• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Penalizimi i evazionit fiskal, mundësi tolerimi për ata që tregojnë abuzimet

by
18/09/2015 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me ashpërsimin e masave antievazion dhe forcimin e kontrolleve, qeveria ka vendosur që në heshtje të hapë një dritare shpëtimi për ato biznese të cilat kanë mëkate nga e shkuara.

Në draftin e ri të procedurave tatimore, që Këshilli i Ministrave ka dërguar në kuvend, ka një nen i cili amniston bizneset nga ndjekja penale për evazionin që kanë kryer në të kaluarën nëse vetëdeklarojnë taksat e fshehura dhe i paguajnë ato menjeherë.

Më konkretisht, neni 21 i draftit sanksionon se administrata fiskale nuk do të bëj kallëzim penal ndaj tatimpaguesve, të cilët me vullnetin e tyre deklarojnë dhe për pasojë korrigjojnë një deklaratë tatimore të plotësuar qëllimisht gabim, pavarësisht periudhës që i përket kjo deklaratë. Korrigjimi nënkupton që këto biznese do të paguajnë menjeherë edhe detyrimin tatimor përkatës, të cilin kanë fshehur. Por drafti sanksionon se nga kjo falje nuk do të përfitojnë ato ndërmarrje apo kompani, shkeljet e të cilave janë zbuluar më parë nga tatimet.

Operacioni antievazion mund të vërë në një situatë të vështirë ligjore shumë biznese pasi kontrollet dhe forcimi i rregullit nxjerrin në sipërfaqe evazionin që ato kanë kryer në të kaluarën. Ligjet në fuqi detyrojnë që ndaj këtyre bizneseve të fillonte automatikisht ndjekja penale.

Në këtë situatë autoritetet duket se kanë vendosur që të hapin një valvul shkarkimi, si mundësia e fundit për ndërmarrjet me probleme të mbartura nga e shkuara që të rregullojnë llogaritë me shtetin. Me ligjet në fuqi, bizneset kanë deri në 1 vit kohë për të korrigjuar deklaratat tatimore. Drafti i ri i jep mundësinë t’i korrigjojnë pavarësisht vitit kur është bërë deklarimi i rremë.

Sipas ekspertëve të Ministrisë së Financave ky është një nen, i cili në një farë mënyrë balancon ashpërsimin e masave fiskale ndaj evazionit që parashikohet në draftin e ri, pasi i jep mundësi bizneseve që të nisin një kapitull të ri në marrëdhëniet me administratën, duke qënë në rregull me ligjin. /Top Channel/

Next Post

Ministri i Brendshёm gjerman synon ashpёrsimin e ligjit tё azilit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In