• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Penalizime dhe subvencionime”, Rama nga Lezha për aksionin e ujit

by A R
13/01/2018 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama vijoi axhendën në Lezhë me një takim me zyrtarë të njësive vendore të qarkut, takim i cili vjen pas mbeldhjes së qeverisë. Fokusi i takimit ishte kryesisht aksioni i ujit që nis në mmuajin Shkurt. Rama ka kërkuar nga aktorët e qeverisjes lokale angazhim, duke theksuar se pushtetit lokal i takon pjesa kryesore e aksionit.

Veç ndëshkimeve për abuzuesit, kreu i qeverisë tha se qeveria do subvencionojë qytetarët në nevojë për instalimin e sahatëve të ujit.

“Të vazhdojmë të rrisim ndjeshmërinë për ata që kanë lidhje të paligjshme uji. Qeveria do subvencionojë qytetarët në nevojë për instalimin e matësave. Nga 1 shkurti do ketë penalizime për lidhjet e paligjshme”, tha Rama.

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri tha se institucionet publike dhe ato bashkiake janë debitoret më të mëdha ndaj ujit. “Kjo është e pafalshme. Ata duhet të jenë të parët që do promovojnë këtë aksion. Do subvencionojmë qytetarët për instalimin e sahatëve. Nëse këto ujësjellës nuk do menaxhohen, atëherë do shkojmë drejt agregimit, dmth bashkimit të këtyre ujësjellësave me ata që janë më të suksesshëm. Eshtë një problem social furnizimi i popullatës me ujë të pijshëm”, tha Gjiknuri.

Demaskim hoteleve në mes të Tiranës:

Rama tha se ka mjaft biznese, ndër to edhe hotele në qendër të Tiranës, të cilët deklarojnë se furnizohen me pus, gjë e cila sipas tij nuk është e vërtetë, pasi këto biznese vjedhin ujin nga ujësjellësi.

“Po të shikojmë edhe tek uji ka shumë biznese që nuk e paguajnë në mënyrë të rregullt. Ka edhe hotele në mes të Tiranës që deklarohen sikur furnizohen me pus, në fakt furnizohen ilegalisht nga rrjeti i ujësjellësve.

U bëj thirrje këtyre mega-gënjeshtarët, të pasurit e këtij vendi, të mos luajnë me zjarrin, se do bëhen shembull publik, jo vetëm do ndiqen penalisht, por do demaskohen publikisht për këtë aktivitet grabitqarë në mes të qytetit. Vjedhin nga sistemi i ujësjellësit.

Do vijojmë procesin për të formalizuar sa të jetë e mundur”, tha Rama./a.m.

Next Post
Shqiptari i rrezikshëm ‘ngre në këmbë’ policinë e një qyteti në Austri

Shqiptari i rrezikshëm 'ngre në këmbë' policinë e një qyteti në Austri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjendet kokainë në burgun 313, ishte fshehur në ushqime

Gjendet kokainë në burgun 313, ishte fshehur në ushqime

August 25, 2026
Keqkuptimi i mikrofonit

“Dëgjo se unë jam profesionist…”

August 25, 2026
Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

August 25, 2026
FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

August 25, 2026
Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

August 25, 2026
Alimehmeti: Votat e mia janë bio, koha për analizë dhe vendime në PD

Alimehmeti kandidat për bashkinë e Tiranës? Ja përgjigja e Berishës

August 25, 2026
Vrau nënën dhe plagosi babanë, Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Pas arrestimit, Florian Dalladaku mbahet në qeli me skafandër në kokë, nuk reagoi për mbi 4 orë

August 25, 2026
Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

August 25, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Pse duhej Dio Guardi bash tash në skenë?

August 25, 2026

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com