• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pensionet, njihen vitet e punës para ’90-s

by Aalison Pearse Stevens
30/06/2016 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për njohjen e viteve të pu nës për punonjësit të cilët nuk u gjenden sigurimet në ndërmarrjet ku kanë punuar. Burimet kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për rreth 3500 përfitues, të cilët do të kenë mundësinë të marrin pensionin e plotë, ashtu sikurse e parashikon dhe ligji. Vendimi përcakton procedura administrative për verifikimin dhe njohjen e vjetërsisë së punës të periudhës para 1994.

Problemet kanë lindur nga fakti se në ish-kooperativa, apo në ndërrmarrje të tjera shtetërore, të para vitit 1990 dhe deri në 1994, regjistrat e punonjësve shënoheshin me laps plumbi. Me kalimin e viteve, shënimet në regjistër janë bërë të padeshifrueshme apo dhe që përcillnin paqartësi. Ndaj dhe deri më tani, për të përfituar pensionin këta punonjës kanë qenë të detyruar t’i drejtoheshin gjykatave për të njohur këto vite pune.

Duke parë fenomenin shqetësues, ISSH dhe ministria e Mirëqenies Sociale ka propozuar vendimin për zgjidhjen e kësaj çështje. Vendim që u miratua prej qeverisë dhe që do të nisë të zbatohet prej ISSH-së. “Konkretisht, e gjithë periudha e  punës para vitit 1994 është e dokumentuar në regjistrat e punës dhe pas vitit 1994 janë të evidentuara në listëpagesat mujore të dorëzuara pranë Sigurimeve Shoqërore dhe organeve tatimore.

Shpesh regjistrat janë vetëm me datën e fillimit të punës dhe pa datën e mbylljes së saj, gjeneralitetet e të punësuarve të shkruara gabim, me shkurtime ose me korrigjime, pa atësi, pa datëlindje ose me atësi dhe datëlindje të korrigjuara, si dhe të dhëna të shënuara më laps plumbi”, thonë ekspertët e sigurimeve. Ky fenomene haset në 6 për qind të regjistrave për ditët e punës në kooperativat bujqësore dhe njohja e këtyre periudhave të punës do të bënte të mundur pagimin e pensionit në kohë dhe në masë të plotë. Megjithatë prej ISSH-së është theksuar se të gjitha të dhënat janë të dixhitalizuara dhe se nuk ka vend për gabime.

Për të përfituar pensionin do të mjaftojë që pala e interesuar të kërkojë një kopje të regjistrit, por dhe një dokument tjetër ku të kenë qenë të shënuar të dhënat për punësimin. Në këtë rast dhe libreza e punës së para vitit 1990. Megjithatë, vendimi parashikon zgjidhjen e rasteve kur gjendet fleta e regjistrit të ish ndërmarrjeve shtetërore, apo një document tjetër i njohur nga shteti.

Por në rast se, të dhënat do të mungojnë, pra fleta e regjistrit mund të jetë grisur, apo nuk gjendet, atëherë për të përfituar pensionin do të duhet që personi t’i drejtohet gjykatës. Kjo për të faktuar se ka punuar në ndërmarrjet shtetërore të kohës. Në këtë rast vitet e punës do të duhet ti faktojë me provat që do të disponojë personi. Me vendimin e dhënë dje, duket se qeveria i jep fund dhe rradhëve të gjata në gjykatën administrative, pasi dhe personat që janë në proces tashmë me këtë vendim sigurojnë pensionin. Burimet kanë saktësuar se për zbatimin e këtij vendimi janë organizuar dhe takimet e posaçme në Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Objekt i diskutimeve në takime ka qenë rruga që do të ndiqet në njohjen e viteve të punës.

Nis rishikimi i pensioneve të ulëta, vendimi në fund të gushtit

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nisur punën për rillogaritjen e pensioneve për tre kategori. Ish-ushtarakët, arsimtarët dhe minatorët të dalë në pension në vitin 1993 do të kenë një shtesë në pension duke nisur nga 1 qershori i këtij viti. Skema e rillogaritjes pritet të përfundojë në fund të muajit gusht. Vendimi për rritjen e menjëhershme të këtyre pensioneve ka ardhur për shkak se përgjatë reformës që i është bërë në vite, këto tre kategori kanë përfituar më pak. Ndaj dhe me një vendim të posaçëm është kërkuar rregullimi. Po ashtu mësohet se është duke u punuar dhe për indeksimin e mundshëm të pensioneve. Sipas përcaktimeve ligjore brenda muajit gusht do të duhet të miratohet vendimi i qeverisë për indeksimin e pensioneve. Nga ana tjetër janë përjashtuar mundësitë për rritje të tjera të pensioneve. Kjo për shkak se FMN ka kërkuar uljen e shpenzimeve dhe përqendrimin e punës tek ulja e borxhit.

ma.me

Next Post

(Foto) Rita Ora përfundon në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrezik për sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon Qeveria: Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese

Rrezik për sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon Qeveria: Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In