• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Penalizimet nga UEFA, Tirana shlyen 220 mijë euro borxhe

by Aalison Pearse Stevens
01/04/2016 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që trajneri Ilir Daja po punon me skuadrën e Tiranës për të zgjidhur problemet në fushën e lojës, klubi po bën të njëjtën gjë për t’u dhënë fund problemeve që po shkaktojnë çështjet e ish lojtarëve të cilët kanë arritur të fitojnë të drejtën për të kërkuar pagat e padhëna në të shkuarën. Nëpërmjet një komunikate zyrtare, klubi kryeqytetas bën me dije se është mbyllur një proces likuidimesh që kap vlerën e 198 mijë eurove, duke evituar penalitetet e mundshme që mund të aplikoheshin nga FIFA dhe UEFA.

“KF Tirana prej disa ditësh kishte nisur këtë proces që kulmoi sot me zgjidhjen e premtuar nga presidenti Halili vetëm pak kohë më parë. Çështje të mbartura prej kohesh kishin krijuar një problem që meritonte zgjidhje. Klubi ka punuar me seriozitet duke i ndjekur çështjet të veçuara nga njëra-tjetra dhe duke i dhëne më pas një zgjidhje të menjëhershme për të shmangur pasojat negative”, shkruan ndër të tjera klubi bardheblu. Gjithsesi, Tirana nuk e ka mbyllur ende përfundimisht kapitullin e borxheve të prapambetura dhe për këtë, klubi sqaron se shumë shpejt kjo problematikë do të marrë fund për të ndërtuar të ardhmen mbi themele të shëndosha.

Klubi nuk pranon të zbardhë kontratat e shlyera në pagesën e fundit, por ky është një proces që ka nisur që prej muajit Qershor dhe vazhdoi më pas në Gusht kur Tirana pagoi 220 mijë Euro për të arkivuar përfundimisht disa nga çështjet e hapura me ish futbollistë dhe ish punonjës të klubit. Fundi i muajit Mars dhe fillimi i Prillit ishte konsideruar si afati i fundit për klubin nga organet ndërkombëtare të futbollit që prej kohësh kanë nisur negociatat me Tiranën për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe vendimi për të shlyer 198 mijë Euro i jep oksigjen grupit bardheblu që vazhdon të stërvitet me intensitet për të përgatirur ndeshjen e radhës kundër Tërbunit.

Next Post

Në pranga "tmerri i Tiranës", hajduti që vodhi dhjetra shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In