• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pengmarrja e Jan Prengës/ Gruaja e Altin Hajrit: Bëri 2 vite burg në Holandë, u kthye në dhjetor…

by A R
03/02/2020 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa forcat e ndërhyrjes së shpejte u zëvendësuan me bujë në hyrje të resortit Golden nga  Operacioni Forca e Ligjit, policia nuk ka asnjë të dhënë se ku gjendet Altin Hajri, i kërkuar prej ditësh, por pa asnjë gjurmë.

36 vjeçari konsiderohet aktiv me veprime në brendësi të kompleksit aty ku besohet se Jan Prenga u soll i pajetë nga katër shkodranë të kërkuar ende dhe më pas u planifikua edhe zhdukja e trupit të tij.

Në vazhdën e hetimeve ku janë përfshirë edhe pasuritë e emrave të lakuar si organizatorë të pengmarrjes, prokuroria ka pyetur ndërkohë familjarë të Altin Hajrit, jo vetëm për adresën e 36 vjeçarit i skeduar edhe më herët për problemet me narkotrafikun, por edhe për pronësinë e kompleksin Golden.

Burimet e sigurta të Top Channel bëjnë me dije se është pyetur bashkëshortja e Altin Hajrit , shtetasja me inicialet V . H. Gruaja sipas burimeve të Top Channel tregon se Altin Hajri është kthyer në Shqipëri në datën 30 dhjetor 2019 pasi për dy vite ka vuajtur një dënim në Holandë.

Gruaja tregon se ajo nuk e di kujt i përket  Golden. Por me menaxhimin e  kompleksit “merret vjehrra ime” shton më tej dëshmitarja. Gjithashtu sipas dëshmitares kompleksi ka si menaxher shtetasin Olsi Turja, ndërsa të ardhurat që burojnë nga kompleksi administrohen nga familja e Altinit si dhe tre fëmijët e çiftit thuhet më tej në dëshmi.

Olsi Turja është lëne nën arrest me burg sëbashku me katër të tjerë, shumica të afërm të Altin Hajrit . Kamera e sigurisë  që është nisur për ekspertim shfaq disa persona që  nxjerrin të pajetë Jan Prengën dhe e hipin në makina të tjera . 49 vjeçari, sipas dëshmisë së vëllait të tij të quajtur Anton Prenga, u rrëmbye për të kërcënuar vëllain tjetër Astrit Prenga i cili bashkë me shtetasin Gëzim Shullani kishin nxjerrë nga porti për llogari të një anglezi dhe një iraniani ngarkesën prej 260 kilogramë kokainë por që më pas nuk e kishin dorëzuar.

Kjo ngarkesë i përkiste grupit të Gentjan Doçit, edhe ky i kërkuar dhe siç rezulton nga dëshmia e vëllait të pengut, ai kishte realizuar rrëmbimin në Shqipëri, ndërsa emri i shkodranit i është treguar familjes përmes telefonit nga një tjetër bashkëpunëtor, i quajtur Gramoz Rexhepi që mendohet se ka siguruar drogën në Ekuador.

Pengu u rrëmbye në datën 17 janar ora 10.54 me mjetin Range Rover ndërkohë që ky automjet hyn në kompleks në orën 11.35 të së njëjtës dite, për t’u djegur më pas në orën 20.29 minuta.

Next Post
Dedikimi i veçantë i Elvana Gjatës: Gëzuar ditën tënde të lindjes gjysma ime!

Dedikimi i veçantë i Elvana Gjatës: Gëzuar ditën tënde të lindjes gjysma ime!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

March 19, 2026
Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

March 19, 2026
Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

March 19, 2026
Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

March 19, 2026
Live! Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Mbështet mbylljen e negociatave deri në 2027

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, Elisa Spiropali: Krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare!

March 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Ndarja nga jeta e gazetarit Lapardhaja, Preç Zogaj: Shembulli i intelektualit ekzigjent me integritet të lartë

March 19, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In