• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pendarovski mbron Shqipërinë, Ilir Meta ‘“vajton” Maqedoninë e Veriut

by Mero Baze
26/10/2019 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kanë ndërruar rolet në përballjen e tyre me shtypin. Presidenti i Maqedonisë Veriore, mbrojti qëndrimin se Shqipëria dhe Maqedonia u ndëshkuan jo për shkak të standarteve të tyre, por për shkak të kushteve që Franca i vuri i BE-së, dhe mbrojti Shqipërinë, duke theksuar se ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut nuk ka qenë kurrë pjesë e fjalorit të tij politik.

Pas tij, Ilir Meta bëri të kundërtën. Ai ndau Shqipërinë nga Maqedonia dhe la të kuptohej se mosplotësimi i kushteve nga Shqipëria, dogji dhe Maqedoninë e Veriut.

D.m.th përballë publikut, presidenti i Maqedonisë së Veriut mbron Shqipërinë, kuse presidenti i Shqipërisë përpiqet të jetë në anën e dikujt, që nuk i ka kërkuar ndihmë, duke këmbëngulur se Shqipëria ka dëmtuar Maqedoninë e Veriut.

Ky pozicion qesharak i presidenti të Shqipërisë, buron nga disa arsye komplekse.

Fillimisht buron nga fakti që Bashkimi Europian jo vetëm nuk përfilli asnjë nga arsyet që Ilir Meta mendonte dhe vazhdon të pretendojë se na kanë shtyrë negociatat, por bëri dhe të qartë se ato nuk janë problem i tyre.

Për gjashtë muaj rresht, ndërsa përpiqej t’i vinte flakën Shqipërisë, Ilir Meta po përdorte si terror mbi opinionin publik, faktin që nëse nuk bëhej siç thoshte ai, më 18 tetor BE nuk do hapte negociatat, për revolucionin e tij.

Ai këmbëngulte se nëse bëheshin zgjedhjet e 30 qershorit, dhe akoma më keq, nëse nuk bëheshin zgjedhjet më 13 tetor, ne nuk do merrnim negociatat.

Në fakt, asnjë nga këto arsye nuk u përfillën. Përkundrazi, reaksioni ndaj reformës në drejtësi, çfarë ishte në vetvete revolucioni Meta- Berisha i pranverës, janë quajtur sakrificë e Shqipërisë për të merituar negociatat.

Nga ana tjetër, Ilir Meta ka një problem dhe me enturazhin politik në pushtet në Maqedoni. Si mbështetës i pakursyer i Gruevskit dhe klanit të tij, ai luftoi gjatë që koalicioni i shqiptarëve me Zaevin të dështonte dhe për më tepër, ishte dhe kundër mënyrës se si Maqedonia u soll me Gruevskin, sidomos me dënimin dhe arratisjen e tij në rrugën Qafë Thanë- Lalëz- Muriqan.

Stevo Pendarovski, është produkt i koalicionit të shqiptarëve me të majtën maqedonase dhe është i pari president i Maqedonisë, që po përdor shqipen në Tuiter-in e tij zyrtar, duke u ndjerë president dhe i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ilir Meta është i shqetësuar nga afërsia e tij me qeverinë shqiptare dhe po përpiqet t’i mbushë mendjen se Maqedonia është ndëshkuar prej Shqipërisë dhe Edi Ramës.

Stevo Pendarovski e di vetë për çfarë arsye është bllokuar Maqedonia Veriore, ashtu si dhe Shqipëria, dhe nuk ka nevojë për mesazhe publike nga Ilir Meta për këtë çështje.

Por fakti që Ilir Meta  sillet si avokat i Maqedonisë së Veriut, pa ja kërkuar vetë ajo, dhe Stevo Pendarovski si avokat i Shqipërisë, tregon shumë për dëshpërimin e presidentit tonë nga rruga e përbashkët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE.

Ai i do të ndara dhe mundësisht Shqipërinë jashtë liste. Stevo Pendarovski i do të dyja bashkë.

Next Post
Aksident në autostradën Vlorë-Fier, plagosen 3 persona, mes tyre dhe një fëmijë

Përplasen dy automjete në autostradën Tiranë-Durrës, përfundojnë në spital drejtuesit e mjeteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

March 16, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A jemi të mbrojtur nga lufta?

March 16, 2026
Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

March 16, 2026
Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

March 16, 2026
Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

March 16, 2026
Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

March 16, 2026
Lutje Mbesës Ani Ypi

Lutje Mbesës Ani Ypi

March 16, 2026
Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik

March 16, 2026
Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In