• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pengu Basha u pajis me vizë të SHBA ditët e fundit”/ Harxhi: As 7 pikat e majta të Bashës as Rama s’zgjidhin krizën energjetike

by Java News
04/10/2021 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria nuk mund të dalë nga kriza energjetike e as me propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha, as me qeverisjen e Kryeministrit Edi Rama. Kështu ka deklaruar në studion e ‘Report Tv’, ish-kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi. Sipas saj, 7 propozimet e Bashes kanë karakter të majtë dhe kriza nuk mund të zgjidhet me subvencione pasi kështu mund të rritet borxhi i jashtëm dhe Shqipëri atë kalojë në një krizë ekonomike. Sakaq, vetë ajo poropozon si zgjidhje një politikë afatgjatë në këtë sektor.

“Unë nuk mund që Shqipëria mund të afektohet lehtë nga një krizë ekonomike, jemi një vend me 3 milionë banorë, GDP të ulët dhe papunësi e ulët. Nuk mendoj se vjen si pasojë e keqmenaxhimit, por si e abuzimit total me fondet publike dhe buxhetin e Shqipërisë. Përdorimi pa asnjë lloj kontrolli i parave, duke përfshirë situatën e zgjedhjeve. Ne duhet të jemi të gatshëm përballë krizave.

Borxhi është shumë i lartë dhe situata nuk zgjidhet me atë që thotë kryeministri, apo me atë që thotë Basha me subvencione. Propozimi i Bashës është i majtë për vetë faktin se të djathtët nuk veprojnë me subvencione. Kjo krizë nuk mund të zgjidhet nëse subvencionohet gjithë popullsia sepse do rritet borxhi i jashtëm dhe Shqipëria do kalojë një krizë ekonomike. Nga kjo krizë mund të dilet por nuk është subvencioni. Gjithë populli është e pamundur të subvencionohet, duhet të kalosh në një politikë afatgjatë, që jam e sigurt që Rama nuk e bën. Kreu i PD, që duhet të jetë i djathë propozon akoma linja që s’kanë asgjë të përbashkët me të djathtën”, tha Harxhi.

Kriza energjetike ka prekur të gjithë botën, ndërsa kryeministri Rama në një deklaratë të papritur për mediat një ditë më parë, tha se pasojat do të ndihen edhe në Shqipëri. Kryeministri tha se në përballimin e kësaj krize qeveria do u qëndrojë pranë shtresave në nevojë, konsumatorët familjarë, si edhe biznesin e vogël.

Harxhi bëri një deklaratë të fortë drejtuar kreut të Partisë Demokratike. Ajo tha se Basha e përjashtoi ‘babain’ e tij politik, Sali Berishën për tu pajisur me vizën amerikane që sipas Harxhit e ka marrë atë përsëri ditët e fundit.

“E kam thënë e para në studion e Report Tv përballë gazetarit Denis Minga që nuk mund të udhëtonte se nuk kishte marr dot një vizë diplomatike. Deklarata e Koalarit qëndron. Por unë kam informacione që ditët e fundit Basha është pajisur me vizë ditët e fundit. Pengu është gjithmonë peng dhe jam e sigurt që ai ka arritur të bëjë atë që mendonte që mund të çonte në SHBA dhe e kreu misionin”, tha Harxhi.

Lidhur me deklaraten e Yuri Kim nga selia blu, pasi erdhi nga SHBA, Harxhi tha se mbështetja e saj nuk është për Bashën por për Partinë Demokratike, pasi Amerika nuk e do një parti pa kryetar. Referuar foltores së Berishës Harxhi nuk përjashtoi mundësinë e përjashtimit të Bashës nga posti i kryetarit pasi të mblidhet Kuvendi Kombëtar.

“Kriza politike që ka PD është ajo e cila që mban të frenuar ndërgjegjësimin e popullsisë. Bashën kam muaj që nuk e quaj më kryetar, duhet të ishte larguar, nuk ishte larguar ende. Mendoj që është një krizë e thellë. Ka një rënë të madhe, kriza më e fortë se e 97’. Ne kishim një lidership atëherë, por nuk e kemi më. Po shkohet drejt një Kuvendi Kombëtar. Absolutisht që mund të mblidhet dhe një numër i madh firmash nga anëtarët mund të kalojnë në disa ndryshime rrënjësore por pse jo edhe përjashtimin e Bashës. Jam e sigurt që mund ta bëjë. Kur ta bëjë do kemi demokraci për herë të parë pas 30 vitesh.

Basha nuk ka marrë votëbesim nga PD për faktin se ai nuk është votuar as nga gjysma e anëtarëve që doli në votim atë ditë. Në vend që të merrej me masakrën elektorale u mor me zgjedhjen e tij si kryetar. Nuk mu duk si një deklaratë që mbështeste Bashën, po PD. SHBA përveçse janë aleati ynë i Shqipërisë por edhe i PD, janë në të njëjti kohë edhe vendi më pragmatist dhe nuk do ta dëshironin kurrë një kryetar pa parti. Me përkrahjen që po i jepet Berishës, por edhe ideve të tij për të ringritur PD, sepse edhe unë e mbështes për këtë arsye Grupin për PD, pasi aty flasim për demokraci të brendshme”, vijoi Harxhi./m.j

Next Post
Greqi/ Vaksina e gripit dhe COVID injektohen në të njëjtën ditë

Greqi/ Vaksina e gripit dhe COVID injektohen në të njëjtën ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In