Të paktën 20 persona u vranë nga terroristët pas një pengmarrjeje, ndërkohë që forcat e sigurisë vranë gjashtë terroristë, përgjegjës për incidentin në fjalë, deklaroi sot kryeministri bangladeshas, Sheikh Hasina.
Ai shtoi se komandot kishin shpëtuar 13 pengje si edhe kishin kapur një prej terroristëve.
“Shpëtuam 13 persona, por nuk mundëm dot të shpëtonim disa të tjerë”, theksoi ai.
Ndërkohë, diplomatë të ndryshëm thanë se mes pengjeve kishte disa italianë dhe japonezë.
“Asnjë akt terrorist nuk do të tolerohet në Bangladesh”, deklaroi kryeministri Hasina.
Sipas medias, përgjegjësinë për sulmin e mori ISIS-i.
Persona të armatosur morën peng dje në mbrëmje një numër të papërcaktuar personash, përfshirë edhe persona me nënshtetësi të huaj, në një restorant spanjoll në zonën diplomatike të Dakas. (java /r.a)