• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Pëlqeheshim, erdhi vetë me dëshirë por s’donte bashkëjetesë”/ Akuzohet se rrëmbeu e përdhunoi 30-vjeçaren, Gjykata jep vendimin për Musakun

by Java News
05/08/2022 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Mario Musaku, i cili akuzohet se mori peng dhe përdhunoi 30-vjeçaren Ersida Dyrmishi.

Togat e zeza kanë dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për të riun gjatë seancës gjyqësore me dyer të mbyllura, raporton News24.

Seanca gjyqësore u zhvillua nën drejtimin e gjyqtarit Petraq Curri, ndërsa Prokuroria kishte ngritur ndaj tij edhe akuzën e “Dhunës në familje”.

“Erdhi me dëshirën e saj. Nuk e kam marrë forcërisht, po erdhi me dëshirën e saj. Po ta kisha marrë me forcë nuk do ta sillja vetë në komisariat. Kemi njohje me njëri-tjetrin”, ka deklaruar Mario Musaku në dëshminë e parë për policinë.

Akuzat për përdhunim

Ersida Dyrmishi, e cila rezultonte e zhdukur prej 9 ditësh, ka denoncuar policinë e Durrësit Mario Musakun së bashku me bashkëshortin e saj, T. D, 37-vjeç, i cili kishte ngritur alarmin për zhdukjen e bashkëshortes më datë 25.07.2022.

30-vjeçarja ka deklaruar se është mbajtur peng nga Marjus Musaku në një hotel në Durrës dhe sipas denoncimit të saj, i riu e ka përdhunuar nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shtetasin M. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas kallëzimit të shtetasve T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi M. M. i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme shtetases E. D., duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një hotel, e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj”, njoftoi policia.

Marjus Musaku mbajt peng edhe ish-bashkëshorten në 2018-ën

I riu kishte marrë forcërisht ish-bashkëshorten, e identifikuar në atë kohë me iniciale P.M, 27 vjeçe, në bashkëpunim me një shok të tij.

Marjus Musaku rrëmbeu të renë në shtëpinë e babait të saj në Lushnje dhe ishte ky i fundit që bëri denoncim në polici për zhdukjen e së bijës. Ai e mbajti të fshehur të renë në qytetin e Durrësit, por brenda 24 orëve u gjet nga policia dhe u vendos në pranga.

“Në Komisariatin e Policisë Lushnje ka bërë kallëzim shtetasi F.K, se 2 persona të paidentifikuar i kanë marrë vajzën. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasin: Marjus Musaku, 28 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje. (i dënuar më parë për veprën penale “Dhunë në familje”).

Shtetasi Marjus Musaku, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në fshatin Zhamë, ka marrë forcërisht ish bashkëshorten e tij, shtetasen P.M, 27 vjeçe dhe e mbante peng të fshehur në qytetin e Durrësit. Policia bëri të mundur gjetjen e shtetases P.M dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Po punohet për identifikimin e autorit tjetër të dyshuar i cili ka ndihmuar shtetasin Marjus Musaku në kryerjen e kësaj vepre penale”, njoftonte policia në atë kohë.

Mësohet se ish-çifti ishin divorcuar 6 muaj para ngjarjes për shkak se Marjusi e dhunonte sistematikisht të shoqen. Kjo e fundit pasi u kishte thënë problemin prindërve, ata nuk e lejuam më që të jetonte me burrin. Ky ka qenë fundi i martesës së tyre, por i riu nuk e kishte pranuar një gjë të tillë, duke i kërkuar të riktheheshin bashkë dhe kur ajo s’ka pranuar, e ka rrëmbyer forcërisht. Ai u lokalizua nëpërmjet telefonit të tij.

Marjus Musaku u akuzua për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim dhe “Dhunë në familje”, të parashikuara nga Nenet 110, 130/a/4, 25 të Kodit Penal./m.j

Next Post
Lufta/ Putin dhe Erdogan takohen për të dytën herë brenda muajit

Lufta/ Putin dhe Erdogan takohen për të dytën herë brenda muajit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

Videokartolinë nga Bordi i Paqes, Rama ndan momentet më të spikatura

February 20, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“PD-në duan t’a mbajnë si pronë”, Salianji: Përgjegjësia për çdo largim nga partia është e Berishës

February 20, 2026

Sot opozita zbret në shesh, protestë para kryeministrisë

February 20, 2026
Euro arrin minimum të ri historik në 96.35 lekë

Euro arrin minimum të ri historik në 96.35 lekë

February 20, 2026
Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

February 20, 2026
Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

February 20, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Buzëqeshje, shtrëngime duarsh dhe biseda Trump-Rama-Osmani, këshilltari i Presidentes zbulon për çfarë u diskutua

February 20, 2026
Seancë maratonë/ Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, miraton ligjin për testimin e diplomatëve dhe ndryshimet për AKSHI-n

Seancë maratonë/ Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, miraton ligjin për testimin e diplomatëve dhe ndryshimet për AKSHI-n

February 20, 2026
Hollywood në zi, shuhet në moshën 53-vjeçare Eric Dane, ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”

Hollywood në zi, shuhet në moshën 53-vjeçare Eric Dane, ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”

February 20, 2026
Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In