• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pensionet para ‘96, kategoritë e reja që përfitojnë nga rritja

by Java News
07/11/2016 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka parashikuar që të rrisë masën e pensionit për disa kategori të tjera profesionesh që klasifikohen si profesione të rënda. Ministria e Mirëqenies Sociale ka gati projektvendimin për ngushtimin e diferencave për pensionet e lidhura në periudhën nga viti 1993 deri në 1996.

Kategoritë që do të përfitojnë nga shtesa janë ish-punonjësit e industrisë metalurgjike, industrisë së naftës, tekstileve, tezgjahistë, saldatorë etj. Ky vendim vjen brenda një harku të shkurtër, pas atij të miratuar në muajin qershor të këtij viti. Për këtë kategori pensionesh, pra të llogaritura para ’96, Qeveria miratoi shtesë për ish-ushtarakët, minatorët dhe arsimtarët. Ndërkohë që është në prag miratimi një vendim i ri që e zgjeron rrethin e përfituesve. Ministri Blendi Klosi jep detajet jo vetëm për këtë vendim, por edhe për ndryshime të tjera që janë në proces.

KATEGORITË QË PËRFITOJNË

“Pensionet janë një nga çështjet që në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore punohet intensivisht, vetëm me një filozofi dhe me një qëllim: të rrisim masën e përfitimit financiar për çdo pensionist, të zvogëlojmë pabarazitë e tmerrshme që gjetëm dhe të rrisim shërbimet kundrejt atyre që për vite me radhë kanë qenë kontribuues të rregullt në skemë. Aktualisht jemi në prag të miratimit të një tjetër vendimi, që në thelb ka rritjen e pensioneve për disa kategori të tjera pensionistësh, në kuadër të nismës sonë të madhe që përmenda më sipër, për korrigjimin e pabarazive në masën e përfitimit të pensioneve.

Kemi gati dhe do të miratojmë vetëm pas pak ditësh në Këshillin Administrativ të ISSH projektvendimin për ndryshimin e VKM nr. 409 ‘Për ngushtimin e diferencave në masën e pensioneve’. Në këtë projektvendim kemi parashikuar rritjen e masës së pensionit për disa kategori të tjera profesionesh që klasifikohen si profesione të rënda. Ndër to mund të përmend ish-punonjës të industrisë metalurgjike, industrisë së naftës, tekstileve, tezgjahistë, saldatorë, punëtorë ngarkim-shkarkim etj. Për të gjitha këto kategori pensionistësh do të ketë rritje të pensioneve, për të bërë përafrimin e tyre me kategoritë e tjera”.

SHTESA

“Sa do të jetë kjo masë, do të bëhet publike vetëm pas miratimit në Këshillin Administrativ të ISSH. Por ajo që mund të theksoj dhe konstatoj me shumë kënaqësi është mundësia që kemi tashmë falë performancës së mirë të skemës së pensioneve për të rritur pensionet, për të rregulluar pabarazitë, për të rritur shërbimet. Nuk duhet ta harrojmë që e gjetëm në skemën e pensioneve në prag falimentimi e rrezik në rënien e saj në kolaps. Tani që kemi hedhur themelet dhe ndërtuar strukturën e qëndrueshme, jemi në përmirësim të përditshëm të përfitimit dhe shërbimeve ndaj pensionistëve”.

LLOGARITJA

“Vendim tjetër me rëndësi është njohja e të drejtës së pensionit sapo ata kanë plotësuar moshën sipas përcaktimit ligjor për rastet kur qytetari i është drejtuar gjykatës për njohje të pensionit. Menjëherë nga njohja e pensionit me vendim gjykate, pensionistit do t’i rimbursohet masa e përfitimit edhe për kohën kur ka qenë në proces gjyqësor. Janë me mijëra pensionistë që, për shkak se ishin për vite në proces gjyqësor, nuk merrnin për këto vite pensionin, deri në vendimin final të gjyqësorit.

Kjo ishte një tjetër padrejtësi ndaj qytetarëve, që e trashëguam në këtë skemë nga paraardhësit tanë në pushtet. Mohimi i viteve të pensionit, jo për faj të tyre, ishte kundër çdo logjike ligjore dhe morale, ndaj një kategorie, siç e thashë më lart, kemi shumë detyrime, sepse kanë qenë kontributorët ndoshta më të rregulltit dhe më të ndershmit të këtij shteti. Dhe humbja e viteve të pensioneve ishte vetëm për shkak të katrahurës së dokumentacionit.

Jemi duke i dhënë fund njëherë e përgjithmonë këtij turpi që gjetëm në arkivën e ISSH, duke e informatizuar arkivën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Informatizimi i Arkivës Qendrore për të dhënat e vjetërsisë në punë, si dhe informatizimi i proceseve të pranimit, caktimit, llogaritjes dhe pagesës së përfitimeve online, kanë dhënë frytet e tyre në luftën kundër informalitetit dhe në spastrimin e skemës së pensioneve nga praktikat e kundraligjshme dhe abuzive.

Krijimi pranë Arkivës e një strukture të re të certifikimit të periudhave të sigurimit duke totalizuar dhe shfrytëzuar të gjithë materialin arkivor e duke dhënë përgjigje shteruese për kërkesat për verifikim, do të sjellë përmirësime të ndjeshme të performancës së shërbimit, shkurtim të kohës së caktimit të pensionit, si dhe do të saktë- sojë administrimin financiar të fondit të pensioneve”.

PROCESET GJYQËSORE

“Kemi reduktuar numrin e proceseve në gjykatë, duke mos i ankimuar vendimet e shkallës së parë edhe në shkallë të dytë, që për mijëra pensionistë zgjaste procesin e përfitimit të pensionit. Kjo ka bërë që proceset gjyqësore për përfitimin e pensionit të përgjysmohen”.

KONTRIBUTET

“Është rritur interesi për t’u përfshirë në skemë dhe organizimi në mbledhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Numri i kontribuuesve në skemë është rritur me rreth 200 mijë krahasuar me dy vite më parë dhe të ardhurat kontributive janë rritur me 15.5 miliardë, nga 51.3 miliardë që gjetëm në vitin 2013, në 66.8 miliardë në vitin 2016. Ky rezultat nuk është veçse reflektim i rritjes së besimit të qytetarëve shqiptarë. Është besimi i tyre se këto kontribute do t’iu kthehen si masë përfitimi mbi bazën e parimit të transparencës dhe ndershmërisë. Çdokush do të përfitojë sipas kontributit”.

PENSIONET E LIDHURA PARA ‘96

KATEGORITË QË PËRFITUAN NGA RRITJA E PENSIONEVE PAS KORRIGJIMIT TË BËRË NË QERSHOR TË KËTIJ VITI

Pensionet e pleqërisë të lidhura në periudhën 1993-1994

Arsimtarët

Minatorët

Ish-ushtarakët

KATEGORITË QË SHTOHEN RISHTAZI

Ish-punonjës të industrisë metalurgjike, industrisë së naftës, tekstileve

Tezgjahistë

Saldatorë

Punëtorë ngarkim-shkarkim

ma.me

Next Post
Çmenduria/ Qyteti gjerman ndan me mur kampin e refugjatëve

Çmenduria/ Qyteti gjerman ndan me mur kampin e refugjatëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In