhet të hapin procese gjyqësore që, me anë të dëshmitarëve, të vërtetojnë vitet dhe pozicionin e punës. Mirëpo, duke qenë se pensionet false kanë qenë një fenomen i përhapur pas viteve 1990, nevoja për konsolidim në buxhetin e sigurimeve ka sjellë vështirësi të reja.

Ka shumë raste që një pozicion pune i caktuar është dubluar me të tjerë që kanë përfituar pensione false. Kur vjen mosha e pensionit, personi që ka kryer punën me të vërtetë, has në vështirësi për të fituar të drejtën e pensionit. Gjykatat dhe Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve kanë forcuar kriteret për vlerësimet, kështu që shumë persona në moshë pensioni janë duke hasur vështirësi për të vërtetuar vitet e punës me dëshmitarë. /Monitor/ma.me

 

 

Next Post
SHENDETESI/ Sodë buke e vaj ulliri për lëkurë të shkëlqyer

SHENDETESI/ Sodë buke e vaj ulliri për lëkurë të shkëlqyer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rusia po kërkon shumë”, Vance bën thirrje për bisedime direkte Moskë-Kiev

Vrasja në Minneapolis, JD Vance sulmon viktimën: Imunitet i plotë për agjentin e ICE

January 9, 2026
VIDEO-Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, ja sa pritet të shkojnë temperaturat

Moti i keq në Shkodër/ Bie niveli në lumenj, prezencë uji në Obot. Bora mbulon Bogë-Theth

January 9, 2026
ICE, “ushtria private” e Trump: Agresivë dhe të armatosur deri në dhëmbë

ICE, “ushtria private” e Trump: Agresivë dhe të armatosur deri në dhëmbë

January 9, 2026
Përmbytjet/ Shkon në 667 numri i banorëve të evakuuar, si është situata në Durrës

Përmbytjet/ Shkon në 667 numri i banorëve të evakuuar, si është situata në Durrës

January 9, 2026
“Humba gjysmën e kapanonit, mbi 1 milion euro dëm”, qytetarja flet për zjarrin tek “5 Maji”

“Humba gjysmën e kapanonit, mbi 1 milion euro dëm”, qytetarja flet për zjarrin tek “5 Maji”

January 9, 2026
“Do bëj vëllain ministër se të tjerët vjedhin”, Qori sulmon Lapajn për familjarët në lista: Më pështyni nëse…

“Do më vinte turp po ta kisha tezen deputete”, Qori përplaset me Lapajn: S’e rrëzon dot Ramën se je qesharak

January 9, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ministrja Koçiu: Dënoj aktin barbar, kemi angazhuar ekspertët më të mirë

Koçiu: 5500 punonjës të policisë dhe 720 zjarrfikës të angazhuar për përmbytjet

January 9, 2026
Nga kërkesa për Groenlandën tek “flota e artë” dhe pastrimi i ambasadorëve, megalomania e Donald Trump

“Vetëm koha do ta tregojë…”, Trump paralajmëron për kontroll afatgjatë të Venezuelës

January 9, 2026
Kumbaro: Mësimi i pezulluar në 54 shkolla për arsye sigurie, procesi nën kontroll

Kumbaro: Mësimi i pezulluar në 54 shkolla për arsye sigurie, procesi nën kontroll

January 9, 2026
Përmbytjet, ministri Malaj: Mbi 50 milionë euro në dispozicion për…

Përmbytjet, ministri Malaj: Mbi 50 milionë euro në dispozicion për…

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In