• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pendarovski mandaton Kovaçevskin, ja mesazhi i kandidatit për kryeministër të Maqedonisë së Veriut

by A R
29/12/2021 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Formimi i qeverisë Kovaçevski po shkon sipas planit. Ashtu siç ishte e paralajmëruar, sot ai e morri mandatin nga Presidenti, Stevo Pendarovski.

“Në bazë të nenit 84, paragrafi 1, alineja e parë e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në bazë të kumtesës nga LSDM për mandatar, e cila është e përkrahur nga partitë politike që janë pjesë e koalicionit, që së bashku e kanë shumicën në Kuvend në bazë të Kushtetutës, për mandatar për formimin e Qeverisë e përcaktoj, zotin Dimitar Kovaçevski, Kryetar të Lidhjes social-demokrate”.

E Kovaçevski është i vetëdijshëm për sfidat që e presin në detyrën e re. Ai tha se po jetojmë në një kohë të krizave dhe të pasigurisë, por beson se Qeveria e tij në fund do ia dalë.

“Do të angazhohem personalisht që ta kthejmë besimin në politikën dhe institucionet. E kemi patjetër që së bashku të ndërtojmë institucione dhe shoqëri të drejtë, nëse duam të na besojnë ata që ne u shërbejmë. Qeveria e re do ti definojë qartë prioritetet. Çdo minutë kjo Qeveri duhet t’ia dedikojë problemeve kyçe me të cilët ballafaqohen qytetarët tanë. Për problemet për të cilat çdo ditë flasin dhe i mundojnë, e kjo është pasiguria ekonomike dhe standardi jetësor. Paralajmëroj fokus të fuqishëm në zhvillimin ekonomik të shtetit dhe ndihmë financiare për familjet”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski dërgoi mesazh edhe për opozitën dhe për të gjithë pjesëmarrësit në debatin publik. Tha se një shtet i vogël si Maqedonia e Veriut, nuk guxon të lejojë përçarje për shkak të bindjeve politike dhe zënka pa fund. Sipas tij, përçarjet dhe zënkat i bëjnë vetëm dëm zhvillimit.

/a.r

Next Post
“Mori peng financierin e Berlusconit”/ Gazetari Hoxha flet për shqiptarin e njohur të kapur në Ukrainë

"Mori peng financierin e Berlusconit"/ Gazetari Hoxha flet për shqiptarin e njohur të kapur në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com