• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pensionet para vitit 96′, ja si do të llogaritet shtesa për çdo kategori

by Java News
05/12/2016 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 3 mijë pensionistë do të përfitojnë nga rritja e pensioneve. Vendimi i aprovuar pak ditë më parë në Këshillin Administrativ të ISSH-së, “Për ngushtimin e diferencave në masën e pensioneve të lidhura në periudhën ’93- ’96, shumë shpejt pritet të miratohet edhe në qeveri.

Gazeta zbardh sot relacionin shpjegues, të hartuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale. Sipas këtij dokumenti, synimi i kësaj nisme të re është rregullimi i masës së pensioneve për kategorinë e grave që kanë punuar konkretisht në punët e kategorisë së parë dhe të dytë, si dhe minatorëve të nëntokës, që kanë dalë në pension të parakohshëm.

Ndonëse qëllimi është korrektimi i diferencave që ekzistojnë aktualisht në masën e përfitimit në radhët e atyre që janë në kushte të njëjta, duket se as kësaj here hendeku nuk është arritur që të sheshohet plotësisht. “Pensionet maksimale edhe pas kësaj rritjeje arrijnë në 23.640 lekë në muaj dhe janë akoma 5% më të ulëta se pensioni maksimal i pleqërisë, më datë 31.12.2014”, thuhet në relacion.

KATEGORITË

Nga shtesa do të përfitojnë të gjithë ish-punonjësit e industrisë metalurgjike, industrisë së naftës, tekstileve, tezgjahistë, saldatorë etj. Rritja e parashikuar, e cila do të nisë të aplikohet që prej datës 1 qershor 2016, do të variojë nga 196 lekë– 3737 lekë në muaj. Gratë që kanë punuar në punë të kategorisë së parë dhe të dytë në pension të parakohshëm dhe më pas kanë plotësuar moshën për pension të plotë pleqërie, si dhe minatorët e nëntokës do të përfitojnë një shtesë më të lartë.

LLOGARITJA

Drejtoresha e Përfitimeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Solida Dibra, përmes shembujve konkretë ka ilustruar edhe rritjen. Sipas saj, një pensionist i dalë në pension të plotë pleqërie në datën 1.10.1995, me masën e pensionit në atë kohë 3070 lekë në muaj, në 1.6.2016 përfitonte 13.892 lekë në muaj. Në zbatim të këtij projektvendimi, masa e pensionit të tij do të arrijë në 14.088 lekë në muaj dhe me indeksimin e datës 1.8.2016 arrin 14.313 lekë në muaj.

Po kështu, një pensionist në pension maksimal pleqërie në datën 1.12.1995 përfitonte 4400 lekë në muaj. Në datën 31.5.2016, masa e pensionit të tij të pleqërisë ishte 19.903 lekë në muaj. Nga data 1.6.2016, kjo masë pensioni do të marrë një shtesë prej 3737 lekësh, për të arritur në masën 23.640 lekë në muaj dhe pas indeksimit të datës 1.8.2016, arrin në masën 24.018 lekë në muaj.

Ndërkohë, një minator i nëntokës, në pension të parakohshëm, në datën 01.12.1995, që plotëson moshën për pensionin e plotë, në datën 29.11.2016, dhe pensioni i rillogaritur si i plotë, në datë 1.12.1995, rezulton 4400 lekë në muaj, në datën 29.11.2016 do të përfitojë pensionin në masën 24.018 lekë në muaj, nga 17.580 lekë në muaj që përfitonte pa përcaktimet e këtij projektvendimi./panorama/a.k

Next Post
“E vrava se më denoncoi për dhunë”/ Rrëfimi i fierakut që hodhi gruan nga kati i katërt

E flaku burri nga ballkoni/ Policia e Fierit sekuestron urdhërin e mbrojtjes së Liljana Rukës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In