• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pengu i Drejtësisë së munguar/ Në tetë muaj, gjashtë gra u vranë nga burrat, që liruan gjyqtarët dhe prokurorët

by Java News
11/09/2021 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë gra janë ekzekutuar nga bashkëshortët në tetë muajt e parë të vitit. Shkaqet kanë qenë nga më të ndryshmet, në disa raste sistemi i drejtësisë u ka dhënë lirinë burrave vrasës, ndërsa disa gra kanë qenë me urdhër mbrojtjeje gjatë kohës që janë vrarë.

Fatin tragjik të Sabrina Bengajt, e kanë pasur edhe pesë gra të tjera përgjatë tetë muajve të parë të vitit 2021. Dhuna, problemet ekonomike dhe vrasjet për nderë kanë tronditur vendin nga veriu në jug edhe në pesë raste të tjera kur burrat kanë ekzekutuar gratë e tyre. Sërish, organet e drejtësisë dështuan të mbrojnë familjen.

17 mars – vritet Irvana Hyka në Fier

Demokrat Medinaj, 29 vjeç, goditi për vdekje 31 herë me thikë gruan e tij, Irvana Hyka, 28 vjeçae. E reja ishte 6 javësh shtatzënë. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 17 marsit në lagjen “Sheq i madh” të Fierit, në sytë e fëmijëve të çiftit. Menjëherë pas ekzekutimit të bashkëshortes, Medinaj u largua nga banesa dhe u gjetën një ditë më vonë i vetëvrarë. Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jetë bërë një zënkë mes çiftit, ndërsa familjarët, në atë kohë, deklaruan se nuk ishin në dijeni të ndonjë problemi që ata të kenë pasur.

10 prill – vritet Fëllënxa Shirja në Kavajë

Burri i vuri flakën bashkëshortes së tij për së gjalli në makinë në fshatin Manskuri të Kavajës. Ngjarja horror ndodhi të shtunën e 10 prillit, kur Fëllënza Shirja, 45 vjeçe, u gjet e shkrumbuar në makinë. Pak metra më tutje, i vetëvarur në një pemë u gjet bashkëshorti i saj, Bilbil Shirja, 48 vjeç, i cili pasi i vuri flakën bashkëshortes, u vetëflijua. Viktimat ishin prindër të dy fëmijëve, një vajze dhe një djali. Shkak i krimit horror është bërë xhelozia. Çifti ishte në prag ndarjeje prej më se 2 muaj ato ditë do të mbahej seanca përfundimtare për divorcin.

6 maj – vritet Luljeta Buzo në Elbasan

54-vjeçarja Luljeta Buzo, sapo kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit në Gjykatën e Elbasanit, kur bashkëshorti Koço Buzo, që po e priste jashtë, është afruar dhe ka qëlluar fillimisht me thikë dhe më pas e ka qëlluar 7 herë me kallashnikov pas shpine. Sapo ka ndodhur ngjarja autori është neutralizuar nga personat në rrugë dhe policia duke e arrestuar. Pas krimit 58-vjeçari ka thënë se gruaja donte që të ndahej prej tij dhe këtu kishte nisur zanafilla e konfliktit. Buzo ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje për dhunën që bashkëshorti i kishte ushtruar, por kjo nuk e ndaloi agresorin për ta ekzekutuar gruan para gjykatës.

7 qershor – vritet Menderie Bici në Librazhd

Menderie Bici, 53 vjeçe, u ekzekutua me sëpatë nga bashkëshorti i saj 56-vjeçar, Qemal Bici. Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 7 qershor në Dragustrinjë të Librazhdit. Bici, pasi ekzekutoi në mënyrë horror të shoqen, vari edhe veten. Çifti patën një sherr, ku situata agravoi, ndërsa burri mori më pas sëpatën dhe qëlloi gruan e tij në dhomën e gjumit pas koke duke e lënë të vdekur në vend. Qemal Bici ka qenë person problematik, i alkoolizuar dhe shpenzonte shumë paratë. Më herët bashkëshortja e kishte kallëzuar në polici për dhunë.

5 korrik – vritet Klarita Ismalaja në Fushë-Krujë

Artan Ismalaja goditi me thikë gruan e tij, Klarita Ismalaja, në makinë në Fushë Krujë në datën 5 korrik. Si pasojë e plagëve të marra në qafë, e reja vdiq si pasojë e hemorragjisë. Pas vrasjes së bashkëshortes, Artani ka tentuar të vrasë edhe veten, por u nis drejt Spitalit të Traumës dhe kaloi rrezikun për jetën. Çifti kishte dy djem, më i madhi është 23-vjeç dhe jetonin prej vitesh në Tiranë. 51-vjeçari, Artan Ismalaja është kameraman dhe kishte një biznesi pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në kryeqytet. Konflikti mes tyre kishte nisur pasi çifti do të shiste shtëpinë e prindërve të viktimës, pasi familja e vajzës do të transferohej në Tiranë.

Shqiptarja.com

Next Post
Premier League si dikur/ Kryesuesit kokë-më-kokë, Chelsea fiton ndaj Aston Villës baraz me Manchester United

Premier League si dikur/ Kryesuesit kokë-më-kokë, Chelsea fiton ndaj Aston Villës baraz me Manchester United

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In