• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pengmarrja në Selenicë/ “Babi, më bëri gjëra që nuk t’i them dot”, kryeplaku tregon si vajza e dytë e familjes shpëtoi nga autori

by
17/07/2022 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme mbarë opinioni është tronditur nga ngjarja horror që ndodhi në fshatin Brataj të Selenicës, ku 37-vjeçari Vitrin Çobaj hyri në banesën e një familje me 8 anëtarë për të vjedhur, mirëpo përdhunoi dhe vajzën e shtëpisë.

Kryeplaku i fshatit Qemal Malaj ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja tronditëse.

Ndërsa, sa i përket dyshimeve se autori kishte abuzuar seksualisht me vajzën e madhe të familjes, kryeplaku bëri me dije se vajza filimisht e mohoi një gjë të tillë, mirëpo më pas para policisë e pohoi dhe tregoi gjithçka.

Më vonë ajo i tregoi të atit se 37-vjeçari e kishte përdhunuar se ka bërë me të gjëra të turpshme që nuk ia tregonte dot babait.

“Vajza e dytë u kishte kërkuar ndihmë banorëve të fshatit. Ata e adresuan për të unë. Më marrin në telefon më tregojnë ngjarjen, mora në telefon punonjësit e policisë, por ata ishin në një zonë që nuk u kapte telefoni. Kishte vajtur një person i armatosur me armë e me thikë, ka kërcënuar dhe ka lidhur prindërit. Ajo kishte shpëtuar nga atje dhe erdhi e tmerruar poshtë, sepse shtëpinë e kanë shumë larg nga qendra e fshatit. Menjëherë policia u tregua e gatshme.

Vajtën te shtëpia . Autori ditën e parë kishte ardhur për të blerë një viç, e kishte marrë me gjysmë çmimi. Dje në orën 6 ka kërcënuar dhe u ka marrë lekët. Sot babai me vajzën shkuan në Vlore me par borxh.

Autori ka lidhur prindërit dhe fëmijët i ka çuar të gjithë në një dhomë. Vajza e dytë thotë se doli nga dhoma dhe iku me vrap nga atje dhe lajmëroi bashkëfshatarët dhe kryeplakun.

Problemi me vajzën e madhe të familjes që është abuzuar nisi sot, policia e mori në pyetje vajzën në prani të nënës dhe ajo nuk tha asgjë. Por më vonë vajza i ka thënë babait që autori e kishte përdhunuar dhe se i ka bërë gjëra që nuk i thotë dot. Janë të gjithë me aftësi të kufizuara. Jetojnë me ndihma, në kushte të vështira ekonomike”, shprehet kryeplaku.

Kujtojmë se Çobaj ka shkuar në banesën e shtetasit F. F., 47 vjeç, rreth orës 06:00 të së shtunës, me maskë të kuqe dhe ka kërcënuar me armë çifte familjarët.

Sipas dëshmisë së tyre, mësohet se ai ka tentuar të abuzojë me gruan, por ka abuzuar me vajzën 17 vjeçe, e cila kishte probleme invaliditeti që lidhen me shikimin me aftësi të kufizuar.

/e.d

Next Post
COVID në Shqipëri: Sërish shifra të larta, infektohen 1062 qytetarë, asnjë humbje jete në 24 orë

COVID në Shqipëri: Sërish shifra të larta, infektohen 1062 qytetarë, asnjë humbje jete në 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com