• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pengmarrja te Farmacia 10 në Tiranë, arrest me burg autorëve

by Lorenc Vangjeli
29/12/2015 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg“ për shtetasit K.Y dhe M.S, të dyshuar për veprën penale të „Heqjes së paligjshme të lirisë“ në dëm të shtetasit K.Gj, ngjarje e cila ka ndodhur mbrëmjen e datës 25.12.2015, në rr. e Dibrës, në Tiranë.

Në bazë të veprimeve proceduriale të deritanishme, rezulton se shtetasit e dyshuar kanë marrë me dhunë të dëmtuarin dhe e kanë hipur në makinën e tyre, tip BMV. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje janë vënë në dijeni forcat e policisë, të cilët kanë mundur të lirojnë të rrëmbyerin dhe të arrestojnë dy prej personave që morën me dhunë shtetasin K.Gj në mjetin e tyre.

Në deklarimet e para, të marra nga organi procedues, si të dyshuarit, ashtu edhe i dhunuari deklarojnë se duhet të ketë një „ngatërrim në objektiv“, pasi ndërmjet tyre nuk ka pasur konflikt. Gjithësesi, në bazë të deklarimeve të tyre, prokuroria dyshon se thëniet e tyre kanë nevojë për sqarime të mëtejshme.

Sipas asaj që kanë deklaruar personat e përfshirë, mbrëmjen e datës 25.12.2015, një persona ka goditur kamarierin e lokalit „Tuist“, në pronësi të shtetasit K.Y. Sipas kamarierit, personi i panjohur për të e ka goditur, pasi agresori ka pretenduar se kamarieri i kishte ngacmuar motrën. Gjithnjë sipas deklarimeve të personave të përfshirë, pasi është goditur, kamarieri ka njoftuar pronarin e lokalit, i cili, së bashku me dy persona të tjerë ka dalë me mjetin e tij tip BMV x6 që të kërkojë agresorin e kamarierit.

Në rr. e Dibrës, një automjetit tip BMV X6, ku gjendeshin disa persona, ka ndaluar në krah të një mjeti tjetër të parkuar, ku gjendeshin tre persona dhe, prej aty, kanë marrë me forcë shtetasin Klajdi Gjeçi, duke e konsideruar si personin e dyshuar për dhunën ndaj kamarierit. Pasi e kanë hipur me dhunë në mjetin e tyre tip BMV x6, dhe, po sipas deklarimeve të tyre, agresorët e kanë dërguar në lokalin “Tuist”, ku, pasi e kanë përballur me kamarierin e goditur, kanë kuptuar se nuk ishte ai që kishte goditur punonjësin e lokalit.

Pasi kanë bërë këtë përballje, sipas personave të dyshuar, ata kanë synuar ta kthejnë të dëmtuarin Gjeçi në vendin ku e morën. Këtë transport e kanë kryer me një automjet tip Taksi, ku kanë qenë të pranishëm shoferi i mjetit, si edhe shtetasit K.Y, M.S dhe i dëmtuari K.Gj. Pikërisht, pranë rr. së Dibrës, mjeti tip Taksi është ndaluar nga Policia, e cila kishte organizuar shërbime kontrolli për këtë rast.

Nga të dhënat e deritanishme, pavarësisht deklarimeve të personave të përfshirë, Prokuroria e Tiranës vlerëson se ka ende elementë që nevojiten për t’u sqaruar dhe ka krijuar dyshimet se shtetasit K.Y dhe M.S kanë konsumuar elementët e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal.

Next Post

Si ishte Greta Koçi... përpara se të bënte "16 vjeç" (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

SHBA zhbllokon 600 milionë dollarë për vaksinat në vendet më të varfra

July 30, 2026
“Moment delikat, respektoni privatësinë”, Milan përgënjeshtron lajmin e vdekjes së kapitenit legjendar

“Moment delikat, respektoni privatësinë”, Milan përgënjeshtron lajmin e vdekjes së kapitenit legjendar

July 30, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

10 vjet Reforma e Drejtësisë: 8 pyetje nga një përvojë personale

July 30, 2026
“Vija e Verdhë po lëviz çdo ditë”/ Izraeli po ndërton barriera të reja tokësore në Gaza dhe po zhvendos familje

“Vija e Verdhë po lëviz çdo ditë”/ Izraeli po ndërton barriera të reja tokësore në Gaza dhe po zhvendos familje

July 30, 2026
Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, vijojnë operacionet e shpëtimit

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, vijojnë operacionet e shpëtimit

July 30, 2026
Airbnb sjell fitime rekord: Deri në 200 euro nata për një apartament në Shqipëri

Airbnb sjell fitime rekord: Deri në 200 euro nata për një apartament në Shqipëri

July 30, 2026
Pas Adnan Xholit, edhe Rovena Zoto në garë për Kryeprokurore! Aplikimet mbyllen më 1 Gusht

Pas Adnan Xholit, edhe Rovena Zoto në garë për Kryeprokurore! Aplikimet mbyllen më 1 Gusht

July 30, 2026
Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

July 30, 2026
Rusia sulmon Ukrainën me raketa e dronë, të paktën 8 të vrarë dhe 45 të plagosur

Rusia sulmon Ukrainën me raketa e dronë, të paktën 8 të vrarë dhe 45 të plagosur

July 30, 2026
VIDEO / Sistemimi i plazhit të Vlorës, Rama: Hapësirë e lirë dhe çadrat falas

Plazhi dhe sëmundjet reumatizmale, kush përfiton dhe kush duhet të bëjë kujdes

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com