• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pensionet, 39 përqind e grave nuk përfitojnë

by A R
26/10/2015 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në raportin e fundit të Kombeve të Bashkuara, mbi Progresin e Femrave për 2015-2016, thuhet se ky progres do të ecte në linjë të njëjtë me një transformim të ekonomisë, pasi roli i femrës për stabilitetin ekonomik të shoqërisë është i madh. Ndër vite, roli i femrave është rritur dukshëm në shoqëri, me arsimim më të lartë, me pjesëmarrje më të lartë në punë, si dhe mbajtjen e posteve të rëndësishme. Por, hendeku mes gjinive mbetet ende evident, sidomos në analizën e varfërisë, pensionit dhe aftësisë për të përballuar shërbime shëndetësore.

Mosha

Mosha ka një implikim specifik për femrat dhe për barazinë në të ardhura. Raporti tregon se gratë kanë prirje të jetojnë më tepër se sa burrat. Së dyti, ata kanë më pak akses në toka apo asete të tjera, që do të mund të sillte për to një standard më të mirë jetese, kur janë të moshuara. Në Europë citon Raporti i UN, gratë janë më të predispozuara që të vuajnë nga varfëria kur janë të moshuara, se sa burrat. E treta arsye është se gratë “supozohet” se martohen me burra më të vjetër se sa vetja, ndaj gruaja qëndron një pjesë të jetës pa asnjë ndihmë (sidomos në vendet që kanë më tepër varfëri, jo siguracione shoqërore dhe shëndetësore etj.)

Sa i përket analizës së Shqipërisë, në vijim të logjikës së kushteve të jetesës, gratë në vendin tonë jetojnë në ambiente më të varfra se sa burrat, përfshirë moshën nga 20-59 vjeç.

Pensioni

Momentalisht, gratë përballen me disavantazhe në kontributet shoqërore, sipas skemës së pensioneve, krahasuar me burrat. Kjo, pasi gratë që marrin pjesë në tregun e punës janë më të pakta në numër se sa gjinia tjetër. Përpos kësaj, numri i tyre në punët informale apo part-time janë më të shumta. Hendeku mes gjinive në përfitimin e pensionit ekziston edhe në vendin tonë, ku sipas të dhënave të raportit, 39 % e grave shqiptare nuk përfitojnë pension. Për burrat shifrat flasin për një mbulim 100 %, një paraqitje pozitive dhe madje më e lartë se sa mbulimi edhe në Kroaci. (85%)

Shëndeti

Synimi i të pasurit një mbulimi sa më të gjerë me shërbime shëndetësore lidhet ngushtësisht me mundësinë për t’i përballuar këto shërbime, tregon raporti, duke shtuar se barrierat financiare mes gjinive lidhen edhe me shërbimet e shëndetit. Së fundmi, disa qeveri në Evropë kanë nisur që të shikojnë mundësitë se si shërbimet shëndetësore të jenë më të përballueshme për të gjithë. Në Shqipëri, rreth 70 % e grave përballen me barrierat më të mëdha në përballueshmërinë e shërbimeve shëndetësore.

Varfëria dhe edukimi

Varfëria lidhet ngushtë me nivelin e edukimit, lidhje të cilën prej vitesh tashmë shumë shtete të botës nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhjet kyçe. Por, raporti i UN tregon edhe se sërish në këtë temë, ekzistojnë hendeqe mes gjinive. 62.7 % e grave në Shqipëri kanë arsim të mesëm, krahasuar me 73.5 % të burrave. Raporti tregon se niveli i grave analfabete ka zbritur në 3 %, sërish më e lartë se sa burrat, me 1.8%.

Kushtet e punës

Sa i përket kushteve të punës, duket se ligjet rregullojnë mirë çështjet e mëmësisë edhe në vendin tonë, duke qenë se leja e lindjes dhe pagesa gjatë lejes janë në standardet e vendeve të tjera evropiane. Edhe të tjerë elemente si abuzimet në punë, diskriminimi etj. mbulohen me ligj.

MONITOR

Next Post

Turqi, luftime me policisë dhe militantëve të ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In