• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pensionet suplementare, ja skema e re

by A R
24/10/2017 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk do të ketë më dy data për të tërhequr pensionin në bankë, por vetëm një. Kështu, të gjithë ata që trajtohen me pension suplementar, do të kenë mundësi ta tërheqin atë bashkë me pensionin e pleqërisë.

Sqarimi është bërë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore një ditë pas publikimit në gazetë të shqetësimit të gazetarit Hamdi Jupe, sipas të cilit ka pasur bllokim të pensioneve për një periudhë 2-javore.

ISSH ka bërë me dije dje se vonesa e krijuar nuk lidhet me bllokim, por me faktin se të dyja pagesat do të ndahen në të njëjtën datë, ndaj pensionistët duhet vetëm të bëjnë durim pasi ditën që marrin pensionin e pleqë-risë, do të tërheqin edhe suplementarin. Kjo po bëhet, sipas ISSH-së, për të lehtësuar punën dhe shmangur vajtjen më shumë se një herë në bankë të pensionistëve.

DEKLARIMI

Sipas kushteve të kontratës, një herë në 6 muaj, të moshuarit duhet të nënshkruajnë një deklaratë me anë të së cilës provohet se ata janë përfitues nga skema. Nëse nuk paraqiten fizikisht ata rrezikojnë që të përballen me vonesa. Ky muaj përkon edhe me firmosjen e kësaj shkrese.

Nëndrejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ali Emini, në një prononcim për mediat ka pohuar se ka ende nga ata, të cilët nuk janë paraqitur në bankë. “Pensionistët bëjnë një deklaratë, ku deklarojnë se e kanë marrë pensionin në rregull, nuk ka vërejtje, dhe pas kësaj deklarate pensioni gjenerohet nga muaji tetor deri në 6 muajt e ardhshëm. Jemi në kushtet kur pensionistët që marrin pensionin në bankë duhet ta kishim bërë këtë deklaratë dhe ka disa prej tyre që ose duke mos qenë në Shqipëri, ose duke mos e vlerësuar, nuk e kanë bërë këtë deklaratë”. Janë rreth 30 mijë të moshuar, të cilët duhet të ndjekin këtë procedurë për të mos u përballur me vonesa.

PENSIONET

Prej muajsh tashmë, për të marrë pensionin të moshuarit nuk kanë pse të përballen më me radhët që krijohen në sportele dhe pritjen disaorëshe që vjen prej saj. Me anë të një llogarie bankare ata kanë mundësi që në pak minuta ta tërheqin pensionin edhe nëpërmjet bankës, duke u paraqitur në sportele, apo nga bankomati.

Por aplikimi i kësaj praktike nuk nxori jashtë loje metodën e vjetër, atë të tërheqjes së pagesave përmes postës. Kjo do të thotë që ata të moshuar, të cilët duan t’i qëndrojnë besnikë skemës së vjetër, do të vazhdojnë ta marrin pensionin nëpërmjet shërbimit postar. Ndërsa ata që do të tregohen të gatshëm për ta tërhequr nëpërmjet bankës, mjafton vetëm të hapin një llogari bankare në emrin e tyre.

Pas kësaj, banka të njoftojë ISSH-në, e cila brenda 10 ditëve bën procedurën e transferimit të pagesës. Emini sqaron se për çdo problematikë që hasin pensionistët në bankë, mund t’i drejtohen sportelit të bankës, pasi ISSH ka një marrëveshje me bankat./Panorama/a.m.

Next Post
PSG-ja “çmendet”, 80 milionë euro për Coutinhon

Barcelona tenton sërish blerjen e Coutinhos? Reagon Valverde

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Besa” e Ramës për flamingot, Berisha: Cinik e dyfytyrësh, injoroi kërkesën e tyre për dorëheqje

“Besa” e Ramës për flamingot, Berisha: Cinik e dyfytyrësh, injoroi kërkesën e tyre për dorëheqje

July 25, 2026
“Hakmarrja është e pashmangshme”, Irani reagon ndaj kërcënimeve të ShBA dhe ia “vë” Trumpit duart në fyt

“Hakmarrja është e pashmangshme”, Irani reagon ndaj kërcënimeve të ShBA dhe ia “vë” Trumpit duart në fyt

July 25, 2026
Samiti i UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

Samiti i UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

July 25, 2026
Vizitë e paparalajmëruar në Kosovë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e paparalajmëruar në Kosovë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

July 25, 2026
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, dy mjete përplasen pranë Maminasit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, dy mjete përplasen pranë Maminasit

July 25, 2026
Dhuna në protestën para Parlamentit/ Nesër masa e sigurisë për dy protestuesit

Dhuna në protestën para Parlamentit/ Nesër masa e sigurisë për dy protestuesit

July 25, 2026
SHBA rrit kapacitetet e Shqipërisë kundër krimit, trajnohen ekspertët shqiptarë të poligrafit

SHBA rrit kapacitetet e Shqipërisë kundër krimit, trajnohen ekspertët shqiptarë të poligrafit

July 25, 2026
Mbi 2 milionë hyrje në Shkodër/ Fluksi në kufi rrit lëvizjet, 40% më pak aksidente në këtë qark

Mbi 2 milionë hyrje në Shkodër/ Fluksi në kufi rrit lëvizjet, 40% më pak aksidente në këtë qark

July 25, 2026
Zbardhet dinamika e tragjedisë me 3 viktima në Roskovec/ Borxhi i dyshuar për 180 mijë paund dhe konfliktet me ish-partneren

Zbardhet dinamika e tragjedisë me 3 viktima në Roskovec/ Borxhi i dyshuar për 180 mijë paund dhe konfliktet me ish-partneren

July 25, 2026
Zbardhet dokumenti/ Ja çfarë parashikon metoda “Besa” për Zvërnecin! Rama: Do vendosim bashkë për projektin

Zbardhet dokumenti/ Ja çfarë parashikon metoda “Besa” për Zvërnecin! Rama: Do vendosim bashkë për projektin

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In