Momente paniku në Los Anxheles, ku një person mori 40 pengje brenda një supermarketi në Hollywood. Si pasojë e panikut nga ndërhyrja e policisë pengmarrësi vrau një grua.
Në pamjet e shpërndara nga mediat amerikane, shihen njerëz të tmerruar, që dalin nga dritaret e supermarketit.
Gjithçka nisi nga banesa e autorit, një 28-vjeçar afro-amerikan, i cili pas një zënke me familjarët kishte hapur zjarr ndaj tyre duke i plagosur. Zënka u pasua nga një ndjekje me makina dhe të shtëna, duke terrorizuar të gjithë banorët e zonës. Pas bllokimit në supermarket dhe negociatave me policinë që zgjatën rreth 3 orë, agresori u dorëzua dhe pengjet u lanë të lirë.
Policia e Los Angeles njoftoi se të gjithë pengjet janë në gjendje të mirë, disa prej tyre morën ndihmë mjekësore si pasojë e traumës psikologjike. /b.d