• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pensionet para 1994, ISSH do të merret me njohjen e viteve të punës

by Aalison Pearse Stevens
15/08/2016 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punonjësit e ndërmarrjeve shtetërore dhe anëtarët e kooperativave bujqësore nuk do t’u drejtohen më gjykatave për vitet e punës, për të cilat nuk kanë dokumente të rregullta e që nuk u njihen për efekt pensioni. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin, i cili tashmë ia lë këtë kompetencë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, duke lehtësuar procedurën për vitet e dokumentuara me laps apo regjistra të dëmtuar. Vendimi pritet të zgjidhë problemet për vitet e punës para datës 1 janar 1994. Sipas ligjit të Sigurimeve Shoqërore, të gjitha periudhat e punës së para 1 janarit 1994, njihen për efekt të llogaritjes së pensionit kundrejt dokumentacionit, libreza pune, regjistra, etj, kur këto dokumente janë të rregullta, të padëmtuara, të plotësuara sipas përcaktimeve të ligjeve të kohës. Por gjatë periudhës së tranzicionit, shumë prej këtyre dokumenteve janë dëmtuar, disa me qëllim, disa nga trajtimi në kushte jo të përshtatshme, janë djegur, janë bërë të palexueshme etj.

Në këto kushte sigurimet shoqërore nuk mund t’i njihnin këto periudha, duke i orientuar drejt gjykatës, e cila ishte e vetmja që mund të njihte periudhat e punës. Tashmë këto dokumente janë marrë në ruajtje nga ISSH dhe në arkivën e saj po punohet për dixhitalizimin e sistemit. Gjatë këtij procesi janë evidentuar probleme të tilla si: Regjistra të shkruara me laps, gjeneralitete të deformuara, emra të shkurtuar, ndryshime të mbiemrave, fletë regjistri të dëmtuara, dokumentacion i djegur apo i zhdukur e për pasojë i padorëzuar në arkivat shtetërore që nga viti 1992-1993 etj. Kjo ka sjellë rritje të numrit të proceseve gjyqësore, të cilat edhe pse fitohen në shkallë të parë, përsëri nga strukturat e sigurimeve shoqërore kalojnë në proces apelimi të detyruara nga ligji. Përmes këtij vendimi të ri krijohen strukturat përgjegjëse të verifikimit dhe vërtetimit të periudhave të sigurimit dhe masave të tjera ligjore, pa qenë e nevojshme t’i drejtohesh gjykatës. “Gazeta Shqiptare” riboton sot pas kërkesave të lexuesve pikat më të rëndësishme të vendimit të qeverisë, ku përcaktohen procedurat që do të ndiqen për njohjen e këtyre viteve për efekt pensioni.

Sipas tij, të interesuarit do t’i drejtohen gjykatës vetëm në rastet kur nga strukturat e sigurimeve shoqërore nuk gjendet mundësia për të provuar saktësinë e të dhënave në mënyrë indirekte me dokumente të tjera administrative. “Në rastet kur dokumentet që vërtetojnë periudhat e sigurimit, janë të djegura ose janë bërë të papërdorshme për shkak të kushteve të papërshtatshme të ruajtjes, vërtetimi i vjetërsisë në punë dhe periudhave të sigurimit bëhet vetëm në gjykatë. Për të gjitha rastet kur strukturat e sigurimeve shoqërore nuk kanë argumente apo prova dokumentare të veçanta që të vërtetojnë të kundërtën e përcaktimeve në vendimet e gjykatave të shkallës së parë, vendimet e tyre nuk apelohen dhe vjetërsia në punë, e dokumentuar në këto vendime, është e vlefshme për caktimin e pensioneve. Instituti i Sigurimeve Shoqërore merr të gjitha masat, që, brenda 6 muajve nga data e këtij vendimi, të skanojë dhe të evidentojë në një bazë të dhënash të veçantë të gjitha periudhat e sigurimit të evidentuara me laps, si dhe certifikimin me komision të përmbajtjes së tyre”, thuhet në vendimin e qeverisë.

PIKAT MË TË RËNDËSISHME TË VENDIMIT “PËR DISA ÇËSHTJE TË DOKUMENTIMIT TË PERIUDHAVE TË SIGURIMIT DHE VJETËRSISË NË PUNË, PËR EFEKT PENSIONI”

  1. Të njihen vjetërsi pune për efekt pensioni periudhat e punës të kryera nga personat e punësuar në ish-ndërmarrjet shtetërore dhe vitet e punës të ish-anëtarëve të kooperativave bujqësore, sipas dokumentimit në regjistrat e vjetërsisë në punë, në rastet kur të gjitha fletët e regjistrit ose vite pune të veçanta në të gjitha fletët e regjistrit janë të dokumentuara me laps.

  1. Në rastet kur vjetërsia e punës ose elemente të veçanta të fletës individuale të regjistrit janë të plotësuara me laps dhe nga strukturat e sigurimeve shoqërore nuk gjendet mundësia për të provuar saktësinë e tyre në mënyrë indirekte me dokumente të tjera administrative, saktësia e të dhënave të regjistrit ose vërtetimi i fakteve bëhet me vendim të gjykatës.

  1. Në rastet kur rubrika të veçanta të fletëve individuale të regjistrave të vjetërsisë në punë janë të paplota, evidentojnë fillimin por jo mbarimin e periudhës së punës, nuk janë të shkruara dukshëm ose kanë gërma të rishkruara, janë të dëmtuara fizikisht ose të padallueshme për shkak të periudhës së

gjatë nga data e krijimit të fondit arkivor, mungojnë elemente të veçanta të identifikimit të personit ose janë të shkruara me shkurtime dhe, për rrjedhojë, me të dhënat e fletës së regjistrit nuk mund të provohet e gjithë periudha e sigurimit ose pjesë të saj, të kërkuara dhe dokumentuar nga personi i

interesuar, strukturat përgjegjëse të Institutit të Sigurimeve Shoqërore marrin në konsideratë të dhëna të tjera dokumentare, të prodhuara nga organe shtetërore, të cilat indirekt i shërbejnë vërtetimit dhe plotësimit të periudhave të sigurimit.

  1. Në zbatim të pikës 3, të këtij vendimi, për dokumentimin e vjetërsisë në punë, për efekt pensioni, përveç të dhënave të dokumentuara në librezën e punës, në regjistrat e vjetërsisë në punë, në listëpagesat apo borderotë dhe vërtetimet e lëshuara nga ndërmarrjet dhe institucionet me objekt vërtetimin e vjetërsisë

në punë, si dokumente alternative plotësuese do të shërbejnë edhe të dhënat e regjistrave themeltarë të punonjësve, indekset e regjistrave të vjetërsisë në punë, librat kontabël me të dhënat individuale të pagave mujore, vendime të organeve shtetërore qendrore, lokale dhe të ndëmarrjeve e institucioneve, për emërimet, transferimet, kualifikimet, ngritjen në pagë apo kalimin nga një detyrë në tjetrën, si dhe dokumente të tjera shtetërore, që mund të gjenden në dosjet personale të punonjësve dhe që i shërbejnë këtij qëllimi. Saktësimi i periudhave të sigurimit nëpërmjet dokumenteve dhe të dhënave të tjera arkivore bëhet me vendime të komisioneve të posaçme. Rregullat e funksionimit dhe procedurat administrative të punës së komisioneve përcaktohen me vendim të Këshillit Administrativ të ISSH-së, i ngritur në zbatim të neneve 72, 73, dhe 74, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e

Shqipërisë”, të ndryshuar.

  1. Në rastet kur dokumentet që vërtetojnë periudhat e sigurimit, të evidentuara në pikën 4, të këtij vendimi, janë të djegura ose janë bërë të papërdorshme për shkak të kushteve të papërshtatshme të ruajtjes, vërtetimi i vjetërsisë në punë dhe periudhave të sigurimit bëhet vetëm në gjykatë. Për të gjitha rastet kur strukturat e sigurimeve shoqërore nuk kanë argumente apo prova dokumentare të veçanta që të vërtetojnë të kundërtën e përcaktimeve në vendimet e gjykatave të

shkallës së parë, vendimet e tyre nuk apelohen dhe vjetërsia në punë, e dokumentuar në këto vendime, është e vlefshme për caktimin e pensioneve.

BW/d.i.

 

Next Post

Aksident pranë ish-Ekspozitës, makina godet një person me biçikletë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

May 7, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Idealizimi i tepruar i sistemit zgjedhor

May 7, 2026
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Në demokracitë perëndimore garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo ajo që fiton

May 7, 2026
“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

May 7, 2026
Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

May 7, 2026
PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

May 7, 2026
Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

May 7, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Berisha i vetëm në garë, Balliu: Pronari real i PD nuk është Saliu, por Shkëlzeni!

May 7, 2026
Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

May 7, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Sherr në një mobileri Nikël, përfundojnë në spital dy vëllezër, autorët në kërkim

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In