• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pensionet i rrite pak, çmimet në stratosferë”? Qytetarët i ankohen Ramës: I kemi indeksuar dy herë brenda vitit. Inflacionin e kemi mbajtur më ulët se rajoni

by Java News
17/09/2022 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim online përmes Facebook-ut, ku ka marrë disa prej komenteve të qytetarëve mbi problematikat në vend. Një prej qytetarëve i “ankohet” kryeministrit për indeksimin e pensioneve për herë të dytë.

Sipas qytetarëve, indeksimi i pensioneve në këtë normë, nuk është e mjaftueshme për të përballuar rritjen e çmimeve të ushqimeve.

Këtë e ka pranuar edhe kryeministri Rama, i cili u shpreh se rritja e pensioneve nuk është asnjëherë e mjaftueshme. Ai tha se rritja e pensioneve është më e madhe se sa më parë.

Kreu i qeverisë shtoi se ndihma për qytetarët e sidomos për pensionistët do të vijojë edhe në vitin e ardhshëm.

Rama: Kjo është një çështje shumë sensitive, është një çështje e shqetësimit tim të përditshëm, si t’u gjendemi më pranë. Sado ne t’i ngremë pensionet, asnjëherë nuk do mund t’ia themi vetes, që kemi bërë mjaftueshëm. Por fakti është se ne kemi ndërhyrë për herë të parë në gjithë historinë e këtyre 30 viteve për të riindeksuar pensionet dy herë brenda një viti. Po t’i referohemi situatës në aspektin e numrave, ne kemi një rritje afro 10 përqind krahasuar me më parë.

Kemi bërë dy indeksime, një në  muajin prill dhe tjetrin, duyke nisur nga muaji tetor që t’i gjendemi pensionistëve për të përballuar goditjen nga inflacioni në ushqimet bazë. Ajo që është fakt, është që pensioni është rritur me 15 mijë lekë në krahasim me atë ku ishte. Është shumë më shumë se ajo që ishte, në krahasim me një situatë të tillë. Çdo rritje është e rëndësishme.

Shqipëria po e mban nën një kontroll relative inflacionin në raport me vendet e tjera. Në rajon kemi nga Kosova 13%, tek Serbia 13 %. Në totalin e vetë, në 8 muaj, inflacioni në Shqipëri është sërish njëshifror, 6. pak %. Nuk janë shifra të mia, janë të Eurostat. Patjetër që duhet bërë më shumë, por ka dhe një element tjetër, rritja që vjen me valën e dytë të mbështetjes, është një rritje e qëndrueshme, pra nuk është një paketë që ka një afat. Konsolidohet më tutje në vitin e ardhshëm, ku do të bëjmë indeksime. Duhet të themi që inflacionin Shqipëria po e mban nën një kontroll krahasuar me vendet e tjera. Në vendet e tjera të rajonit është mbi 11% ndërsa në Shqipëri është një shifror. 

g.kosovari

Next Post
Financimet ruse “trazojnë” politikën shqiptare/ Rama: Ata që janë skandalizuar sot, skërrmisnin dhëmbët kur ne e kemi ngritur si problem

Financimet ruse “trazojnë” politikën shqiptare/ Rama: Ata që janë skandalizuar sot, skërrmisnin dhëmbët kur ne e kemi ngritur si problem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com