• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I penduari rrëfen detajet e grabitjes së 7 mln eurove, përplasje brenda bandës

by A R
28/02/2017 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“I penduari” i prokurorisë, Admir Çerpja, ka dhënë detaje të reja për Krimet e Rënda në lidhje me grabitjet me armë të rreth 7 milionë eurove në rrugën Qafë- Kashar-Rinas, raporton “Panorama”.

Në dëshminë e tij, sipas Prokurorisë, shtetasi Admir Çerpja ka pranuar faktin se ka marrë pjesë në të dyja ngjarjet në vjedhjen me armë, në datën 3 dhjetor 2015 dhe 9 shkurt 2017.

Gjatë deklarimeve që ka dhënë për prokurorinë, Admir Çerpja ka shpjeguar për rolin e tij (si informator), ndërsa ka dhënë shpjegime edhe për rolin dhe veprimet e personave të tjerë të përfshirë në këto ngjarje.

Ai ka treguar se ka qene i pakenaqur me shumen e perfituar nga grabitjet dhe ka kerkuar me shume. Por Dash Kupa ka refuzuar t’i jape para.

“Po ashtu ai ka deklaruar se në këto ngjarje ka qenë edhe shtetasi Dash Kupa”, bëri me dije Prokuroria. Sipas saj, në dëshminë e tij, Admir Çerpja ka deklaruar se si rezultat i këtij bashkëpunimi, ai ka përfituar nga vjedhja e parë vlerën monetare prej 70000 paundësh.

“I penduari” ka shpjeguar se shumën e përfituar nga grabitja e parë e ndodhur në dhjetor 2015 e ka shpenzuar. Nga ana tjetër, në dëshminë e Çerpjes shpjegohet se vlerën monetare të përfituar nga vjedhja e dytë ai ka deklaruar se ashtu siç e kishte marrë e mbante të fshehur, të vendosur në një tenxhere hermetike dhe të groposur afër banesës së tij në Bathore. Kjo shumë, sipas Policisë, ka qenë rreth 100 mijë dollarë.

ROLET NË GRUPIN E GRABITËSVE

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vetëm pak ditë që ka marrë në dorë dosjen e grupit të grabitësve, por bazuar në provat e mbledhura më herët nga Prokuroria e Tiranës dhe veprimet e kryera së fundi dyshon se Admir Murataj dhe Dash Kupa janë organizatorët e dy grabitjeve të ndodhura në Qafë-Kashar-Rinas.

Sipas informacioneve policore, njohja mes këtyre dy personave dyshohet se ka nisur që në burgjet greke, ku ka qenë i dënuar edhe Dash Kupa për akuzat e grabitjes. Prokuroria ka dyshime se janë këta dy të dyshuar, Admir Murataj dhe Dash Kupa, që kanë gjetur personat e tjerë me të cilët kanë kryer grabitjet.

Dy organizatorët dyshohet se kanë siguruar edhe armët, si dhe mjetet për të lëvizur nga vendi i ngjarjes, para, gjatë dhe pas secilës nga grabitjet. Informacioni për lëvizjet e mjeteve të transportit të parave, mënyrën e organizimit të tyre dhe shumat e parave që mjetet transportonin, burimet thonë se siguroheshin nga Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlikaj, Neim Avdulaj dhe Admir Çerpja, personi që ka prezantuar informatorët me grabitësit.

Pas dhënies së informacionit, prokuroria tregon se grabitësit i kanë shpërblyer me shuma të mëdha parash të dyshuarit Fatjon Xhyliu (ishpolic privat), Ditjon Memlikaj )ish-komandi) dhe Admir Çerpja (informator). Mendohet se paratë në formën e shpërblimit pas çdo grabitjeje i shpërndante Neim Avdulaj, edhe ky ish-komando, person i njohur më së shumti me Ditjon Memlikën e Fajton Xhyliun.

GRABITJET

Një shumë prej 3.8 milionë eurosh është grabitur në rrugën Tiranë-Rinas në zonën e Qafë-Kasharit, më 3 dhjetor 2015. Eskorta e policisë private u përball me një pritë me 4-5 persona të armatosur, që duke u hequr si policë ndaluan mjetet dhe pasi kërcënuan e qëlluan me armë disa herë thyen xhamat e blindit dhe morën paratë.

E njëjta skenë ndodhi më 9 shkurt 2017 në rrugën pranë Rinasit, kur autorët morën 3.2 milionë dollarë. Ata që informonin për lëvizjen e mjeteve të policive private dhe ndihmësit janë kapur, ndërsa nuk janë kapur personat që kanë vepruar të armatosur në realizimin e vjedhjeve të shumave të konsiderueshme. Pavarësisht shumës totale prej 7 milionë eurosh, deri tani janë gjetur vetëm 400 mijë euro./a.m.

Next Post
VIDEO/ Shpërthim masiv në fabrikën e municioneve në Serbi, 20 të plagosur, dyshohet për disa viktima

VIDEO/ Shpërthim masiv në fabrikën e municioneve në Serbi, 20 të plagosur, dyshohet për disa viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

March 22, 2026
Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

March 22, 2026
Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

March 22, 2026
Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

March 22, 2026
Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

March 22, 2026
Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 22, 2026
Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

March 22, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 22, 2026
Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

March 22, 2026
Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

22, ditë e Diele

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In