Teksa protesta e studentëve është shuar prej kohësh, pedagogë të orentuar djathtas, deputetë të PD-së janë angazhuar në mënyrë që të mos lejojnë të bëjnë mësim pjesën dërrmuese të studentëve në disa fakultete të vendit, si psh. në Shkodër, fakultetin e Shkencave Sociale dhe atë të Histori-Filologjisë në Tiranë.
Në rrjetet sociale po qarkullon një bisedë e kryer që nxjerr zbuluar Partinë Demokratike ku deputeti i këtij subjekti politik Bardh Spahia bisedon në ëhatsapp me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi lidhur me bllokimin e mësimit në Universitetin e Shkodrës. Siç shihet edhe nga biseda e publikuar më poshtë, Ademi dhe Bardh Spahia me urdhër të ardhur nga instancat drejtuese të PD-së sponsorizojnë një grusht studentësh, militantë të Partisë Demokratike, të cilët nuk lejojnë pjesën dërrmuese të studentëve të bëjnë mësim duke bllokuar ambientet e Universitetit. (Lexo.al)
/a.meta