• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pengmarrje, grabitje e tentativa përdhunimi, vajzat e abuzuara rrëfejnë tmerrin nga 41-vjeçari

by A R
27/02/2017 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 41-vjeçar që u arrestua dy ditë më parë për përndjekjen dhe ngacmimin seksual të një vajze në Kamzë, është kallëzuar edhe nga dy vajza të tjera, raporton “Panorama”.

Shtetasi Saba Shkoza, që për Policinë konsiderohej person me rrezikshmëri, ka tentuar të abuzojë seksualisht me 25-vjeçaren me iniciale A.K., në rrugën “Beslidhja”, e cila ka arritur të largohet me vrap dhe e ka denoncuar në Komisariatin nr.5.

Por edhe dy vajza të tjera nga Kamza kanë përjetuar të njëjtën frikë si ajo, disa javë më parë nga i njëjti person. Ato janë paraqitur në polici dhe kanë denoncuar 41-vjeçarin për përndjekje e ngacmim seksual, madje kanë thënë se ai ka tentuar t’i fusë me forcë në makinë, por u kanë ardhur në ndihmë kalimtarët.

Shkoza, familja e të cilit jeton në fshatin Priskë të Tiranës, që pas daljes nga burgu u zhvendos të jetonte në Kamzë, për shkak të problemeve që kishte me banorët, nisur nga e shkuara e tij problematike. Edhe pasi rifitoi lirinë, ai u procedua disa herë nga Policia për vjedhje.

Ndërsa më parë, në vitin 2008, ka qenë i arrestuar për pengmarrje dhe është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Më 9 shtator 2008, shtetasi i rrëmbyer Y.Seferi ka denoncuar në Policinë e Tiranës se për 9 orë është mbajtur peng nga një person që më vonë u identifikua si shtetasi Saba Shkoza.

Më datën 8 shtator, Seferi, pasi ka mbyllur makinën pranë një restoranti në rrugën e Dajtit, është përballur me Saba Shkozën me një automatik në dorë dhe të veshur me rroba kamuflazhi, i cili e ka urdhëruar të ulet në tokë ose përndryshe do ta vriste. Pasi e ka kontrolluar për para nëpër xhepa, i ka hequr lidhëset e këpucëve dhe me to i ka lidhur duart dhe e ka detyruar të futet në pyll.

Pasi ka ecur për 8 orë nëpër pyll, autori me pengun kanë mbërritur në fshatin Selbë të kryeqytetit, ku i ka telefonuar të vëllait të viktimës duke urdhëruar që brenda 30 minutave të sjellë 100 mijë lekë të rinj, në të kundërtën nuk do ta shihte më vëllanë.

Paratë janë grumbulluar nga i vëllai i pengut me iniciale E.S. dhe kushëriri i tyre F.S., të cilët, pas telefonatës së dytë nga pengmarrësi, kanë shkuar në fshatin Përcellash, ku i kanë dorëzuar paratë dhe kanë marrë vëllain e tyre Y.Seferi. Më pas autori është larguar me vrap në mal dhe është arrestuar rreth një muaj pas ngjarjes./a.m.

Next Post
Anti-terrorizmi, Shqipëria fut në listën e zezë ish-kryeministrin afgan

Anti-terrorizmi, Shqipëria fut në listën e zezë ish-kryeministrin afgan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In