• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PENSIONET/ Hyn në fuqi vendimi, ja sa do të rriten dhe kategoritë që përfitojnë

by Java News
08/03/2017 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pensioneve të vjetra. Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe parashikon rritjen e pensioneve që janë caktuar nga 1 marsi 1996 deri në 31 dhjetor 1996. Të moshuarve nëse pensioni u është lidhur 3682 lek në vitin 1996, atëherë do të marrim 14 mijë lekë. Këta të moshuar sot kanë pensione të ulta, tashmë do të marrin minimum 14 mijë lekë të reja.

“Projektvendimi ka për qëllim përmirësimin e nivelit të mirëqenies së pensionistëve në harkun kohor 1.1.1994 -31.12.1996, si dhe rregullon e masën e pensioneve për kategoritë e grave që kanë punuar në punët e kategorisë së parë dhe të dytë, dhe minatorëve të nëntokës që kanë dalë në pension të parakohshëm. Projektvendimi synon të barazojë pensionet maksimale të harkut kohor 1.10.1993 – 31.12.1996, me pensionin maksimal të caktuar në harkun kohor 1.1.1997 – 31.2.1998, dhe përafron pensionet e tjera mesatare me ato të caktuara në këtë hark kohor.

Pensionet maksimale, pas kësaj rritjeje, arrijnë në 23.640 lekë në muaj. Nga këto ndryshime do të përfitojnë 3000 pensionistë, gra që kanë punuar në punët e kategorisë së parë dhe të dytë, si dhe minatorë të nëntokës. Efektet financiare për zbatimin e këtij projektvendimi do të fillojnë nga data 1.6.2016 dhe do të përballohen nga fondet e buxhetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore”,  thuhet në dokumentin që shoqëron vendimin e qeverisë, që janë edhe arsyjet pse u rritën pensionet e caktuara në vitin 1996.

Në vendimin e qeverisë i cili është publikuar në Fletoren Zyrtare saktësohet se rritja e pensioneve përfitohet që prej datës 1 qershor 2016. Pavarisht se jemi në vitin 2017-të, të moshuarit do ta përfitojnë rritjen që në qershor 2016. Këto lek të moshuarit do ti marrin të gjitha bashkë në muajin prill. Pra shtesa e pensioni do përfitohet nga qershori 2016.

Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.4.1996 deri më 31.12.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”, nga 3 682 lekë deri në 5 420  lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 089 lekë deri në 23 640 lekë në muaj.

Pensionet e pleqërisë të punonjësve të nëntokës dhe ato të grave që kanë punuar në punët e kategorisë së parë e të dytë, të caktuara sipas nenit 97, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kur llogariten si pensione të plota, pavarësisht kohës kur kanë kaluar si të tilla, përveç rritjeve dhe indeksimeve të zakonshme do të përfitojnë edhe rritjet e diferencuara që kanë përfituar të gjitha pensionet e plota të pleqërisë me datë fillimi në harkun kohor 1.10.1993 – 31.12.1996, përfshirë edhe rritjen e përcaktuar, në varësi të datës së fillimit të pensionit dhe masës së rivlerësuar si të plotë të këtij pensioni.

ma.me
Next Post
Sikur projekti europian i Princ Wied të kishte funksionuar….

Sikur projekti europian i Princ Wied të kishte funksionuar….

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

March 22, 2026
Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

March 22, 2026
Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

March 22, 2026
Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

March 22, 2026
Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 22, 2026
Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

March 22, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 22, 2026
Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

March 22, 2026
Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

22, ditë e Diele

March 22, 2026
Tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, forcat e policisë nxjerrin nga uji 59-vjeçaren në gjendje të rëndë

Tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, forcat e policisë nxjerrin nga uji 59-vjeçaren në gjendje të rëndë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In