• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pëllumb Xhufi: ‘Traktati i Miqësisë’ nuk e zgjidhë çështjen çame, duhet rinovuar

by Java News
15/10/2016 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Historiani dhe diplomati i njohur Pëllumb Xhufi Ka deklaruar se Çështja Came ka zgjidhje dhe ajo mund të jetë sipas modelit që aplikuan dy vendet Kroacia dhe Italia me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Duke folur në emisionin ”45 minuta” të gazetarit Denis Minga, historiani Xhufi shpjegoi se edhe në këtë rast Kroacia nuk lejonte shtetasit italianë të Istrias të shkonin në tokat e të parëve të tyre në Kroaci por falë ndërhyrjes së BE jo vetëm që u lejua lëvizja e lirë por madje dy vendet nënshkruan dhe marrëveshje për dëmshpërblimin financiar të të prekurve.

Gjithashtu historiani Xhufi ka folur dhe për marrëveshjen e detit mes shqipërisë dhe Greqisë duke theksuar se Basha duhet të kërkojë ndjesë për marrëveshjen e 2009 duke  futur në ngërç të madh marrëdhëniet mes dy vendeve.

Çështja çame, deklaratat e ministrit Bushati, si ju duket kjo qasje e qeverisë?

Më duket një ndërhyrje me vend dhe nerv. Çamët e dinë shumë historinë por janë rritur që fëmijë me dashurinë për vendin e tyre. Nuk ka çam që të mos njohin vendin e tyre. Kemi një popullësi që nuk mund të injorohet. Çështja Çama ka hyrë në axhendën zyrtare me këtë qeveri. Vizita e Metës në Athinë në ’99 ka qenë vizita e parë si kryeministër, u parapri me një zhurmë në media. Në atë vizitë ka dalë problemi i kufinjëve, i pronave të qytetarëve shqiptarë që i zuri ligji i luftës. Meta i ka bërë jehonë të gjithë kësaj problematike. Lancimin e këtyre problemeve, qeveria e djathtë ka tentuar t’i mbysë.

Pas vitit 99 sa herë është trajtuar kjo çështje?

Pas këtij viti, problemi çam në takimet nuk ka dalë. Ka qenë në bisedime që nuk kanë dalë për publik. Në bisedat me partnerët tanë kanë dalë, të cilët ishin të painformuar. Është bërë një punë paraprake.Por pas 2005 kur erdhi në pushtet PD cështja është munduar të mos përmendet apo të anashkalohet nga pala shqiptare. Madje dua të kujtoj një moment të turpshëm, takimi i presidentit Moisiu me Papulias, ku Papulias anulloi takimin pasi një grup çamësh po e prisnin me protesta në Sarandë. Për këtë anullim u akuzua presidenti Moisiu nga qeveria Berisha. Traktati i Miqësisë është nënshkruar në kurbën zbritëse të Parisë Demokratike.

Traktati i Miqësisë, a është një traktat ku ne kemi çeduar apo është një traktat i mirë siç tha ministri Bushati në Kuvend?

Ministrit Bushati i takon të thotë që është një traktat i mirë, por për mendimin tim duhet rinovuar pasi është hartuar që prej 20 vitesh. Domethënë është një traktat i tejkaluar. Ky është traktat i mirë për kohën që është bërë. Traktat i Miqësisë duhet të prodhojnë marrëveshje dypalëshe.

Meta e bëri vizitën e tij në Greqi, kur çështja came kishte shkuar me sukses në Bruksel. A ka një diplomaci paralale?

Unë e di shumë mirë që diplomacia parlamentare në kohën e znj.Topalli kishte për synim të izolonte ministrat e jashtëm të asaj kohe që ishin kryesisht nga LSI. Por vizita e fundit e Metës ishte e planifikuar, por që rastisi edhe me deklaratat e Hahn. Meta nuk ka shkuar për të zgjidhur probleme në Greqi, por për të krijuar një klimë të re në marrëdhënie shqiptaro-greke. Unë kam një rezervë për sa i përket delegacionit. Problem i marrëdhënieve me Greqinë nuk është një problem të shqiptarëve të jugut, por është një problem kombëtar. Unë do doja të kishte dhe deputetë nga Shkodra, Tropoja apo Mati psh. Unë gjykoj se Meta se duhet të kishtë bërë një përzgjedhje më të mirë. Mesazhet që ai dha ishin të mira, pavarësisht se pala greke nuk ju përgjigj.

Qeveria Rama ka hedhur hapin e guximshëm, që e ka shtruar në tavolinë çështjen çame, po zgjidhjen e shikoni të realizueshme?

Zgjidhja ka avancuar pasi ne kemi progresuar në procesin e integrimit. Deklarata e komisionerit Hahn, dikur faktori ndërkombëtar nuk e njihte si çështje. Kjo është jashtëzkonisht e rëndësishme. Pra sot është një faktor i tretë si BE që është në dijeni të kësaj cështje. Unë mendoj se kjo cështje mund të zgjidhet si konflikti i disa viteve më parë mes Kroacisë dhe Italisë. Edhe në këtë rast shtetas italianë kryesisht banorë të Istrias nuk lejoheshin nga autoritetet kroate të shkonin në pronat dhe tokat e paraardhësve të tyre në Kroaci. Në atë kohë Kroacia ishte kandidat për në BE dhe Italia një nga anëtarët e BE dhe për Bruskelin ishte e papranueshme që shtetasit europiane të pengoheshin të lëviznin lirshëm në hapësirën e saj. Pavarësisht kundërshtimeve të Zagrebit , BE detyroi Kroacinë që të lejonte shtetasit italianë jo vetëm në shkonin në tokat e të parëve të tyre por cështja u zgjidh me marrëveshje mes dy shteteve përfshirë këtu dhe dëmshpërblim të madh financiar. Dua të theksoj se shtetasit italianë që prekeshin nga kjo situatë ishin shumë pak në raport me popullsinë italiane ndërsa në rastin tonë komuniteti cam përbën 10 % të popullsinë shqiptare. Pra problemi ynë është më i prekshëm dhe mendoj se rasti kroato –italian mund të jetë një nga zgjidhjet e çështjes çame.

Deklarata e Bushatit për marrëveshjen e detit, a mund të zgjidhet kjo marrëveshje sipas modelit Italian?

Ministri kishte parasysh bisedimet që kanë zgjatur 7 vjet. Shqipëria nuk kishte as flot detare konsistente, luftonte të merrte sa më shumë nga një det si Adritiaku që kishte karakteristika të tjera për shembull nga deti Jon. Ka disa parime për të ndarë bregdetin. Për të bërë ndarjen, qeveria Meta ka bërë ligjin e kufirit, se cilat janë pika që ndahen sipas të drejtëës ndërkombëtare. Ligji i vitit 2001, në mënyrë mafioze është abroguar nga qeveria Berisha para vizitës së Bakojanis në Tiranë.

Mendoni  që Basha si kandidat për kryeministër nesër duhet të kërkojë falje par marrëveshjen e detit?

Patjetër që ai duhet të kërkojë ndjesë sepse marrëveshja e 2009 ka futur në ngërc të madh marrëdheniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, kjo ngjarje Bashën do e përndjekë. Basha mund të jetë i pëlqyer për palën greke, pasi mund të fillojë edhe një herë nga pika zero marrëveshjen. Kjo marrëveshje e paprinciptë është bërë për të marrë një votë për anëtarësimin e Shqipërisë në Nato.

Vizita e Ramës në Serbi ka sjellë reagimin e ministrit të jashtëm kosovar i cili i kërkoi Tiranës të mos ndërhyjë në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës ? Ju duket normale ky reagim?

Nuk më duket normale por një reagim emocional. Hoxhaj duhet të dijë sesa shumë ka investuar Shqipëria për Kosovën që nga koha e Ismail Qemalit. Ministri i jashtëm duhet të dijë që nuk është vetëm problem i Kosovës, por është problem i stabilitetit të rajonit. Pas disa ditësh ujrat do bien edhe këto reagime spontante, do të harrohen. Nuk bëhët fjalë që Tirana t’i imponohet Prishtinës. Ne duhet të përpiqemi që të shkëmbjejmë dhe të bashkëpunojmë sa më shumë me njëri tjetrin .

Edhe këtë herë vizita e Ramës në Serbi u karakterizua me shumë batuta, cila është këshilla juaj si diplomat për kryeministrin ?

Të jetë më i përmbajtur dhe t’i përmbahet dosjeve konkrete me shtetet respektive.

Next Post
Komisioni disiplinës ultimatum Flamurtarit, publikohen gjobat për klubet

Komisioni disiplinës ultimatum Flamurtarit, publikohen gjobat për klubet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In