• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pendesa e fisme gjermane dhe krenaria e përzishme serbe

by Sandër Lleshaj
21/06/2023 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sandër Lleshaj

Para disa ditësh, Gjermania miratoi, për herë të parë në historinë e saj të pasluftës së dytë botërore, dokumentin e strategjisë kombëtare të sigurisë. Vetëm fakti që kjo gjë ndodh për herë të parë meriton një trajtim të posaçëm, për të cilin nuk është hapësira këtu. Përmes këtij dokumenti të rëndësishëm strategjik, Gjermania futet në një etapë të re të angazhimit të saj politik, diplomatik, ushtarak dhe ekonomik në skenën europiane dhe botërore.

Por, duke qenë se jemi në ditët e një përpjekjeje të ethshme për të rindezur një zjarr në Ballkan, mendoj se vlen të përmendet vetëm një paragraf shumë i shkurtër, tek i cili kushdo mund të gjejë përgjigjen se përse Europa, e bashkë me të edhe vetë Gjermania, përjetoi periudhën më të gjatë të paqes dhe të lulëzimit në histori pas Luftës së Dytë Botërore.

Dhe paragrafi është ky:

“Gjermania ka një përgjegjësi të veçantë për paqen, sigurinë, mirëqenien dhe stabilitetin në Europë e në Botë si dhe për një trajtim të qëndrueshëm të bazave të jetës tonë. Ne jemi vendi me popullsinë më të madhe dhe ekonomia më e madhe e Europës. Ne veprojmë nën vetëdijen e historisë tonë dhe të fajit që ka vendi ynë për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore dhe Shoah-n, tradhtinë ndaj gjithë vlerave të qytetërimit. Pajtimi me fqinjët tanë europianë dhe përgjegjësia për të drejtën e ekzistencës së Izraelit mbeten për ne një detyrim i përhershëm.”

Pra, Gjermania nuk e quan kurrë të tepërt të ritheksojë botërisht pendesën për fajet e këtij vendi për Luftën e Dytë Botërore. Ajo nuk harron kurrë as përgjegjësinë e vazhdueshme për viktimën e saj, popullin hebre dhe shtetin tij, Izraelin, të krijuar pas luftës.

Paqja në Europë i ka rrënjët tek fitorja e Luftës së Dytë Botërore nga fuqitë aleate, tek trajtimi që iu bë Gjermanisë së mundur pas luftës dhe tek sjellja plot përgjegjësi e këtij vendi të madh deri më sot.

Pas Luftës së Dytë Botërore, kontinenti europian përjetoi një luftë të re përgjatë viteve 90-të, të shpërthyer nga Jugosllavia, që sot quhet Serbi. Por në ndryshim nga Gjermania, Serbia u godit por nuk u mposht nga fuqitë aleate. Ajo kurrë nuk i njohu as masakrat dhe as tradhtinë ndaj vlerave të qytetërimit që kreu me egërsi në luftërat e saj kundër popujve të tjerë fqinj në Slloveni, Kroaci, Bosnjë Hercegovinë dhe në Kosovë.

Në Gjermani edhe sot njerëzit hezitojnë të flasin për krenari, pikërisht se e mbajnë të gjallë në ndërgjegje përgjegjësinë për atë që kanë bërë paraardhësit e tyre, tashmë disi të largët. Ndërsa Serbia gëlon nga krenaria makabre e atyre që kanë ende në duar gjakun e viktimave të shumta të luftërave që Jugosllavia/Serbia shpërtheu në Europën moderne.

Për fat të keq, Europa e sotme politike, përpiqet që me një naivitet burokratik të paqëtojë Ballkanin, përpara se shteti agresor dhe fajtor, për shpërthimin e luftërave dhe për tragjeditë e tmerrshme që ato shkaktuan, të pranojë përgjegjësinë, të kërkojë falje dhe të angazhohet për paqen e qëndrueshme dhe për respektin ndaj viktimave.

Pa ndodhur kjo, duket e vështirë se mund të ndërtohet ndonjë paqe e qëndrueshme dhe prosperitet i vërtetë as për rajonin dhe as për vetë Serbinë. As vetë Serbia nuk do të mund të çlirohet kurrë nga makthi i krimeve të kryera, pa i njohur ato. Dhe për këtë nuk mjafton vetëm dënimi i disa individëve të caktuar. Jo! Përveç fajeve individuale ka edhe një faj shtetëror. Faji i një shteti duhet të pranohet nga vetë shteti. Ai nuk mund të shlyhet nga disa individë të dënuar, sidomos kur shokët e tyre vijojnë të qeverisin. Serbia duhet të angazhohet publikisht për ekzistencën e vendeve të saj fqinje ashtu sikundër Gjermania e bën këtë gjë për vendet e saj fqinje dhe për Izraelin.

Që plani i franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë të mund të japë rezultate, duhet që të bazohet mbi po ato parime që udhëheqin vetë Gjermaninë e sotme, e cila nuk humb asnjë rast pa ripërsëritur seriozisht përgjegjësinë e saj për krimet e kryera rreth 80 vjet më parë.

Gjermanët e sotëm, që nuk pranojnë të sillen krenarisht në Europë për shkak të thirrjes së ndërgjegjes së tyre, do të duhet t’u mësojnë edhe serbëve se pendesa dhe jo krenaria janë rruga më e mirë për të ndërtuar paqen dhe prosperitetin me fqinjët e tyre në Ballkan.

Next Post
Aksidentohet në punë, 35-vjeçari ndërron jetë si pasojë e plagëve. Ishte punonjës i fasonerisë në Krujë

Aksidentohet në punë, 35-vjeçari ndërron jetë si pasojë e plagëve. Ishte punonjës i fasonerisë në Krujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha pas mbledhjes së Kryesisë: Në zgjedhje do futemi, por emër për Tiranën nuk kemi ende! Do mbështesim kandidat të pavarur

Zgjidhen anëtarët e rinj të Kryesisë së PD-së, ja emrat e 20 më të votuarve

July 2, 2026
Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

July 1, 2026
Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

July 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

July 1, 2026
“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

July 1, 2026
Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

July 1, 2026
VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

July 1, 2026
Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

July 1, 2026
Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

July 1, 2026
Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In