• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Peng i atyre që gënjeu!

by Mero Baze
10/07/2019 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ballshi nuk është ndonjë bastion i PD. Në tërësi, Mallkastra është një bastion i së majtës, bile të majtës ekstreme. Në zgjedhjet e vitit 2015 për Bashki, për shkak se socialistët ia lanë zonë të lirë LSI-së, aty fitoi PD.

Ndaj dhe shumë vetë, mund të habiten kur shikojnë se si sot pasdite, mes shiut dhe zagushisë së korrikut, Lulzim Basha ka marrë rrugën të shkojë në Ballsh, ku nuk ka qenë thuajse kurrë.

Ai tani ka një hall më të madh se sa zgjedhjet e 30 qershorit. Ai ka problem se si të frenojë debatet që po shpërthejnë nga ish- kryetarët në detyrë të bashkive të PD, që ai i gënjeu para 30 qershorit, duke i “garantuar” se 30 qershori nuk do të ndodhë, nuk do të lejohet dhe nuk do të njihet, dhe se ata nuk duhet të kandidonin si të pavarur, ose me ndonjë forcë tjetër politike.

Kapllanaj në Mallakastër ka qenë një prej tyre, i cili nuk është se vinte nga PD, por ishte kryetar bashkie falë kontradiktave mes PS dhe LSI në zgjedhjet e 2015.

Lulzim Basha tani po përballet me problemin e dështimit të tij më 30 qershor. Siguria që ju dha disa prej kandidatëve në detyrë si kryetarë bashkishë, se më 30 qershor nuk ka zgjedhje, e ka përballur atë, dy ditët e fundit, me një agresion nga disa prej kryetarëve të bashkive ende në detyrë, kryesisht atij të Kamzës, Vorës, Mallakastrës etj.

I dyshuar se i ka sakrifikuar ata për interesat e tij, duke u tërhequr në hapat e fundit nga bllokimi i zgjedhjeve të 30 qershorit, Lulzim Basha do të duhet tani të kthehet në një lloj pengu të tyre, duke u detyruar të shfaqet në publik si garant i tyre.

Shëtitja e tij sot pasdite në Ballsh ishte një poshtërim publik që kryetari Kapllanaj i bën kryetarit të PD, për të lëpirë vetë atë që ka pështyrë mbi 30 qershorin. Së paku ai do të jetë i qetë në Ballsh para mbështetësve të vet, duke u treguar se kush i mori më qafë.

Dhe Basha ngjante vërtet një kryetar i marrë peng, që shetitej rrugëve të qytetit në krah të Agron Kapllanajt, duke deklaruar se ai nuk do të dalë nga Bashkia derisa të ribëhen zgjedhjet.

Natyrisht, kjo nuk është se e qetëson Kapllanajn, apo Mziun, apo Fiqon në Vorë, por Basha po përpiqet të ndalë sulmet e orëve të para ndaj tij, pikërisht nga kryebashkiakët që gënjeu.

Ndaj mos u çudisni këto ditë kur ta shikoni në Kamëz, në Vorë, në Selenicë, në Shkodër, në Lezhë dhe Vaun e Dejës, për t’i qetësuar se ka një plan të ri.

I fiksuar nga ideja se ndaj tij mund të ketë revoltë, ai po përpiqet të artikulojë sa më shumë fjali të tipit, “PD doli më e bashkuar nga zgjedhjet”, apo të shpikë një gënjeshtër të re, që zgjedhjet do të ribëhen.

I gjithë halli i tij është sa të kalojnë këto muajtë e verës pa sherre dhe pa shpërthyer ende ndonjë prej kryetarëve të bashkive që do ngelen pa punë.

Dhe për këtë, sot ka marrë rrugën deri në Ballsh, pas sherrit që pati dy ditë më parë me kryebashkiakun e Ballshit në takimin që pati në selinë e SHQUP.

Njësoj do ta shikoni dhe në qytetet e tjera ku ka pasur bashkitë PD.

Njeriu që i genjeu para 30 qershorit, duke u hequr si “zoti” i tyre, tani do të jetë ca kohë shërbëtori i tyre, vetëm që ata të mos ngrejnë zërin.

Pas disa mujash, pastaj nuk ka më rëndësi, se mund t’i nxjerrë dhe armiq. Këto dy muajt e parë e ka pak problem dhe është gati të kthehet në një kryetar të marrë peng prej tyre, që ta shëtisin si arusha “Mira” nëpër qytet, për t’u treguar se kush i mori më qafë.(Tema)

Next Post
Jonida Maliqi: Festivali i RTSH-së nuk më ka paguar akoma

Jonida Maliqi: Festivali i RTSH-së nuk më ka paguar akoma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e çftit në Balldren, shpallen në kërkim tre autorët e dyshuar, ja motivi i ngjarjes

Vrasja e çftit në Balldren, shpallen në kërkim tre autorët e dyshuar, ja motivi i ngjarjes

April 27, 2026
Meta prapa ‘kafazit’, avokati debaton ashpër me gjyqtaren: Të mos mbahet aty gjatë seancave

Meta prapa ‘kafazit’, avokati debaton ashpër me gjyqtaren: Të mos mbahet aty gjatë seancave

April 27, 2026
Kryemadhi shmang përshëndetjen me Metën, ish-Presidenti bën simbolin e shqiponjës

Kryemadhi shmang përshëndetjen me Metën, ish-Presidenti bën simbolin e shqiponjës

April 27, 2026
VIDEO! Momenti i parë publik i Metës që pas arrestimit: Shpifje, gënjeshtra e kallëzues të rremë!

VIDEO! Momenti i parë publik i Metës që pas arrestimit: Shpifje, gënjeshtra e kallëzues të rremë!

April 27, 2026
Zgjerohet SPAK? Braho: Do të nisë rekrutimi i 40 hetuesve të rinj në BKH!

Zgjerohet SPAK? Braho: Do të nisë rekrutimi i 40 hetuesve të rinj në BKH!

April 27, 2026
Lamallari prezanton drejtorin e ri të AMP: Forconi standardet e integritetit në Policinë e Shtetit

Lamallari prezanton drejtorin e ri të AMP: Forconi standardet e integritetit në Policinë e Shtetit

April 27, 2026
Mbreti i Panairit

Më 8 Maj

April 27, 2026

Raporti i SPAK, Braho në KLP: Rritëm me 18% hetimet ndaj korrupsionit, masa “arrest me burg” u ul me 53.4%

April 27, 2026
Nis gjyqi ndaj 5 aktivistëve që sulmuan fabrikën izraelite të armëve në Gjermani

Nis gjyqi ndaj 5 aktivistëve që sulmuan fabrikën izraelite të armëve në Gjermani

April 27, 2026
Në SPAK për 50 mijë lekë korrupsion, Braho: Të rritet fasha e vlerës që hetojmë!

Në SPAK për 50 mijë lekë korrupsion, Braho: Të rritet fasha e vlerës që hetojmë!

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In