• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Pëllumbin e vrau policia greke”… rrëfimi i Ilir Kupës për lezhjanin Marnikollaj

by Java News
15/08/2016 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Kupa, një prej shqiptarëve të dënuar nga drejtësia greke, por i arratisur nga burgu disa vite më parë, tregon për Report TV, se e njihte shqiptarin që vdiq brenda në komisariatin e Policisë greke, Pëllumb Marnikollaj, nga Lezha.

Në një lidhje telefonike për Report TV, Kupa tregon se 28-vjeçari shqiptar ishte arrestuar për një vjedhje, ndërsa ishte liruar me detyrim paraqitje.ilir kupa ne gjyq

Sipas tij, Marnikollaj ka shkuar vetë në polici për të firmosur, ku edhe mendohet se është ushtruar dhunë fizike mbi të. Kupa shprehet i bindur se shqiptari është vrarë nga policia greke.

Kupa thekson se drejtësia greke aplikon dënime të rënda për shqiptarët në raste vjedhjesh, gjë të cilën nuk e bën për shtetasit grekë.

“Pëllumbin e njoh nga 2008 në burgjet greke. Ai ka rënë brenda për një vjedhje. Shqiptarët për një vjedhje i dënojnë me dënime maksimale e kundërta ndodh me shtetasit grek. Ai ka qenë i liruar me kusht nga gjykata, kur ka shkuar Pëllumbi për të firmosur e kanë dhunuar. Ajo është dhunë çnjerëzore, siç është ushtruar dhe mbi mua. Fati i Pëllumbit është që u interesuan familjarët pasi do ishte si shumë shqiptarë të tjerë. Policia duhet të njoftonte ambasadën dhe familjarët“, shprehet ai.

Ilir Kupa përmend emrin e një shqiptari të vrarë në burgjet greke, për të cilin, siç kujton ai, Policia ka thënë se vdiq për shkaqe natyrale. Ai thekson se janë mbi 100 shqiptarë të vrarë në burgjet e Greqisë.

“Mato Thanasi është një tjetër shqiptar i vrarë në burgjet greke. Për Thanasin thanë se vdiq për shkaqe natyrale, por ai ishte i shëndetshëm. Kjo situatë me shqiptarët në burgjet greke është e vazhdueshme, janë mbi 100 shqiptarë të vdekur në komisariatet greke“, thotë ai.

Ilir Kupa shton se për këtë fakt, ka kërkuar të mos ekstradohet në burgjet greke, pasi siç shprehet ai, atje do ta vrasin.

“U arratisëm vetëm nga dhuna çnjerëzore. Kam kërkuar mos ekstradohem në Greqi pasi për një muaj ose dy muaj do më vrisnin me gjilpërë”, përfundon ai.

Next Post

O’Connell: Shteti nuk bëhet me nepotizëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

Spaho: Protesta po jep shpirt, PD po shkon drejt vetëeliminimit politik

July 13, 2026
“Sulmet me vlerësime negative në Google janë krim”, Braçe: Po goditet ekonomia dhe siguria kombëtare

“Sulmet me vlerësime negative në Google janë krim”, Braçe: Po goditet ekonomia dhe siguria kombëtare

July 13, 2026
FOTO/ Protesta humb jehonën në rrjetet sociale, bie ndjeshëm angazhimi online në 10 ditët e fundit

FOTO/ Protesta humb jehonën në rrjetet sociale, bie ndjeshëm angazhimi online në 10 ditët e fundit

July 13, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Algoritmi dhe Altin Likja

July 13, 2026
103 vjet nga vendosja e tabelës ikonë, historia e mbishkrimit “Hollywood” në kodrat e Los Angelesit

103 vjet nga vendosja e tabelës ikonë, historia e mbishkrimit “Hollywood” në kodrat e Los Angelesit

July 13, 2026

Erion Veliaj rikthen Alban Dokushin në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm

July 13, 2026
PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Goxhen për koncertin e Kanye West

PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Goxhen për koncertin e Kanye West

July 13, 2026
I akuzuar për shpërdorim detyre, GJKKO kthen për hetime të mëtejshme dosjen e Elvis Roshit

I akuzuar për shpërdorim detyre, GJKKO kthen për hetime të mëtejshme dosjen e Elvis Roshit

July 13, 2026
Ky është Edmond Sula, 50-vjeçari që u ekzekutua me një plumb në derën e banesës në Bërxullë

Ekzekutimi i Edmond Sulës/ Dyshohet se u qëllua nga vrasës me pagesë, autori e priti tek dera e shtëpisë, zbardhen detaje

July 13, 2026
Ngadalësimi global vë në provë turizmin në Shqipëri! Ekspertët: Cilësia, sfida e re e sektorit

Ngadalësimi global vë në provë turizmin në Shqipëri! Ekspertët: Cilësia, sfida e re e sektorit

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In