• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pema me kokrra, gjuhet me gurë”

by Artur Ajazi
08/11/2021 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

“Pema me kokrra gjuhet me gurë”-thonë. Dhe kjo ka ndodhur dhe po ndodh Në Shqipëri. Ai që ngjitet, ai që mëson, drejton dhe ndërton, gjithmonë shihet jo vetëm me cmirë, por ai sulmohet dhe ndaj tij shpifet me lloj-lloj sajimesh momentale dhe emicionale. Edi Rama ka ardhur në pushtet me votën e mbi 1 miluion shqiptarëve, pasi u shpalosi atyre një program të padëgjuar deri asokohe, pasi u premtoi atyre daljen nga bataku, zhvillimin dhe integrimin, pasi u premtoi atyre dinjitetin dhe seriozitetin e qeverisë tij. Pa kaluar 100 ditët e para, humbësit nisën ti “gjuajnë me gurë”.Shpifnin, akuzonin, sulmonin, shanin dhe fyenin në salla dhe ekrane.

Modeli më i keq politik, ka ardhur gjithmonë nga partia më e dobët opozitare, Partia Demokratike. Brënda saj, skalitej fryma berishiste, brënda saj mësohej “tradita” si të bësh zhurmuesin, si të bësh pis kundërshtarin, si të sulmosh atë që prish “harmoninë” mes të paaftëve dhe të korruptuarve. Shkurt brënda asaj partie gjithmonë ka funksionuar “akademia e së keqes”. U zhvilluan qytetet, u fshinë borxhlinjtë e energjisë, ujësjellësit, u nisën nga e para akset rrugore të bëra pa projekte duke harxhuar miliona elektorale, u elektronizua sistemi dhe funksionimi në administratë, u bënë realitet investimet në shëndetsi, u fshinë nga memorja e shqiptarëve, prania e injorantëve në shkolla dhe kioskauniversitetet, ndërkohë që vendi ka marrë hije dhe shije jete.

Gjithçka ka bërë Edi Rama në 2 mandatet e para, po shijohet edhe nga ata që “gjuajnë me gurë”, edhe nga ata që ç’nuk kqanë thënë dhe ç’nuk po thonë, por sërish goja nuk u mbyllet. Ata e nxinë jo vetëm qeverisjen Rama, por edhe imazhin e vendit. Mandati politik, u ka dhënë rastin të dalin dhe takohen edhe me homologë në vende të ndryshe të Europës. Dhe ky  ka qenë pikërisht  momenti kur ata nuk e ndaluan  dhe harruan kurrë “zanatin e vjetër”, të shpifësit dhe mercenarit. Gurët e tyre, arrinin deri në Bruksel, deri në kanceleritë e Europës, por atje duket se ishin mësuar me modelin e vjetëruar të politikanit amator.

Askush nuk u ka besuar, askush nuk i beson ciceronëve të idiotizuar, që nuk e kanë për gjë, të hedhin baltë (jo mbi Ramën) mbi vendin e tyre. Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës, nuk ka asgjë të përbashkët me Shqipërinë nën “mbretërimin” e Sali Berishës, ku ekzistonte pagisuria, anarshia, kaosi institucional, korrupsioni  dhe paaftësia.

Si nuk thatë njëherë të vërtetën o shpifarakë, si nuk thatë njëherë “faleminderit o Edi Rama” o mandatues “të rrahur qysh në djep”, si nuk dolët njëherë nga guacka e kryetarit o strucë të politikës boshe. Si mund ti biesh me “gurë”, asaj ç’ka bërë kjo qeveri dhe ky kryeministër në Shqipëri deri sot, si mund ti bësh pis, dhe të thuash “nuk keni bërë asgjë”, kur qytetet u zbukuruan, kur rrugët e lëna përgjysëm u përfunduan, kur investimet në shëndetësi u 10 fishuan, kur dëmet e tërmetit po fshihen nga kujtesa, apo dhe kur vaksinimi po mbron jetë njerëzore, edhe pse ju, ç’nuk  bëtë për ti penguar shqiptarët të vaksinohen. Jeni të dobët, të pabesueshëm dhe të paaftë, për ti bërë keq kësaj qeverie, jeni të vetmuar deri në pafundësi, për ti bërë shqiptarët t’ju  votojnë.

Dhe e dini pse, sepse jeni të gjithë produkt i “akademisë berishiste”. Ky është fati juaj, por jo i shumicës së shqiptarëve. Mjeti juaj “demokratik” është “guri dhe molotovi”, kurse i Edi Ramës, është puna dhe premtimi i mbajtur.

Next Post
Gjyshja e autorit që vrau një prej vëllezërve: I lumshin duart! Ata ma bënë vajzën prostitutë

Gjyshja e autorit që vrau një prej vëllezërve: I lumshin duart! Ata ma bënë vajzën prostitutë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

March 29, 2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

March 29, 2026
“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

March 29, 2026
Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

March 29, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

VIDEO / Kriza e rritjes së çmimeve, pensionistët nuk kanë mundësi as për një kafe

March 29, 2026
Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

March 29, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In