Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli, është shprehur se ka nisur të dyshojë se ka një pendesë nga PS që ka lejuar votën e diasporës.
Komentet Topalli i bëri në emision ‘Çdo kënd me Merita Haklaj’ në A2 CNN, ku tha se këto dyshime vijnë pas deklaratave të deputetit socialist, Damian Gjiknuri.
Ajo tha gjithashtu se do të ishte diçka shumë e rëndë nëse PS do të vendoste heqjen sërish të kësaj të drejte për emigrantët, me justifikime të ndryshme.
“Kam filluar të mendoj, nga deklaratat e Gjiknurit, që mos ka ndonjë pendesë nga pushteti që kanë votuar për t’i dhënë të drejtën diasporës për të votuar, duke shpikur pastaj mos-mundësinë e kohës për mekanizmin e realizimit të kësaj vote. Kjo di ishte diçka shumë e rëndë pastaj.
Nuk kam pse të nxitohem, por nuk është se nuk e mendoj. Le të ndjekim në ditët në vijim ecurinë, por unë uroj që e gjithë ana ligjore e udhëzimeve, praktikave dhe mekanizmave të realizimit të kësaj vote të bëhet sa më shpejt e mundur e aplikueshme”, tha Topalli.
/a.r