• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pendarovski propozon model të ri zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

by A R
08/06/2019 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka kërkuar nga partitë politike që të diskutojnë mundësinë e ndryshimit të Kodit Zgjedhor në sistem proporcional me më pak njësi zgjedhore dhe me lista të hapura, si dhe pa prag zgjedhor apo me një prag të minimal të votave të nevojshme, në funksion të zgjerimit të përfaqësimit politik në Kuvend.

“Një model i ri zgjedhor do të mundësonte qytetarëve që të zgjedhin jo vetëm parti politike, por edhe kandidatët. Zhvillimi demokratik, sundimi i së drejtës dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike janë faktorë i rëndësishëm i prosperitetit të vendit tonë”, thuhet në një njoftim nga kabineti i presidentit.

Nga Lidhja Social Demokrate e kryeministrit Zoran Zaev e kanë mirëpritur një propozim të tillë, duke theksuar se kjo është edhe pjesë e programit të saj politik.

“Për një propozim të ngjashëm kemi folur para zgjedhjeve të vitit 2016 kur ishim në opozitë. Kjo është pjesë e programit tonë zgjedhor. Parimi i një njësie zgjedhore e forcon votën e qytetarëve, sikur edhe propozimi për lista të hapura”, ka deklaruar Lupco Nikollovski, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së.

VMRO-DPMNE-ja e opozitës ka thënë se qëndrimin e saj do të bëjë të ditur pasi të ketë një propozim konkret në Kuvend.

Nga partitë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim ka thënë se me rëndësi për të është mbarëvajtja e zgjedhjeve dhe se do të pranonte cilindo model zgjedhor. Opozita ndërkohë mbështet lista e hapura, por me të paktën tri njësi zgjedhore.

Maqedonia e Veriut aktualisht ka sistem zgjedhor proporcional me gjashtë njësi zgjedhore dhe me lista të mbyllura. Kuvendi numëron 120 deputetë dhe nga çdo njëri njësi zgjidhen nga 20 deputetë. Debati për ndryshimet në Kodin Zgjedhor vjen një ditë pas kryeministri, Zoran Zaev nuk e përjashtoi mundësinë e rënies së Qeverisë dhe zgjedhjeve të parakohshme, nëse Maqedonia e Veriut nuk merr datën nga Bashkimi Evropian për nisjen e bisedimeve për anëtarësim.

REL

Next Post
Provokon Kim Kardashian, “harron” reçipetat në shtëpi (FOTO)

Provokon Kim Kardashian, “harron” reçipetat në shtëpi (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

April 11, 2026
Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

April 11, 2026
Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

April 11, 2026
Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

April 11, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

April 11, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

April 11, 2026
Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

April 11, 2026
“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In