• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjyshja e autorit që vrau një prej vëllezërve: I lumshin duart! Ata ma bënë vajzën prostitutë

by A R
08/11/2021 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjyshja e autorit që qëlloi me thikë një prej vëllezërve në Elbasan duke i marrë jetën ndërsa tjetrin e plagosi ka folur ekskluzivisht për “Shqipëria Live” duke mos shfaqur pendesë për krimin e rëndë. Ajo tha se dy vëllezërit ia merrnin vajzën, motrën e autorit, e cila sot është 14 vjec, e drogonin dhe e shfrytëzonin për prostitucion. Me tone të ashpra, gjyshja tha “djalit i lumshin duart”, ndërsa policisë i ka thënë “më jep armën sepse do t’i vras të gjithë si familje”.

Gjyshja e A.H: Ka vrarë Mikelin dhe Florencin tha, shumë mirë ia ke bërë i thashë. Djali erdhi në shtëpi dhe nuk tha që ka bërë krim. Të dy vëllezërit kanë dashur ta conin për prostitutë. E shpërndanin në grup këta. E shfrytëzonin vajzën si prostitutë në Elbasan. Nuk vinte në shtëpi, e linin në rrugë se e drogonin. I thoja hajde, po e drogonin dhe prap me horrat rrinte.

E kam denoncuar në polici ka 1 vit e gjysmë dhe nuk e kanë marrë për bazë. E kam denoncuar 100 herë. Vajza vinte e shqetësuar, ose nuk vinte fare, rrinte andej.

Jeta ka qenë me halle, herë me bukë, herë pa bukë. Vajza është në klasë të tetë këtë vit, e la shkollën fare. Djalit i lumshin duart, edhe policisë i thashë më jep armën sepse do ti vras të gjithë si familje.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës kur pati përplasje mes të rinjve dhe Florenc Kovaçi, 28-vjeç ndërroi jetë ndërsa vëllai i tij, Mikel Kovaçi u plagos.

/a.r

Next Post
Goditet me thikë polici në Francë, mediat: Autori e kreu sulmin në emër të Profetit Muhamed

Goditet me thikë polici në Francë, mediat: Autori e kreu sulmin në emër të Profetit Muhamed

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com