• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pensionet e shqiptarëve dhe negociatat/ Deputetët socialistë priten nga qeveria dhe opozita greke

by Java News
24/03/2022 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një delegacion I grupit parlamentar socialist vizitoi për dy ditë parlamentin e Republikës së Greqisë, në përpjekje për të krijuar një kuadër ligjor efecient lidhur me pensionet e shqiptarëve në Greqi si dhe pë rtë diskutuar tema të mbetura pezull në axhendën parlamentare të dy vendeve.

Delegacioni që drejtohej nga kryetari I grupit parlamentar socialist Taulant Balla pati takime të rëndësishme me ministrat më të rëndësishëm që kanë lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë, kryetarin e opozitës Aleksis Cipras si dhe kryetarin e Bashkisë së Athinës Kostas Bakoyanis.

Takimi më I rëndësishëm ishte ai me Ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Kostis Hatzidakis, mbi arritjen e një marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore për njohjen e dyanshme të pensioneve. Qeveria greke ka miratuar një ligj që u njeh pensionin shqiptarëve që jetojnë prej 30 vitesh në Greqi, por ligji është I mbushur me penalitete që në fakt zvogëlojnë shumë shanset e përfitimit të tij për arsye që nuk lidhen me punëtoret shqiptarë të cilët në vite kanë shërbyer si kontribuues së skemës greke të pensioneve. Shumë kate nënligjore të këtij ligji ende nuk ajnë plotësuar dhe kanë mbetur pa përgjigje. Ministri u angazhua të ngrejë një grup pune special për tii shtyrë përpara problemet në kohezion dhe me klimën politike mes dy vendeve.

Në takimin me Ministrin e Zhvillimit dhe Investimeve, Adonis Georgiadis, u diskutua mbi mundësitë e rritjes së investimeve greke në Shqipëri, duke shfrytëzuar dhe shanset që janë krijuar për investitorë të huaj stretgjikë në fusha si turizmi apo në sektorë të rëndësishëm të industrisë, energjetikes e ndërtimit.

Parlamentarët socialist priten nga qeveria dhe opozita greke, për

Leonidas Rokanas, Drejtorin për Çështjet Evropiane dhe Konstantina Kamitsi, Drejtore e Punëve të Jashtme Evropiane, për mbështetjen në procesin integrues të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, ku vlen të përmendet vlerësimi për marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe dëshira e përbashkët e forcimit të tyre në nivel parlamentar;
AI shprehu mbështetjen për çeljen e negociatave dhe mundësinë që vendet e Ballkanit të përfshihen në një proces me shpejtësi të re drejt integrimit në Evropë.
Takime patën dhe me  ish Kryetarin e Bashkisë se Athinës dhe Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështjet Evropiane, Nikitas Kaklamanis, me të cilin diskutuam mbi çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe Kryetarin aktual të Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis, ku u informuan se së shpejti doketë një Qendër Kulturore Shqiptare në Athinë.

Parlamentarët socialist priten nga qeveria dhe opozita greke, për
Një rëndësi të veçante pati takime me  ish Kryeministrin Alexis Tcipras, në kohën e të cilit u arritën disa marrëveshje me impakt në komunitetin tonë shqiptar në Greqi. Ai premtoi se opozita greke do angazhohet në ligjin për pensionet e shqiptarëve duke e ulur periudhën e përftimit në 20 vjet qëndrimi në Greqi dh enjë kuadër ligjor më lehtësues për problemet që hasin ata në përpjekje për ta fituar pensionin.

Në takime u fol dhe për problematikën diplomatike mes dy vendeve, nevojën e heqjes së ligjit të luftës formal me Greqinë si dhe krijimin e një klime pozitive për bizneset në të dy vendet.

Parlamentarët socialist priten nga qeveria dhe opozita greke, për

Pjesë e delegacionit shqiptar ishte Kryetari I Komisionit të Ekonomisë Eduard Shalsi, deputetja e Sarandës Anila Denja, deputeti I Tepelenës Laert Duraj, si dhe deputeti Arben Pëllumbi.

Është hera e parë që në një delegacion parlamentar socialist ftohet në Greqi nga një parti e djathtë në pushtet siç është Nea Demokracia, pa përfshirë në të deputetë të opozitës së djathtë shqiptare, ndoshta për shkak të konflikteve brenda tyre./m.j

Next Post
Analiza/ Madeleine Albright, zë i fuqishëm për liri dhe demokraci!

Analiza/ Madeleine Albright, zë i fuqishëm për liri dhe demokraci!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezullohet ish-drejtori i Policisë së Shkodrës Gentjan Berberi

Pezullohet ish-drejtori i Policisë së Shkodrës Gentjan Berberi

June 25, 2026
100 vjet Prefektura e Tiranës, Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion

100 vjet Prefektura e Tiranës, Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion

June 25, 2026
Dosja “Metamorfoza”, dëshmon Anton Shpatina për vrasjen e Gjin Ndojit

Dosja “Metamorfoza”, dëshmon Anton Shpatina për vrasjen e Gjin Ndojit

June 25, 2026
Nga 1 nëntori rritet në 50 lekë çmimi i biletës për dy linja urbane të Kamzës

Pagesat me kartë në urban, ekspertët: Menaxhimi publik ul kostot dhe shmang rritjen e biletës

June 25, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Reforma Territoriale/ Mazniku: Në Komision duam të dëgjojmë Veliajn dhe të gjithë kryebashkiakët

June 25, 2026
“Unë vij nga Myanmar”, 28-vjeçarja rrëfen jetën në Shqipëri: Ishte e vështirë, por njerëzit më ndihmuan

“Unë vij nga Myanmar”, 28-vjeçarja rrëfen jetën në Shqipëri: Ishte e vështirë, por njerëzit më ndihmuan

June 25, 2026
BE aktivizon sistemin satelitor Copernicus për të ndihmuar Venezuelën pas tërmeteve

BE aktivizon sistemin satelitor Copernicus për të ndihmuar Venezuelën pas tërmeteve

June 25, 2026
Pse protestës i iku edhe ‘mos-shitja e Shqipërisë’?

Pse protestat masive nuk prodhojnë liderë?

June 25, 2026
Lamallari firmos urdhrin: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

Lamallari firmos urdhrin: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

June 25, 2026
Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, masë sigurie për 6 punonjës shtetërorë në Elbasan

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, masë sigurie për 6 punonjës shtetërorë në Elbasan

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In