• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pensionet dhe suplementet, një e drejtë plot shkelje

by A R
15/05/2024 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çështjet e pensioneve më së tepërmi kanë qenë të fokusuara mediatikisht për nivelin e ulët të përfitimit të qytetarëve dhe që nuk është aq i denjë pas  kontributit të një jete pune. Po ashtu në fokus kanë qenë dhe kategori të caktuara që për vështirësi pune, si minatoret apo të tjera kategori, kanë shpalusor gjithmone kërkesën për një pension më special. Porse pak jemi marrë me mënyrën se sa problematika dalin rrugës për qytetarin e thjeshtë në përllogaritjen e pensionit të tij. gjithska në një skemë të ngatërruarë një periudhe kohore që nuk ka një kontinuitet kohor ligjor, por që ndahet me etapa dhe që përllogaritet me etapa. Kjo dhe për shkak të kushteve specifike të Shqipërisë pa dhe pas viteve “90, kur i gjithë sistemi kaloi në kolaps, porse të gjitha këto kthesa historike , ndikojnë me “kthesa” të tjera në tryezat e përllogaritjes së pensioneve nga punonjës të tanishëm shtetërorë.

Në morinë e ankesave të qytetarëve të cilët vërejnë se u “fluturojnë” si pa dashje vite të tëra pune e kontributesh që tashmë ndikojnë në përllogaritje më të ulët të pensionit të tyre, ka një shumëllojshmëri rastesh. Por çfarë të bën përshtypje është fakti se nga vetë nëpunësit që merren me çështjet e pesnionit e të përllogaritjes të tij,  për shumë çështje që mund të jenë të zgjidhshme , krijohen pengesa artificiale që shkaktojnë pakënaqsi, indinjatë dhe fyerje për qytetarin e thjeshtë për gjithë kontributin jetësor që ka dhenë. Ja disa nga rastet e problematikave artificiale që krijohen e që po i  përcjellim në vijim:

  • Në përllogaritjen e viteve të punës deri në vitin 1994, si psh uljen e e tyre me pretekse të ndryshme, si mosllogaritjen e periudhave të stazheve pas mature (1 vit) dhe atyre pasuniversitare.

Mijëra pemsionistëve nuk ju përllogariten vitet 1991- 1994 ku shumica e tyre punuan me licenca në aktivitete private, ndërkohë që kanë paguar detyrimet ekonomike financiare oranë rajoneve ku banonin. Ndonëse janë të regjistruar në regjistrat e rajoneve (lagjeve) përkatëse, dhe ndonëse regjistrat ekzistojnë ende në zyrat përkatëse, çuditërisht ato qëllimisht nuk merren në konsideratë për tu përfshirë në vitet e punës të kryer të qytetarëve për pension.

  • Një tjetër mangësi sfilitëse që vihet re në aplikimet për pension, është se në përllogaritjen për pas vitit 1994, qytetarëve ju mohohen vite e periudha kohore atyre që ndërkohë kanë paguar detyrimet, përfshirë deri në administratorët e kompanive, me pretekste të mungesës së listapagesave që nuk gjenden në system, ose që u mungon emri në listëpagesa. Dhe kjo ndodh dhe me kompani që kanë marrëveshje të firmosura dhe të vulosura më sigurimet shoqërore e me vërtetimet përkatëse që kanë paguar detyrimet vjetore sipas viteve. Pra, edhe nëse eksziston një marrëveshje dhe dihet që janë paguar detyrimet në sigurimet shoqërore, gjendet si shkak mungesa e listëpagesës për të hedhur në kosh vita të tëra pune që përbëjnë vjetërsinë obi të cilën ngrihet përllogaritja e pensionit të qytetarit.

Duket  paradoksale por mëse e vërtetë, çka të bën të mendosh se gjithshka është e qëllimtë për të shmangur sa të jetë e mundur detyrimet ndaj qytetërëve që aplikojnë për pension. Në ato vite kur dhe shteti ish ende në kolaps e në rikonstruksion total të skemës së vet funksionalë pas kaosit administrativ me ndryshimin e regjimeve, është e kuptueshme që disa punonjës në aktivitetet private nuk kanë paguar kontribute. Por që kjo tu mohohet dhe administratorëve të kompanive ndërkohë që kanë ushtruar për vite më rradhë aktivitetin atyre në përputhje me ligjin, jo vetëm në raport me tatimet e detyrimet por dhe me pagesen e sigurimeve shoqërore, kjo e bën më qesharak problemin.

Ndonëse kemi një arshivë që disponon materialet e nevojshme për të mundësuar zgjidhjen e këtyre padrejtësive, për fat të keq dosjet e pensionkërkuesve nuk plotësohe dhe për këtë askush nuk mban përgjegjësi.

  • Një tjetër problematikë që haset është se llogaritjet e pensionit suplementar nuk bëhen mbi bazën e pagave referuese dhe pozicioneve të personave që kanë punuar para viteve 1994 dhe mbushur moshën e e pensionit në vitet 2010 – 2024, por ato përllogariten me pagat minimale e koeficentë të ulët. Një nga kategoritë më të dëmtuara në këtë drejtim janë ushtarakët, rrogat e njësuara të të cilëve, duke iu referuar kohës që kanë mbushur moshën e pensionit dhe detyrat e pozicionet që kanë patur para vitit 1994, janë përllogaritur qëllimisht keq nga sektori i suplementit, çka ka prekur ndjeshëm interesat e kesaj kategorie në të drejtat e pensionit.

E veçanta e gjithë kësaj situate, është se ndonëse ankimimet janë të shumta, ato ngecin në kalvarin e burokracisë që pak tenton të zgjidhë por më së shumti bëhet pengesë duke e mbytur të drejtën e qytetarit në kënetën e morisë së ligjeve, ndryshimeve, VKM-ve dhe të urdhëresave të brendshme. Nuk dihet një rast i vetëm që një punonjës i sektorit të suplementeve të ketë mbajtur përgjegjësi në shumën e madhe të ankesave, ndonëse ligjërisht çdo punonjës mban përgjegjësi individuale për dosjet që përllogarit. Dhe ndërkohë , e drejta e shkelur e qytetarit për pensionin mbi bazën e kontributeve të tij, është ulëritëse. Si i bëhet?

Next Post
Gjekmarkaj: PS dështoi me “Shqipëria që Duam”, po kërkon “Opozitën që Duam”

Gazment Bardhi me "pushime", pas 'takimit' në SPAK shtyn edhe diskutimin për rezolutën e PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Zbardhet i plotë vendimi i qeverisë/ Paga minimale rritet në 50 mijë lekë, hyn në fuqi nga 1 janari 2026

December 19, 2025
Miratohet vendimi, paga shpërblim për efektivët e Gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë

Ndryshime në qeveri/ Ministria e Mbrojtjes me një zv.ministër të ri, Rama firmos emërimin (EMRI)

December 19, 2025
Tjetërsonte pronat në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë për përfitime personale/ Arrestohet në Kosovë ish-ministri

Tjetërsonte pronat në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë për përfitime personale/ Arrestohet në Kosovë ish-ministri

December 19, 2025
Shitja e kukullave seksuale/ Refuzohet nga gjykata franceze pezullimi i faqes zyrtare të Shein! Vendoset verifikimi i moshës 

Shitja e kukullave seksuale/ Refuzohet nga gjykata franceze pezullimi i faqes zyrtare të Shein! Vendoset verifikimi i moshës 

December 19, 2025
Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

December 19, 2025
VIDEO/ Acarohet Bardhi te “Mandatet”, i thotë Peleshit: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?! Cakto datën! Turp.. Berisha publikon pamjet

VIDEO/ Acarohet Bardhi te “Mandatet”, i thotë Peleshit: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?! Cakto datën! Turp.. Berisha publikon pamjet

December 19, 2025
Deputeti Korreshi “kthen” Kryeministrinë në USB: Mbyllja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, zvarritje që të..

Deputeti Korreshi “kthen” Kryeministrinë në USB: Mbyllja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, zvarritje që të..

December 19, 2025
VIDEO/Fermerët në protestë para shtëpisë së Macron! Lakra, goma, kamionë me baltë dhe një arkivol para banesës së presidentit…

VIDEO/Fermerët në protestë para shtëpisë së Macron! Lakra, goma, kamionë me baltë dhe një arkivol para banesës së presidentit…

December 19, 2025
Kryebashkiaku i Shkodrës në SPAK,  lë pas dy orësh ambientet e Prokurorisë së Posaçme

Kryebashkiaku i Shkodrës në SPAK, lë pas dy orësh ambientet e Prokurorisë së Posaçme

December 19, 2025
VIDEO-Pamjet e shtëpisë së Big Brother VIP/ Arjan Curri, Shpat Kasapi dhe Arbenita banorë? E zbulon moderatori

Big Brother VIP 5, ja banori i parë/Moderatori e konfirmon, heq kollaren në mbyllje të emisionit e thotë: Shihemi në shtëpi!

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In